Lajmet

Policët e dyshuar në Lipjan dalin sot para gjykatës

Published

on

Seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar për rastin e vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, do të mbahet sot në orën 10:30 në Lipjan.

Zejnullahu ka vdekur në orët e para të datës 7 korrik, në Lipjan.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës u tha se Zejnullahu dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur u ndalua nga zyrtarët policorë.

Pas rastit, Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur arrestimin e pesë zyrtarëve të përfshirë në rast, derisa autoritetet po vazhdojnë hetimet.

Sipas pamjeve që janë shpërndarë media dhe rrjete sociale, i ndjeri shihet me duar të lidhura.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta dhe kritika për mënyrën se si policia e ka menaxhuar këtë rast, ndërkohë që thuhet Zejnullahu mund të ketë vdekur nga ngufatja.

Instituti i Mjekësisë Ligjore, tha të martën se ende nuk ka dalur raport mbi rastin e vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan.

Vëllai i viktimës, derisa ka folur më herët për KosovaPress, ka thënë se Agon Zejnullahu është pranuar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Lipjan, me dhjetëra shenja në trup.

Sipas tij, “policia është shmangur nga familja dhe nuk ka dhënë asnjë informacion të detajuar për ngjarjen”.

Për rastin ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ka bërë thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Ndërkaq, në reagimin e ministrit në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është thënë se hetimet po zhvillohen me intensitet maksimal.

Avokati i Popullit ka hapur procedurë hetimore sipas detyrës zyrtare për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut në këto raste, si dhe për të monitoruar veprimet e institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

Lajmet

I ofroi policëve 50 euro që të mos e gjobisin, arrestohet i dyshuari

Published

on

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro ryshfet, në këmbim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 gusht, rreth orës 03:20, në rrugën “Nënë Tereza”.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Punëtori gjendet pa shenja jete në vendin e punës në Obiliq

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në fshatin Shipitullë të Obiliqit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 21:00.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre raste të dhunës në familje në Prishtinë, Pejë e Gjakovë

Published

on

Tre raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 16 dhe 17 gushtit në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Pejë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Ai nuk është intervistuar pasi ishte nën ndikim të alkoolit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjakovë, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, e kishte kanosur përmes telefonit. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. rex ka të ngjarë të ketë pasur pupla. Shkencëtarët në Kinë zbuluan skelete të tiranozaurëve të periudhës së hershme të Kretakut që ishin të mbuluar me pupla. Nëse paraardhësit e T. rex kishin pupla, ndoshta kishte edhe T. rex.

 

  1. Ekipet e futbollit që veshin uniforma të kuqe luajnë më mirë. Ngjyra e rrobave tuaja mund të ndikojë në mënyrën se si perceptoheni nga të tjerët dhe të ndryshojë mënyrën se si ndiheni. Një përmbledhje e ndeshjeve të futbollit në 55 vitet e fundit, për shembull, tregoi se ekipet që veshin një uniformë të kuqe luanin vazhdimisht më mirë në ndeshjet në shtëpi sesa ekipet me çdo ngjyrë tjetër.

 

  1. Kur e prisni një krimb në dy pjesë, ai rigjenerohet. Megjithatë, kjo funksionon vetëm nëse pritet gjerësisht – dhe jo të gjithë do ta bëjnë. Krimbat e tokës mund të rigjenerojnë bishtin e tyre, dhe krimbi i sheshtë planarian mund të rigjenerojë të gjithë trupin e tij nga një copë e vogël indi.

 

  1. Turbinat me erë vrasin midis 10,000 dhe 100,000 zogj çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar. Është interesante se lyerja e njërës prej teheve të një turbine me erë me të zezë mund të zvogëlojë vdekjet e zogjve me 70 për qind.

 

  1. Kërmijtë kanë dhëmbë. Midis 1,000 dhe 12,000 dhëmbëve, për të qenë të saktë. Megjithatë, ata nuk janë si tanët, kështu që mos mendoni për kërmijtë me buzëqeshje qesharake dhëmbësh. Do t’i gjeni “dhëmbët” e vegjël të kërmillit në të gjithë gjuhën e tij si limë.

Continue Reading

Të kërkuara