Sport

Pogba flet pas pezullimit: Jam zemërthyer, do ta apeloj vendimin

Published

on

Pak çaste pas pezullimit 4-vjeçar për doping, Paul Pogba flet duke përsëritur pafajësinë e tij dhe duke njoftuar se do të vazhdojë të mbrohet.

“Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se vendimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer. Gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist më është hequr. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregullat antidoping”, tha mesfushori francez.

Si një sportist profesionist nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam respektuar apo mashtruar kurrë sportistë dhe tifozë të tjerë të ndonjë prej skuadrave ku kam luajtur. Si rezultat, vendimin e sotëm do ta apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, shtoi mesfushori.

30-vjeçari që është ende në pronësinë e Juventusit, shpresonte që nga ky proces i nisur që në fillimin e këtij sezoni të shpëtonte me një dënim minimal. Megjithatë autoritetet janë treguar të pamëshirshme duke e pezulluar atë me katër vjet./UBTNews/

Sport

Nga Van Dijk te Neymar, ‘yjet’ e futbollit që mbeten pa kontratë në qershor

Published

on

Edhe pse mbeten vetëm tre muaj deri në përfundimin e sezonit, disa emra të mëdhenj të futbollit ende nuk kanë rinovuar kontratat e tyre me klubet. Këta janë disa nga lojtarët kryesorë që pritet të jenë të lirë në merkaton e ardhshme të transferimeve:

Virgil van Dijk – Mbrojtësi holandez i Liverpool-it është i vlerësuar me 28 milionë euro dhe pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos. Deri tani nuk ka rinovuar me “Reds” dhe ka shtuar dyshimet për të ardhmen e tij.

Jonathan Tah – Mbrotësi gjerman i Bayer Leverkusen përflitet për një kalim te Barcelona dhe ka oferta edhe nga disa klube të Premier League.

Mohamed Salah – Egjiptiani ka njoftuar largimin nga Liverpool në fund të sezonit dhe ka shprehur dëshirën për të fituar Premier League përpara se të largohet.

Kevin De Bruyne – Ylli i Manchester City ende nuk ka rinovuar kontratën e tij dhe ka oferta të majme nga Arabia Saudite dhe MLS, ku duket më i interesuar për një transferim në SHBA.

Trent Alexander-Arnold – Real Madrid është afër nënshkrimit me mbrojtësin e Liverpool-it, që do të largohet nga Anfield pas përfundimit të kontratës së tij në qershor.

Leroy Sané – Sulmuesi i Bayern Munich është në bisedime për rinovimin e kontratës me klubin bavarez dhe pritet që marrëveshja të zyrtarizohet së shpejti.

Jonathan David – Sulmuesi kanadez është i lidhur ngushtë me transferimin te Barcelona, Arsenal, Juventus dhe Manchester United, pasi ka refuzuar një ofertë për rinovim me Lille.

Angel Gomes – Ish-lojtari i Manchester United do të mbetet i lirë pasi kontrata e tij me Lille skadon dhe ka tërhequr interesin e West Ham United.

Thomas Partey – Mesfushori i Arsenal-it nuk ka rinovuar kontratën dhe duket se do të largohet nga Londra.

Neymar – Pas përfundimit të kontratës me Santos më 30 qershor, braziliani mund të rikthehet në Evropë, pasi ka shprehur dëshirën për një rikthim në klubet e mëdha europiane.

Këto emra janë disa nga më të diskutuarit dhe priten të jenë në qendër të vëmendjes gjatë merkatos së verës.

Continue Reading

Sport

​Kurti shkruan për triumfin e Vëllaznimi në Ligën Unike

Published

on

By

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka fituar edicionin e sivjetmë të Ligës Unike, garë kjo që zhvillohet ndërmjet klubeve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Skuadra gjakovare ka mposhtur në finale Prishtinën pas vazhdimeve në një ndeshje tejet dramatike dhe shumë e barabartë që nga fillimi i saj.

Për këtë fitore, Vëllaznimi është përgëzuar edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se të dy skuadrat nuk u dorëzuan deri në fund.

“Vëllaznimi i Gjakovës, kampion i Ligës Unike. Lojë shumë e barabartë dhe dramatike e të dyja skuadrave që nuk u dorëzuan për asnjë moment. Ndeshje që shkoi përtej kohës së rregullt e që në fund Vëllaznimi triumfoi ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 91-88. Urime basketbollistëve, klubit, tifozëve dhe të gjithë Gjakovës”, ka shkruar Kurti.

Në edicionin e sivjetshëm të Ligës Unike vendin e tretë e zuri Besëlidhja e Lezhës.

Continue Reading

Sport

Allegri, favoriti kryesor për stolin e Milanit

Published

on

Milani ka ngushtuar kërkimin për trajnerin e ri dhe tani janë vetëm katër kandidatë kryesorë për këtë post, me Massimiliano Allegri që kryeson garën. Sidoqoftë, ardhja e mundshme e Fabio Paraticit si drejtor sportiv mund të ndikojë në vendimin final për trajnerin, duke shtuar mundësinë e një kalimi te Antonio Conte.

CEO i Milanit, Giorgio Furlani, ka zhvilluar bisedime me Paraticin, që mbetet opsioni kryesor për këtë rol. Emërimi i Paraticit mund të hapë mundësinë për një rikthim të Conte, me të cilin ai ka punuar më parë te Juventusi dhe ka arritur sukses të madh, duke fituar tri tituj radhazi në Serie A.

Sipas Calciomercato.com, Allegri dhe Conte janë aktualisht favoritët për pankinën e Milanit, ndërsa Cesc Fabregas dhe Roberto De Zerbi janë gjithashtu në garë. Megjithatë, emërimi i drejtorit sportiv do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e trajnerit.

Fabregas duket më pak i mundshëm për Milanin për shkak të lidhjeve të tij të forta me klubin e Comos, ku ka më shumë mundësi të qëndrojë për një sezon tjetër. Po ashtu, De Zerbi nuk është aktualisht një objektiv prioritar.

Milan pritet të përqendrohet plotësisht në zgjedhjen e trajnerit pasi të përfundojë emërimi i drejtorit të ri sportiv, një vendim që pritet të merret në gjysmën e dytë të prillit./UBTNews/

Continue Reading

Sport

​Superliga e basketbollit, java e 26-të sjell duele vendimtare

Published

on

By

ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me përballje tejet interesante, teksa kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta. Çdo ndeshje tashmë ka peshë të madhe, me skuadrat që luftojnë për pozitat më të mira në tabelë.

“Xehëtarët” do të presin prizrenasit në “Minatori”, me synimin për të mbajtur pozitën e dytë. Trepça ka regjistruar 16 fitore dhe 9 humbje, ndërsa Proton Cable është në vendin e fundit me 5 fitore dhe 20 humbje.

Një tjetër përballje e madhe do të luhet të shtunën mbrëma, ku Bashkimi përballet me Golden Eagle Yllin. Therandasit janë në formë të shkëlqyer me katër fitore radhazi, ndërsa Bashkimi hyn në këtë duel me 18 fitore e 7 humbje, Ylli ka një bilanc prej 12 fitoresh dhe 13 humbjesh.

Derbi i madh i kësaj jave zhvillohet të dielën, ku Peja pret Sigal Prishtinën në “Karagaqi”. Pejanët kanë 13 fitore dhe 12 humbje, ndërsa prishtinasit ndajnë të njëjtin bilanc me Trepçën—16 fitore dhe 9 humbje. Një përballje që pritet me padurim nga të gjithë.

Në “Shani Nushi”, Vëllaznimi synon të vazhdojë paraqitjet pozitive kundër Borës. Gjakovarët kanë 12 fitore dhe 13 humbje, ndërsa Bora ka arritur 8 fitore dhe ka pësuar 17 humbje.

Orari – Java 26

E shtunë, ora 20:00

Trepça – Proton Cable Prizreni

Bashkimi – Golden Eagle Ylli

E diel, ora 20:00

Peja – Sigal Prishtina

Vëllaznimi – Bora

Continue Reading

Të kërkuara