Kuriozitete

Po aq misterioze sa Bermuda: 20 mijë njerëz u zhdukën në trekëndëshin e Alaskës

Zhdukjet në Trekëndëshin e Alaskës ishin të lidhura me jashtëtokësorët.

Published

on

Një i Trëkëndësh i ngjashëm me “Trekëndëshin e Bermudës” në Atlantikun e Veriut, i cili ka qenë subjekt i teorive konspirative, romaneve dhe filmave, ekziston edhe në Alaskë. Thuhet se deri më tani në ‘Trekëndëshin e Alaskës’ janë zhdukur 20 mijë persona. Shumë teori konspirative janë paraqitur për rajonin, nga UFO-t e deri te përbindëshat gjigantë.

Rajoni trekëndor midis qyteteve Juneau dhe Anchorage dhe qytetit Barrow në shtetin amerikan të Alaskës filloi të dilte në plan të parë me teori të çuditshme konspiracioni pas rrëzimit të një avionit në 1972. 

Një avion i vogël pasagjerësh që transportonte politikanë amerikanë u zhduk në atë zonë në tetor 1972. 

Gjatë kontrollit që vazhdoi për ditë të tëra, avionit nuk iu gjetën as gjurmët më të vogla. 

Pasi hetimet për avionin e zhdukur nuk ishin përfundimtare, legjendat urbane për ” Trekëndëshin e Alaskës ” filluan të përhapen.

Teoritë konspirative

Zhdukjet në Trekëndëshin e Alaskës ishin të lidhura me jashtëtokësorët pasi një pilot japonez raportoi se kishte parë tre UFO në zonë në vitin 1986. 

Një teori tjetër është se ka “vorbulla të mëdha energjie” në rajon që shkaktojnë parregullsi magnetike. 

Ndërsa sipas banorëve vendas pohuan se kishte një përbindësh të madh të quajtur ‘Sasquatch’ që sulmonte njerëzit në zonë. 

Por shkencëtarët kanë shpjeguar se çfarë ndodh me faktorët gjeografikë. 

Ekspertët theksojnë se ka shumë mundësi që në rajonin që ka reshje të dendura bore gjatë gjithë vitit, avionët kanë vështërsi në pamje për t’u ulur ndërsa njerëzit që bëjnë shëtitje mund të humbasin pasi mund të sulmohen nga kafshët e egra ose mund të bien në gropa të mbuluara nga bora./syri.net

Kuriozitete

Cilat janë 8 zakonet që ndikojnë në inteligjencën tuaj?

Published

on

Niveli i inteligjencës nuk është një vlerë fikse dhe e pandryshueshme dhe sipas ekspertëve, ai ndikohet nga stili i jetesës dhe zakonet që ndjekim çdo ditë.

Nëse keni bërë dy teste inteligjence e keni marrë rezultate të ndryshme, kjo ndodh sepse aftësitë mendore ndryshojnë nga dita në ditë.

Këto janë disa prej zakoneve të përditshme që, sipas kërkimeve shkencore, mund të rrisin inteligjencën tuaj:

Flini mjaftueshëm: Gjumi i mirë – zakonisht më shumë se 7 orë në natë – është i lidhur me përmirësimin e funksioneve njohëse dhe kujtesës. Edhe pse nevojat për gjumë ndryshojnë nga personi në person, pushimi i mjaftueshëm është thelbësor për shëndetin e trurit.

Mësoni diçka të re çdo ditë: Edhe vetëm 10 minuta në ditë të dedikuara për të mësuar diçka të re – si një fakt historik, një recetë të re ose një aftësi të re – stimulojnë zhvillimin e neuroneve të reja.

Meditoni: Praktika e meditimit është treguar se përmirëson përqendrimin, vetëdijen dhe redukton stresin, duke ndikuar pozitivisht në performancën mendore.

Fokusohuni në një gjë në një kohë: Multitasking nuk është gjithmonë produktiv. Përkundrazi, përqendrimi në një detyrë të vetme përmirëson cilësinë e mendimit dhe efikasitetin.

Lexoni rregullisht: Leximi ndihmon në zhvillimin e të menduarit kritik, përqendrimit dhe zgjeron njohuritë në mënyrë të vazhdueshme.

Ushtrimet fizike: Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në uljen e stresit – të dyja këto janë të rëndësishme për funksionimin optimal të trurit.

Luani lojëra stimuluese: Lojërat që kërkojnë strategji e logjikë si enigma, shah a lojëra tavoline ndihmojnë në stërvitjen e trurit.

Qëndroni në kontakt me diellin: Marrja e mjaftueshme e vitaminës D ndihmon në përmirësimin e humorit dhe funksioneve mendore. Megjithatë, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e saj, veçanërisht gjatë dimrit.

Zbatimi i zakoneve jo vetëm që përmirëson funksionet e trurit, por ndihmon në krijimin e një jetese më të balancuar dhe të shëndetshme. /UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Kuriozitete

Pretendon se është njeriu më i vjetër në botë, fermeri feston 125-vjetorin

Published

on

Continue Reading

Kuriozitete

Zgjohuni çdo ditë në të njëjtin orar, këshilla e ekspertëve për shëndetin

Published

on

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo.

Nëse me dëshirë zgjoheni për shkak të punës për çdo ditë, zgjohuni në të njëjtën kohë edhe gjatë vikendit kur nuk shkoni në punë, do të ndiheni shumë më mirë, më energjikë dhe më të kënaqur se sa të flini më gjatë.

Sipas mindbodygreen, është mirë të keni edhe ndonjë rutinë, të cilat kanë të bëjnë me zgjimin e mëngjesit dhe ndihmojnë të filloni ditën me energji të mirë, për shembull, të bëni një dush apo të meditoni, transmeton Telegrafi.

Koha në të cilën zgjoheni çdo mëngjes mbase është njësoj e rëndësishme si edhe koha e shkuarjes për të fjetur gjumë natën e kaluar, ka treguar një hulumtim të cilin e ka bërë web portali Mattress Inquirer.

Individët, të cilët zgjohen rreptësisht në të njëjtën kohë, janë më të kënaqur në të gjitha aspektet e jetës se njerëzit të cilët ndonjëherë zgjohen më herët dhe herë-herë më vonë dhe nuk e kanë rutinën e tillë.

Disa hulumtime na bëjnë të supozojmë që zgjimi i hershëm në të njëjtën kohë do të mund të jetë çelësi për produktivitet kulmor, gjë që do të shpjegonte përse individët të cilët e kanë këtë shprehi shpesh janë më të kënaqur me situatën e tyre financiare dhe afariste.

Orari i çrregullt i gjumit dhe i zgjimit mund të dëmtojë organizmin me uljen e nivelit të kolesterinës së mirë, rritjen e yndyrës trupore dhe faktorëve të rrezikut për diabet dhe sëmundje të zemrës, ka treguar hulumtimi. Gjithashtu, kjo nuk është mirë as për shëndetin mendor.

Continue Reading

Kuriozitete

Katër ‘flamuj të kuq’ që tregojnë se po rezervoni në hotelin e gabuar

Published

on

Të gjithë kemi të paktën një përvojë të pakëndshme për një natë të kaluar në një hotel që nuk ka përmbushur aspak pritshmëritë tona; dhoma me njolla të pashpjegueshme, minj apo buburreca, dritat që dridhen në korridore sikur të ishte një film horror, mëngjeset që thuajse na helmuan ose punonjësit e vrazhdë që ia dolën të shkatërronin një udhëtim që kishim planifikuar prej kohësh.

Por ka skenarë edhe më të këqij: rezervime false, të cilat na kushtojnë para sepse, me të mbërritur në destinacionin tonë, mund kuptojmë se hoteli as që ekziston.

Të paktën pasi kemi gjithnjë e më shumë mjete online në dispozicion, me foto, përshkrime të vendit dhe, më e rëndësishmja, vlerësime dhe komente, mund të mbrohemi nga një zgjedhje e gabuar hoteli.

Këto janë, sipas Washington Post, “flamujt e kuq” që na paralajmërojnë të mos shtypim kurrë butonin “book/rezervim”:

Faqja problematike – Para se të bëni rezervim, vizitoni faqen, kontrolloni emrin e hotelit, fotot dhe përshkrimet. P.sh tekstet që janë të përkthyera automatikisht ose foto joreale që duket se janë vjedhur, ose përpunuar, tregojnë se diçka nuk shkon.

Shumë komente të këqija – Një ose dy komente nga njëqind nuk do të thotë asgjë, ka gjithmonë pushues që kanë pritshmëri të ndryshme nga tonat dhe nga ato që premton një hotel. Po,  kur komentet e këqija janë shumë të këqija dhe, aq më tepër, kur pronarët e hoteleve përgjigjen në mënyrë të keqe, p.sh. nëse tregohen të pasjellshëm ose ironikë, është më mirë të vazhdojmë kërkimin tonë diku tjetër.

 Ofertat që janë shumë të mira për të qenë të vërteta – Nëse nata fillon nga 80 euro ju gjeni hotel për 40, kontrolloni me kujdes, p.sh, a ka tarifa shtesë për shërbimet që mund të mos i keni imagjinuar, nga mëngjesi deri te Wifi. Nëse jo, mbase hoteli ka nevojë për rinovim të menjëhershëm ose ndodhet në një lagje të rrezikshme.

Sjellja e vrazhdë e punonjësve në telefon – Këshillohet të bëni një telefonatë paraprakisht, ku jo vetëm mund të negocioni një çmim më të mirë, por edhe të kuptoni deri diku shërbimin e hotelit. Nëse hasni në komente të vrazhda ose joprofesionale: mos rezervoni!

Continue Reading

Të kërkuara