Lajmet

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

Policia njofton se personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast.

Published

on

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë-Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Policia njofton se personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, vjedhje e rëndë që ka ndodhur me datën 5 gusht të këtij viti në Fushë Kosovë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar në Ferizaj për dyshimin për shitblerje të narkotikëve

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Ali Aliu” në Ferizaj, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.

Sipas raportit policor, rasti është regjistruar më 14 tetor, rreth orës 20:10, kur njësia policore ka kontrolluar dy automjete. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 2.93 gramë marihuanë, 65 euro para të gatshme dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Foshnja dy muajshe ndërron jetë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë më 14 tetor në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar në orën 12:15 nga emergjenca e spitalit, ku foshnja ishte sjellë për trajtim mjekësor. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje dhe kanosjes raportohen në Prishtinë, Pejë dhe Malishevë

Published

on

Katër raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë raportuar më 14 tetor në Prishtinë, Pejë dhe Malishevë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është kanosur nga i dashuri i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Prishtinë, një burrë dhe një grua, bashkëshortë, janë shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje. Nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa të dy janë liruar me vendim të prokurorit dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Pejë është raportuar një mosmarrëveshje mes dy kunatave. Palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Viktima, me dëshirën e saj, ka shkuar te familja.

Një rast tjetër është raportuar në Malishevë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe ka shkelur urdhrin mbrojtës. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara