Kronikë e zezë

Policia i konfiskon tri vetura dhe i gjobit shoferët

Të njëjtëve iu është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 eurosh.

Published

on

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur në tri raste të veçanta automjete me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit.

Të njëjtëve iu është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe vazhdim i masën së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe për gjashtë muaj, si dhe konfiskim i mjetit, respektivisht për dy kundërvajtje të mjetit të paregjistruar nga 200 euro.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan inkurajon qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, e-mail: [email protected] dhe numrat 192, 0385045047001. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për vrasje në tentativë

Published

on

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026 rreth orës 20:50, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar një tjetër mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime.

Pas incidentit, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Ferizaj, i gjendet thikë dhe rezulton nën ndikimin e alkoolit

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar shqetësime për qytetarët në rrugën “Shaqir Hasani”.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026, pasi policia ka pranuar një informatë për një person që po shqetësonte kalimtarët në këtë zonë.

Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit trupor i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë, thikë.

“Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, pas testimit me alkooltest, është konstatuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.79 promila alkool në gjak.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në lidhje me votimin

Published

on

Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me procesin e votimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 qershor rreth orës 20:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale që lidhet me ndikimin e paligjshëm në procesin zgjedhor.

Në kuadër të hetimeve, policia ka intervistuar edhe dy dëshmitarë meshkuj kosovarë për të sqaruar rrethanat e rastit.

Po ashtu, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku si prova materiale janë sekuestruar materiale që lidhen me votimin, si dhe katër telefona mobilë.

Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

11 të arrestuar në Pozheran të Vitisë, dyshohen për organizim të bixhozit të kundërligjshëm

Published

on

Një aksion policor i zhvilluar në fshatin Pozheran të Vitisë ka rezultuar me arrestimin e 11 personave, të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të kundërligjshëm.

Sipas Policisë, aksioni është realizuar pas pranimit të informacioneve relevante dhe zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Më 4 qershor, njësitet policore kanë kryer bastisje në një lokacion ku dyshohej se po ushtrohej veprimtari e paligjshme.

Gjatë kontrollit, janë arrestuar 11 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale që lidhen me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se provat e mbledhura do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara