Kronika e zezë

Polici sulmohet nga një pasagjer në Prishtinë

Si pasojë të dy kanë marrë trajtim mjekësor.

Published

on

Një polic është sulmuar nga një pasagjer, gjatë kontrollit të një automjeti në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë të dy kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 28.03.2023-01:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer). Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit , rast në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Aktualitet

Vdiq një i burgosur në Spitalin e Pejës

Published

on

Një i burgosur ka vdekur në Spitalin e Pejës, kanë bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

Siç thuhet në një njoftim T.Zh. për shumë vite me radhë ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Gjatë gjithë kohës, i burgosuri është trajtuar në kuadër të SHSKUK-së me mbi 100 vizita dhe hospitalizime që nga viti 2021. Si rrjedhojë, edhe gjatë qëndrimit në burg, pothuajse tërë kohën ka qenë i trajtuar në stacionarin e burgut. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, SHKK kishte bërë kërkesë edhe për pezullimin e dënimit të tij për çka ishte refuzuar nga gjykata”, thuhet në njoftim.

Njoftohet po ashtu se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes./SK/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Kapet 53-vjeçari në Kukës për kontrabandë me mallra

Published

on

Policia e Shtetit në Kukës ka arrestuar personin me inicialet S.V., banues në Rahovec, për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandë me mallra.

Personi S. V. u kap në Pakish, ndërsa po drejtonte një kamionçinë me produkte ushqimore pa faturë, ku këto të fundit janë sekuestruar.

Shtetasi i arrestuar ngarkohet për veprat penale kalimi i paligjshëm i kufirit dhe kontrabanda me mallra të tjera. /S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Operacioni “Prova” godet grupin kriminal në Kuçovë

Published

on

Policia e Shtetit në Berat ka arrestuar tre persona si pjesë e grupit kriminal që shiste kanabis në doza në Kuçovë.

Në kuadër të operacionit Prova u ekzekutua masa e sigurisë arrest në burg, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., (33), L. M. (24) dhe D. D. (26), të tre banues në Kuçovë.

Arrestimi erdhi si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda pro-aktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza narkotike.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin kanabis sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Sulmohet dhe kërcënohet me jetë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë, drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi.

Personi që e ka sulmuar është një ish-punonjëse e çerdhes “Ganimete Terbeshi” e cila edhe me herët ka qenë disa herë e arrestuar për sulm ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi.

Kryesja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore.

Drejtoresha Kumnova-Baçi ka thënë se tash e sa kohe e ka të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik pasi personi në fjalë e ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private raporton TV Syri.

“Iu bëj thirrje organeve përgjegjëse që përmes vendimeve të merituara gjyqësore të ma mundësojne lirshëm ushtrimin e funksionit te zyrtarit publik dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar Kumnova-Baçi./S.K/KP/TV Syri/

Continue Reading

Të kërkuara