Kronikë e zezë

Policia gjobiti 566 persona për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 566 persona për mosrespektim të Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 720 gjoba trafiku./UBTNews

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësoren

Published

on

By

Një këmbësore është goditur nga një veturë të martën, në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, një shtetas kosovar, gjatë drejtimit të veturës dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas konsultimit me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa ai është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje

Published

on

By

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Fushë Kosovë, më 22 shtator është raportuar se një grua, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas Policisë, palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Mitrovicë të Jugut, më 21 shtator, është arrestuar një burrë kosovar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një viktimë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara