Kuriozitete

Po vazhdon trajtimin kundër kancerit, kjo është gjendja aktuale e Kate

Published

on

Kate Middleton është një figurë shumë e njohur dhe e dashur për publikun, duke u bërë një ikonë e modës dhe e humanizmit. Ajo ka bërë shumë punë për organizata bamirësie dhe ka mbështetur një gamë të gjerë kauzash sociale dhe arsimore, përfshirë shëndetin mendor, edukimin dhe mbështetje për fëmijët dhe familjet.

Kate Middleton “po kalon mirë” mes rrugëtimit të saj ndaj kancerit sipas Princit William.

Të mërkurën, më 6 nëntor, Princi, foli me transmetuesit britanikë disa orë përpara se çmimet e tij Earthshot Prize do të jepeshin në Cape Town dhe tha për Kate: “Ajo po ia del shumë mirë, faleminderit. Dhe me shpresë, ajo po shikon sonte. Kështu që më brohorisni.”

Princesha Kate, e cila filloi trajtimin e saj të kancerit në shkurt, njoftoi përfundimin e kimioterapisë në shtator.

“Ajo ka qenë e mrekullueshme gjatë këtij viti. Unë e di se ajo do të jetë me të vërtetë e etur për të parë që sonte të jetë një sukses“, shtoi William.

Në shtëpi, në Windsor, me Kate janë tre fëmijët e çiftit, fëmijët Princi George, 11 vjeç, Princesha Charlotte, 9 vjeç dhe Princi Louis, 6 vjeç.

Gjatë bisedës, William u pyet nëse e gjithë familja ndoqi shembullin e tij dhe bëri përpjekjet e tyre për mjedisin.

“Po, mirë, e dini, çdo familje përpiqet të bëjë ç’është e mundur për të ndihmuar në lidhje me mjedisin,” tha ai. “Ne kalojmë në të gjitha bazat e riciklimit dhe sigurohemi të minimizojmë përdorimin e ujit dhe fikim dritat kur largohemi nga shtëpia dhe gjëra të tilla e sigurohu, që është e arsyeshme, në atë që bëjmë rreth mjedisit.” /UBT News/

Kuriozitete

I fshehur nën rrënoja për më shumë se një shekull, zbulim i rrallë nga anija e Titanikut

Published

on

Pas më shumë se 100 vitesh nën ujë, një relike e rrallë nga Titaniku është restauruar.

Kjo pjesë e historisë, dikur e humbur në thellësitë e Atlantikut të Veriut, u zbulua me kujdes nga një ekip konservatorësh.

Gjerdani prej qelqi të zi, i zbuluar më 17 qershor 2025, në Ekspozitën Titanic: The Artifact në Orlando, shënon një moment të rëndësishëm për studiuesit dhe entuziastët e Titanikut.

I zbuluar në copa gjatë një ekspedite më 2000 në vendin e rrënojave, gjerdani mbeti i fshehur brenda rrënojave për më shumë se një shekull, forma mbeti mister. U gjet i mbështjellë me beton, masë e fortë dhe e ngurtë e formuar kur objekte të ndryshme në vendin e rrënimit u shkrinë nën një presion të jashtëzakonshëm dhe kushtet ekstreme të dyshemesë së oqeanit.

Ekipi hoqi betonimin, zbuluan gjerdanin e endur në mënyrë të ndërlikuar, të bërë nga rruaza tetëkëndëshe e në formë zemre prej qelqi të zi.

Rruazat, disa të vogla e delikate, të tjera më të mëdha dhe tërheqëse, zbuluan një dizajn të detajuar e kompleks që do të kishte humbur në kohë nëse artefakti nuk do të ishte gjetur. Gjerdani u gjet gjatë një ekspedite të vitit 2000 të udhëhequr nga RMS Titanic, Inc., e cila ka qenë në ballë të eksplorimit nënujor të Titanikut.  Pasi u gjet, gjerdani u konservua përmes një procesi pune të kujdesshëm, që përfshinte punë delikate manuale për të hequr me kujdes betonimin.

Ky proces u lejoi ekspertëve të gjurmonin çdo rruazë dhe fije rruaze, duke e shpëlarë gjerdanin copë pas cope derisa forma origjinale të zbulohej plotësisht.

Gjerdani prej qelqi të zi ekspozohet me krenari në Ekspozitën Titanic: The Artifact Exhibition Orlando, duke ofruar pamje të rrallë të jetës së atyre që dikur lundruan në anijen fatkeqe. Ekspozita, e hapur shtatë ditë të javës, u lejon vizitorëve ta përjetojnë nga afër këtë dhe objekte tjera të rikuperuara nga Titaniku.

Ky gjerdan, tani i restauruar, është më shumë sesa thjesht një bizhuteri. Është një simbol i jetëve dhe historive të humbura atë natë fatale të vitit 1912, duke ofruar një vështrim në të kaluarën që pak veta kanë pasur mundësinë ta shohin.

Continue Reading

Kuriozitete

E thotë studimi: Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Published

on

Continue Reading

Kuriozitete

Pse i lëvizim vazhdimisht këmbët në zyrë ose në shtëpi?

Published

on

Zakonisht je ose personi që lëviz vazhdimisht këmbën, ose ai që irritohet shumë nga ata që e bëjnë këtë veprim në zyrë, pasi rrallë ka një zgjidhje të mesme.

Ky veprim përshkruhet si zakoni i lëvizjes së shpejtë të njërës këmbë, ndërsa jeni ulur, mund të bëhet në mënyrë delikate ose aq intensive sa të tjerët përreth jush i ndiejnë dridhjet, për shembull në një zyrë ose në autobus.

Zakonisht, as vetë nuk e kuptoni se po e bëni, derisa dikush jua vë në dukje.

Pse po ndodh?

Sipas Dawn Templeton, këshilluese e shëndetit mendor, ky veprim shkaktohet nga grumbullimi i hormoneve të stresit, si adrenalina dhe kortizoli. Trupi përgatitet të “luftojë ose të ikë” nga kërcënimi, dhe kjo energji çlirohet përmes lëvizjeve të tilla.

Psikologia Catherine Huckle shpjegon se kur nuk mund ta çlirojmë dot energjinë që kemi, lëvizja e këmbës bëhet një formë shkarkimi.

“Mund të na ndihmojë të qetësohemi kur ndihemi të tensionuar.”

Njerëzit hiperaktivë janë më të prirur ndaj këtij zakoni. Lajmi i mirë është se lëkundja nuk e dëmton trupin, përveçse i sforcon pak muskujt.

Edhe nëse lëkundni vetëm njërën këmbë, nuk do të shkaktojë probleme me qëndrimin ose shpinën.

Si ndalet?

Ashtu si me çdo reagim natyror ndaj stresit, zgjidhja është zvogëlimi përmes kujdesit për veten, apo dhe terapisë. Nuk është zakon i keq, por nëse e vini re kur ndodh e provoni ushtrime frymëmarrjeje, jeni në gjendje ta mposhtni. Dridhja apo lëkundja bëhet zakon, pastaj duhet kohë dhe përpjekje për ta frenuar atë.

Michael Durtnall shton se tundja e këmbës është sinjal se duhet të bëjmë aktivitet fizik. Nuk jemi të projektuar për të qëndruar ulur për periudha të gjata kohore. Nëse nuk bëni ushtrime fizike, filloni. Ushtrimet zvogëlojnë stresin, përmirësojnë humorin dhe ndihmojnë në zvogëlimin e dridhjeve të gjymtyrëve.

Continue Reading

Kuriozitete

Truri yt punon me energji sa për një llambë! AI ka nevojë për një central!

Published

on

Një studim i fundit nga Zvicra tregon se truri ynë funksionon me energji sa një llambë e vogël elektrike, vetëm një sasi shumë e vogël dhe arrin të kryejë punë komplekse si mësimi, kujtesa dhe marrja e vendimeve.

Ndërkohë, sistemet e inteligjencës artificiale që përpiqen të imitojnë trurin harxhojnë shumë më tepër energji, për shkak të përdorimit të qendrave të mëdha të të dhënave dhe pajisjeve të ftohjes.

Kjo tregon se natyra ka krijuar një mënyrë efikase për të përdorur energjinë, ndërsa teknologjia e sotme ende ka shumë për të përmirësuar.

Ekspertët thonë se për të ngushtuar këtë hendek, AI-të e ardhshme duhet të jenë më të ngjashme me strukturën e trurit, dhe jo vetëm të bazuara në teknologjinë tradicionale.

Kjo gjithashtu rrit nevojën për një teknologji më “të gjelbër” që respekton më shumë mjedisin.

Continue Reading

Të kërkuara