Kronikë e zezë

Policia gjatë kontrollimit të shkollave në Skenderaj sekuestron 5 thika e një shufër metalike

Provat materiale i janë paraqitur prokurorit.

Published

on

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me masa dhe kontrolle sigurie, të cilat janë zbatuar në tri shkolla të mesme të larta në Skenderaj.

Policia njofton se si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Qendra e Kompetencës” janë gjetur dhe sekuestruar, 5 (pesë) thika dhe 1(një) shufër metalike.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet ne procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në mëngjes në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se informata është pranuar rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana.

Ai theksoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore e të ekzaminimit për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se prezantoi patentë shoferi të falsifikuar në Dheu i Bardhë

Published

on

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Dheu i Bardhë, më 16 shtator 2026, rreth orës 11:40, është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një patentë shoferi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti është konfiskuar për ekzaminim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Prizren, vdes këmbësorja

Published

on

Në Prizren, më 16 shtator 2026, rreth orës 20:15, është raportuar një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas Policisë, një i dyshuar, mashkull kosovar, duke mos iu përshtatur kushteve dhe shpejtësisë së rrugës, me automjet ka goditur një këmbësore, femër kosovare.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara