Kronika e zezë

Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi eskorta e kryeministrit

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:37 të së dielës.

Published

on

Një femër është lënduar në aksidentin e mbrëmshëm, ku ishte përfshirë edhe njëra nga eskortat e kryeministrit Albin Kurti.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e shoferit të veturës civile. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:37.

“Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar e dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raport. 

Aktualitet

Policia parandalon kontrabandë me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të Departamentit të Kufirit, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprimeve të kundërligjshme ndërkufitare, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Sipas njoftimit të Policisë, ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-Veri, në realizim e sipër të një plani taktik-operativ, bazuar në një informatë të pranuar, me datën 25.08.2025 në fshatin Cerajë-KK Leposaviq, kanë hasur në një automjet të braktisur kombi VË Transporter, ngjyrë e bardhë, me targa RKS, i mbushur me cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola, që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Vlera e përgjithshme e mallit vlerësohet të jetë në total prej 797 000 copë cigare, me vlerë të përafërt prej 80 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret e kontrabanduara janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm nga njësitë përkatëse të PK-së dhe nga Dogana e Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një person në një banesë pranë burgut në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë atje, Veton Elshani.

Siç tha ai, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këtij personi, mirëpo i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ishte përdorues i narkotikëve.

“Rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një trup të pajetë që ndodhej në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në trupin e pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vijë Mjekësia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe ishte i njohur për policinë si përdorues narkotikësh”, tha Elshani

Continue Reading

Aktualitet

Aktakuzë ndaj katër personave për trafikim me njerëz, shfrytëzim seksual dhe grabitje

Published

on

F.C. dhe B.B. akuzohen për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprën penale “Trafikim me njerëz”. Gjithashtu, B.B. akuzohet edhe për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.C. dhe B.B. akuzohen se nga viti 2019 deri më 29 korrik 2024, duke vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, së bashku me persona të tjerë, me dashje dhe me qëllim përfitimi financiar, kanë organizuar, rekrutuar, transportuar, transferuar dhe strehuar gra dhe vajza nga Amerika Latine dhe shtete të tjera në Republikën e Kosovës.

Tutje në aktakuzë thuhet se përmes kanosjes, përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, viktimat janë detyruar të ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.

Ndërsa, të pandehurit L.J. dhe E.L. akuzohen për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Grabitja”.

Sipas aktakuzës, L.J. dhe E.L më 29 korrik 2024, me qëllim të shfrytëzimit të shërbimeve seksuale me pagesë, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, i kanë sulmuar viktimat e trafikimit dhe u kanë përvetësuar një shumë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë, dhe ndaj tyre të shqiptohen dënime konform ligjeve në fuqi.

Continue Reading

Aktualitet

​Një person është gjetur pa shenja jete në Gllamnik

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se rasti është duke u hetuar.

“Sot në stacionin policor të Podujevës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë në fshatin Gllamnik, ku është gjetë pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Sipas Ahmetit, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë.

Continue Reading

Të kërkuara