Kronikë e zezë

Policia e Kosovës në tri raste të ndara arrestoi 14 persona të dyshuar

Kështu njoftoi PK-ja përmes një komunikate për media.

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar disa operacione të suksesshme policore në rajonin e Mitrovicës Veriore dhe Prishtinës, ku në tri raste të ndara ka arrestuar 14 persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale.

Në rastin e parë Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicialet M.M., për kryerje të veprës penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë, për veprën penale kontrabandim me migrantë, Policia e Kosovës sot ka realizuar operacionin e radhës në pesë lokacione me ç’rast ka arrestuar 12 persona, gjashtë shtetas kosovarë dhe gjashtë shtetas të huaj, si dhe janë identifikuar 29 viktima të kontrabandimit me migrantë.

Gjatë këtij operacioni në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë, tri armë të gjata dhe tri armë të shkurta.

Në konsultim me prokurorin e çështjes i njëjti ka lëshuar vendim për ndalim për shtetasit kosovarë, ndërsa për shtetasit e huaj pritet vendimi pas intervistimit të tyre.

Në rastin e tretë, policia ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve.

Më datë 19.10.2022, Policia e Kosovës gjatë mbajtjes së një pike kontrolli ka ndaluar veturën me targa të huaja, ku gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur katër qese me marihuanë me peshë 35gramë.

Në konsultim me gjykatën, është marrë urdhër verbal për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, gjashtë fishekëë, sasi e dyshuar e marihuanës me peshë 708 gramë, sasi e dyshuar e marihuanës me peshe 902 gramë, sasi e dyshuar e marihuanë me peshë rreth 163 gramë, vetura e përfshirë në rast, një telefon mobil si dhe 6 bimë të mbjella të dyshuara të llojit kanabis.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i kompetent, i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar vendimin për ndalim policor prej 48-orësh.

Kronikë e zezë

Gjenden 84 fishekë te një person në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar 84 fishekë te një i dyshuar gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara