Lajmet

Policia deklarohet për valixhen në oborrin e komunës së Mitrovicës

Published

on

Policia është deklaruar lidhur me valixhen e lënë në oborrin e komunës së Mitrovicës, e cila fillimisht ishte e dyshimtë dhe pas kontrollit nga njësia speciale, rezultoi që brenda kishte rroba.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se pas kontrollit të detajuar dhe pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se ne valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, tha Zahiti.

Lajmet

Shqipëria është zgjedhur si “vendi i nderit” në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin 2025”

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon vizitën në Berlin në kuadër të panairit, ndërkohë pjesë e delegacionit të kryesuar prej tij janë edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe zyrtarë të tjerë.

Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit.

Sipas autoriteteve shqiptare, mes 190 vendeve pjesëmarrëse dhe 5.600 ekspozuesve, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes globale në këtë panair, si “vend i nderit”, përfaqësuar nga turoperatorë, hotelierë dhe ekspertë të fushës së turizmit.

Në ceremoninë e hapjes së panairit Rama ka theksuar se me një kombinim të përsosur përballueshmërie peizazhesh mahnitëse, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta turistike të botës dhe sipas tij ky është vetëm fillimi.

Është fillimi sepse presim me padurim të kemi një të ardhme dhe më të shndritshme ekonomike, një rritje të qëndrueshme që do të formësohet, jo vetëm nga të qenit tërheqës si destinacion turistik, por dhe nga roli ynë si model për turizmin miqësor ekologjik si dhe eksperiencat luksoze“, ka theksuar Rama.

Gjithashtu Rama ka publikuar në rrjete sociale një video me momentet e ceremonisë së hapjes së panairit dhe të stendës së Shqipërisë, duke shkruar: “Shqipëria turistike i flet botës nga Berlini”.

Në kuadër të panairit do të organizohen edhe panele diskutimi dhe aktivitet të tjera.

Continue Reading

Lajmet

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post.

Një ditë më herët shefi i NATO-s do të vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën. Gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Ndërkohë NATO-ja akoma nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht këtë vizitë.

Vetë Mark Rutte e kishte paralajmëruar vizitën në Kosovë gjatë muajit mars në një debat që kishte pasur më herët në Bratislavë të Sllovakisë. Rutte të hënën ka pasur edhe një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para disa ditësh kishte thënë se stabiliteti në Kosovë, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO. Ai këtë e kishte thënë gjatë qëndrimit në Bratisllavë të Sllovakisë kur u pyet në një debat nga studentët se a sheh mundësi për rifillim të konfliktit në Kosovë pasi ka zëra se politika e re amerikane mund të çojë deri te largimi i tyre ushtarak.

Sistemi amerikan është plotësisht i përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave ose adaptime të vogla që mund të ndodhin. Sllovakët, holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por, nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike. Dhe, në përgjithësi, në Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi të sigurt që ne e mbajmë në fokus këtë rajon, sepse stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje dhe stabiliteti në Serbi është në të interesin e të gjithë neve”, ka thënë Rute.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Prokuroria po e lufton qeverinë, jo krimin e korrupsionin

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Prokurorinë se po lufton qeverinë e vendit, e jo krimin dhe korrupsionin. Kurti, pasi nuk iu përgjigj urdhrit të Gjykatës Themelore për të dhënë dëshmi të martën në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore, tha se nëse kjo e fundit e ka pasur të rëndësishme dëshminë e tij do të duhej të shkonte tek ai në Zyrë të Kryeministrit.

Kurti nga Gjilani, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemeli të një çerdheje, tha se është i gatshëm të jap dëshminë, mirëpo vetëm në zyrën e tij, pasi siç shtoi ai, ka pasur raste të tilla edhe në të kaluarën.

Ai ka refuzuar të jap dëshminë e tij edhe në dy ftesa paraprake të Prokurorisë Speciale gjatë muajit dhjetor 2024.

Unë asnjëherë s’kam thënë se nuk do të jap dëshmi apo refuzoj të jap dëshmi, përkundrazi kam thënë jo vetëm që jam i gatshëm por edhe interesuar që të dëshmojë. Në anën tjetër i kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret se kur mund të bëhet dëshmia. Unë i mirëpres Prokurorinë e Shtetit në Zyrën e Kryeministrit. Ka pasur raste edhe në të kaluarën kur prokurorët dhe hetuesit kanë ardhur për kryeministra dhe madje jo vetëm si dëshmitarë por edhe si të pandehur. Prandaj s’ka asnjë arsye që mos të vazhdohet. Qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time ai duhet të vinte tek ne. Një prokuror nëse ka synim kryesor dëshminë e dëshmitarit ai nuk humb kohë. Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj? Për bindjen time të fuqishme më shumë është e interesuar të mbush ballinat e ndonjë portali të oligarku sesa të sjell drejtësi. Kurrë Prokuroria e Shtetit s’ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e përdorë dhe keqpërdorë për të luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionin”, tha Kurti.

Përkitazi me këtë,Kurti theksoi se përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe as udhëheqje, as ai nuk do të ndryshojë qëndrim.

Sipas tij, shteti po dëmtohet nga, siç e quajti ai, barrikadimi i Këshillit Prokurorial dhe Prokurorisë Speciale, derisa përmendi që rreth 247 kallëzime penale të dorëzuara nga ministrat e qeverisë Kurti s’kanë prodhuar asnjë aktakuzë.

Ministrat e qeverisë që udhëheq unë, i kanë dorëzuar 247 kërkesa për hetime ose kallëzime penale, por asnjëherë prej tyre s’ka prodhuar hetim me aktakuzë. Pra, çka bën prioritete prokuroria, flet për prokurorinë dhe jo për krimin dhe korrupsionin, pasi ai është dashur të luftohet prej tyre. Ju e dini se zgjedhjet në Kosovë nuk mbahen për kryeprokuror por për kuvend dhe ekzekutiv të ri. Kyreprokurorët janë aty të barrikaduar si në Prokurorinë Speciale dhe sidomos në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Kjo është për të ardhur keq dhe është një dëm i vazhdueshëm dhe një padrejtësi që po i bëhet shtetit. Përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe as udhëheqje se këto dy po duken të lidhura njëra me tjetrën nuk kam pse ndryshoj qëndrim as unë”, theksoi Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë të martën në vendosjen e gurthemelimit të një çerdheje në Gjilan, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagacvci dhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ftesa për sot ndaj Kurtit ka ardhur pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 shkurt ka lëshuar urdhër që obligon kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti që të paraqitet më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, raporton KosovaPress.

Sipas njohësve juridikë, pas refuzimit për dëshmuar, përkundër urdhrit të gjykatës, Kurti mund të gjobitet me 250 euro.

Continue Reading

Lajmet

Këto janë votat e Lëvizjes Vetëvendosje në komunat ku qeverisë

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prij në komunat në të cilat qeverisë.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin në katër komunat Shtime, Kamenicë, Gjilan dhe Podujevë.

Në Shtime sipas publikimit të rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka marr 46.55 për qind ose 6 mijë e 284 e votave të rregullta. Derisa në votat me postë ka marr 53.72 për qind ose 339 vota sipas rezultateve të fundit të publikuara më 3 mars në ora 23:37 në faqen e KQZ-së.

Në Kamenicë LVV ka marr 52.53 për qind ose 7 mijë e 532 vota të rregullta, ndërsa në votat me postë ka grumbulluar 70.20 për qind e votave ose 1 mijë e 119.

Në Gjilan figurojnë 51.46 për qind apo 24 mijë e 20 vota të rregullta për Lëvizjen Vetëvendosje derisa në votat me postë 70.92 për qind ose 3 mijë e 95 vota.

Edhe në Podujevë LVV ka marr 49.77 për qind ose 20 mijë e 868 vota të rregullta, ndërsa në votat me postë 55.44 për qind apo 1 mijë e 437 e votave.

Continue Reading

Të kërkuara