Sport

Pochettino: Ka edhe pak ditë, mund të blejmë ende

Chelsea ka shpenzuar më shumë se 320 milionë funte për 10 lojtarë.

Published

on

Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino ka thënë se do të jetë i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion edhe nëse klubi nuk arrin të sjellë ndonjë nënshkrim të ri para mbylljes së afatit kalimtar të premten.

Chelsea ka shpenzuar më shumë se 320 milionë funte për 10 lojtarë por po shikon për nënshkrime të mëtejshme me mesfushorin e Arsenalit, Emile Smith Rowe dhe Brennan Johnson të Nottingham Forest, si emrat e fundit në shqyrtim.

Ka të ngjarë që të ketë edhe disa largime me Romelu Lukaku që pritet t’i bashkohet Romës në formë huazimi, ndërsa Callum Hudson-Odoi dhe Marc Cucurella janë mes lojtarëve të tjerë që mund të largohen.

“Jam vërtet i lumtur me skuadrën që kemi për momentin, deri më tani”, tha Pochettino përpara ndeshjes së raundit të dytë të Kupës EFL të mërkurën kundër AFC Wimbledon.

“Nëse shtojmë dikë që ndoshta mund të përmirësojë pozicione të ndryshme sigurisht, është e mirëseardhur. Nëse jo, jam i lumtur që jam si jemi tani. Të jem i sinqertë, ne jemi kaq të fokusuar në përpjekjen për të rikuperuar lojtarët dhe për t’u fokusuar në lojën që do të luajmë nesër në Kupën Carabao kundër Ëimbledon. Unë e di shumë mirë që klubi po punon shumë për të përfunduar punën .Ka edhe pak dite. Diçka mund të ndodhë. Ndoshta, po. Për momentin, klubi po përpiqet të japë atë që duam. Nuk ka ende asgjë për të komunikuar për momentin”, ka shtuar trajneri argjentinas.

Pochettino konfirmoi se Armando Broja dhe Benoit Badiashile nuk do të luajnë deri pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, ndërsa Mykhailo Mudryk do të vlerësohet ditë pas dite pas një problemi të vogël muskulor.

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq siguron luftën për bronz, pesë xhudistë të Kosovës në garë për medalje

Published

on

By

Plot pesë xhudistë të Kosovës do të kërkojnë medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

E pesta që ka siguruar një vend në luftën për medaljen e bronztë është Erza Muminoviq, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Muminoviq e mposhti algjerianen Rahma Ghaliman në repesazh, duke siguruar kështu mundësinë për të luftuar për podium.

Për medaljen e bronztë, Erza do të përballet me spanjollen Mireia Rodriguez.

Përveç saj, për medalje të bronztë do të luftojnë edhe Akil Gjakova, Dardan Cena, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi.

Pesë mundësi për medalje do t’i japin Kosovës shpresë për një pasdite të suksesshme në tatamin e Tarantos.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara