Sport

Pochettino tregon bisedat pёr blerjen e Messit, i sigurt për Mbappenë

“Të gjithë flasin pa ditur asgjë”.

Published

on

Merkato e PSG-së është vendosur në vëmendjen e të gjithëve, pasi parizienët kanë krijuar një organikë të frikshme, por ka dhe nga ata të cilët i kritikojnë për shpenzimet e kryera apo transferimet e bëra.

Lidhur me këtë çёshtje është ndalur të flasë edhe tekniku aktual i skuadrës, Pochettino, i cili del në mbrojtje klubit, duke deklaruar se pavarёsisht zërave, skuadra është përforcuar me lojtarë cilësorё, por pjesa më e madhe e tyre me parametёr zero.

“Të gjithë flasin pa ditur asgjë. Ne morëm lojtarë të klasit botërorё, por pa asnjë kosto, sepse pjesa më e madhe e tyre erdhën me parametёr zero. Ne nuk kemi bërë dhe nuk po bëjmë asgjë kundër rregullave,” – ishin fjalët e para të Mauricios, i cili më pas shpjegoi edhe momentin e bisedës mes tij dhe Leonardos, për të sjellё në Paris Messin.

“Leondardo më thërriti për të diskutuar diçka, nuk e dija se për çfarë bëhej fjalë. Ai më pyeti nëse e doja Messin dhe unë vetëm e pashё, duke i thënë: A është e mundur kjo, mos është gjë shaka? Gjërat më pas ndodhën shumë shpejt dhe Messi zbarkoi në Paris. Ishte diçka fantastike.”

Në lidhje me situatën e Mbappesë, i cili ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar, tekniku argjentinas u shpreh:

“Situata është e hapur, askush nuk e parashikon të ardhmen. Unë jam i bindur se klubi po punon për t’i ofruar lojtarit kushtet më të mira për të qendruar këtu dhe për të vijuar me projektin tonë. Pavarësisht të gjithave, unë kurrë nuk e kam vёnё në diskutim profesionalizmin e tij dhe, nëse është data 30 apo 10 qershor, unë jam i bindur se Kylian do të japё 200% e tij në ndihmë të skuadrës dhe shokëve të tij, pasi ai ka po atë rëndësi sa Messi apo Ronaldo”.TCH

Continue Reading

Sport

Distria Krasniqi mposht serben për 29 sekonda

Published

on

By

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në Grand Prix “Upper Austria”, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Në çerekfinale, Krasniqi e mposhti pa asnjë telashe serben Nikolina Nisheviq, duke e përfunduar duelin për vetëm 29 sekonda me një Ippon të bukur.

Më herët, Distria pati një tjetër paraqitje të fuqishme, duke mposhtur amerikanen Jenna Schurr me Ippon pas 1 minutë e 34 sekonda luftë.

Me këtë formë të shkëlqyer, Krasniqi synon të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes së artë në këtë garë prestigjioz

Continue Reading

Sport

​Superduelet e fundjavës në basketboll

Published

on

By

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë, ku zhvillohet java e 23-të. Kampionati po shkon drejt fundit të garave të rregullta, ku secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra dhe lufta për çdo pozitë në tabelë është e madhe.

Proton Cable Prizreni do të ndeshet Pejën, ku të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore. Prizrenasit janë në vendin e tetë në renditje me pesë fitore e 17 humbje, kurse pejanët në vendin e katërt me 11 fitore e 11 humbje, transmeton KosovaPress.

Derbi prishtinas zhvillohet të shtunën mbrëma mes Borës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra që kanë pasur formë të lartë në vitin 2025 në elitën e basketbollit. Bora ka tri fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa bardhekaltrit tetë fitore në tetë sfidat e fundit. Ky është edicioni i parë i Borës në elitë, ku kërkon “Play-off”-in, derisa renditet e shtata me tetë fitore e 14 humbje, kurse Sigal Prishtina e treta me 14 fitore e tetë humbje.

Të dielën përballen finalistët e edicionit të kaluar Golden Eagle Ylli dhe Trepça. Therandasit renditen në pozitën e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, derisa mitrovicasit kanë 15 fitore e shtatë humbje, aq sa ka edhe Bashkimi, që përballet me Vëllaznimin në Gjakovë. Kuqezinjtë numërojnë 11 fitore e 11 humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante.

ProCredit Superliga-Java 23

E shtunë

20:00 Proton Cable Prizreni – Peja

20:00 Bora – Sigal Prishtina

E diel

20:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

20:00 Vëllaznimi – Bashkimi

Continue Reading

Sport

Lakers marshojnë me dyshen LeBron-Doncic, triumfojnë Boston e Chicago

Published

on

Los Angeles Lakers regjistruan fitoren e tyre të tetë radhazi në NBA, duke mundur New York Knicks me rezultatin 113-109 pas kohës shtesë. Luka Doncic dhe LeBron James udhëhoqën skuadrën kaliforniane, me 32 dhe 31 pikë respektivisht, duke neutralizuar paraqitjen e jashtëzakonshme të Jalen Brunson, i cili shënoi 39 pikë për Knicks. Me këtë fitore, Lakers mbeten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Boston Celtics shënoi një fitore bindëse 123-105 ndaj Philadelphia 76ers, duke konsoliduar pozitat e tyre në vendin e dytë të Lindjes. Jayson Tatum ishte lideri i skuadrës me 35 pikë, duke dominuar në parket.

Një tjetër fitore të rëndësishme jashtë fushe regjistroi Houston Rockets, që mundi New Orleans Pelicans 109-97. Në këtë ndeshje, tre lojtarë të Houston realizuan mbi 20 pikë, duke siguruar një sukses të merituar.

Chicago Bulls arriti një fitore dramatike ndaj Orlando Magic, me rezultatin 125-123. Heroi i takimit ishte Coby White, i cili shkëlqeu me 44 pikë, duke vendosur ndeshjen në sekondat e fundit.

Atlanta Hawks triumfoi ndaj Indiana Pacers me shifrat 124-118, falë një kontributi të madh nga banka e rezervave, që siguroi 50 pikë për ekipin.

Ndërkohë, Golden State Warriors fituan një ndeshje të ngushtë 121-119 ndaj Brooklyn Nets, me Stephen Curry që udhëhoqi ekipin me 40 pikë.

Rezultatet e plota:

Orlando – Chicago 123-125
Atlanta – Indiana 124-118

Boston – Philadelphia 123-105
Brooklyn – Golden State 119-121
New Orleans – Houston 97-109
Lakers – New York 113-109

Continue Reading

Sport

Nis sot xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës

Published

on

By

Sot nis xhiroja e 23-të e kampionatit të Kosovës në futboll, me një përballje mjaft interesante mes Ferizajt dhe Suharekës, që do të zhvillohet në orën 14:00.

Të dyja skuadrat ndajnë nga 26 pikë dhe renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë të tabelës, duke e bërë këtë ndeshje tepër të rëndësishme për objektivat e tyre në vazhdim të kampionatit.

Ndërkohë, në krye të renditjes qëndron Drita me 50 pikë, e ndjekur nga Ballkani dhe Malisheva me nga 37 pikë secila.

Continue Reading

Të kërkuara