Lajmet

Policia e Kosovës raporton për 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat dhe rastet e evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në ngjarje të ndryshme në gjithë vendin.

Një nga rastet më të rënda ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Hajvali të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një tjetri, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Sipas policisë, nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë arme, ndërsa autori është larguar menjëherë pas krimit dhe është në kërkim. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

Një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.” thuhet në njoftim.

Një tjetër ngjarje tragjike është regjistruar në Komoran të Gllogocit, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident zinxhiror. Një grua ka humbur jetën, ndërsa tetë persona të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Në Gllogoc, dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht një qytetar kosovar, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. thuhet në raport.” thuhet në njoftim.

Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Pejë, Istog, Klinë e Gjakovë, ku viktimat kanë qenë kryesisht anëtarë të ngushtë të familjes. Në disa raste raste prej tyre ka pasur edhe arrestime të menjëhershme.

Prishtinë / 11.08.2025 – 08:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje viktima m/k, është sulmuar fizikisht nga djali i tij m/k. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Pejë / 11.08.2025 – 05:50.  Dyshohet se viktima m/k pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Istog / 11.08.2025 – 00:30. Dyshohet se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është ofenduar nga vëllai i saj i dyshuari m/k, i cili me pas edhe ka demoluar shtëpinë dhe e ka kërcënuar me dëbim nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Klinë / 11.08.2025 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se e ka sulmuar fizikisht gruan e vëllait të tij viktimën f/k. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 07.08.2025 – 09:00. Dyshohet  se i dyshuari m/k e ka fyer dhe i ka shkaktuar dhunë psiqike  viktimës f/k. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Prizren, një person ka sulmuar dhe dëmtuar pronë të policisë gjatë arrestimit, duke shkaktuar edhe lëndime të lehta tek një zyrtar.

Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se kishte qenë i përfshirë në një përleshje me disa persona tjerë. I njëjti gjatë arrestimit ka rezistuar dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit zyrtar. Po ashtu një zyrtar policor i cili ka qenë në intervenim ka kërkuar trajtim mjekësor. Me vendim ë prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Raporti evidenton gjithashtu dhjetëra raste të tjera të rënda, përfshirë sulme fizike, dhunë në familje, kanosje me armë, posedim të paautorizuar të armëve të zjarrit dhe sasi të konsiderueshme narkotikësh. Vetëm gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar dhjetëra persona, duke sekuestruar armë të ndryshme dhe municion./UBTNews

Lajmet

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë, konfiskohen pistoleta dhe municion

Published

on

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar gjatë 13 shtatorit në Obiliq, Prishtinë, Prizren dhe Suharekë, ndërsa Policia ka konfiskuar armë, municion dhe mjete të tjera.

Në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Rrethin e Fontanës në Prishtinë, një person tjetër është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë dhe 14 fishekë. Pas intervistimit, ai është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë, dy shufra metali të dëmtuara, tri thika dhe tre mulli për bluarjen e narkotikëve. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Lubizhdë, në një rast tjetër, gjatë bastisjes së një shtëpie policia ka gjetur një pistoletë dhe 24 fishekë. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në fshatin Shirokë të Suharekës, dy persona janë përleshur fizikisht dhe kanë pësuar lëndime. Njërit prej tyre i është konfiskuar një thikë, ndërsa të dy janë liruar pas intervistimit.

Në fshatin Rracaj të Gjakovës, një person është arrestuar pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka përdorur sprej ndaj një personi tjetër. Spreji është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gruaja nga Shqipëria arrestohet në Aeroportin e Prishtinës për dokument të falsifikuar

Published

on

Një grua, shtetase e Shqipërisë, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar të një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 12:40.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është sekuestruar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes vozitësi

Published

on

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të dielën në rrugën tranzit në Suharekë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se, nga pakujdesia, ka shkaktuar vetaksident me veturën e tij.

Si pasojë e aksidentit, tre pasagjere femra kosovare kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Vozitësi nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Në Fushë Kosovë konfiskohen mbi 293 gramë kokainë dhe 241 gramë marihuanë

Published

on

Dy raste të posedimit të narkotikëve janë raportuar më 13 shtator në Fushë Kosovë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në rrugën “Bedri Pejani”, gjatë kontrollit të një të dyshuari dhe të banesës së një personi tjetër, policia ka gjetur dhe konfiskuar 293.8 gramë kokainë, 241.6 gramë marihuanë, tri peshore digjitale, një karikator dhe dy fishekë.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa personi tjetër ndodhet në kërkim policor.

Në rastin tjetër, në Fushë Kosovë, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 7.43 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara