

Lajmet
Plagosen me armë zjarri tre persona në Prishtinë
Published
12 months agoon
By
Betim GashiMëngjesin e sotëm (e hënë) ka ndodhur një rrahje mes disa personave në lagjen Veternik të Prishtinës, që më pas ka eskaluar në gjuajtje me armë. Policia e Kosovës, njofton si pasojë e këtij incidenti tre persona janë plagosur. Kështu konfirmon zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, thuhet në një përgjigje.
Zëdhënësja Ahmeti ka shtuar se të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe sipas janë ndërmarrë veprime operativo-hetimore për identifikimin e të dyshuarve.
“Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thekson ajo./UBTNews/
Lajmet
Kurti: Serbia po i vazhdon përpjekjet për destabilizimin e Kosovës
Published
24 seconds agoon
August 1, 2025By
UBTnews
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të Kosovës. Sipas tij, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë janë duke u “kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve”.
“Ndërkohë që ne po angazhohemi për forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv- Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Republikës janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjës, me dëshmi për aktivitete të tyre kundër Kosovës, sikurse rastet e Bojan Jevtiq, toger në Policinë e Kosovës, i arrestuar më 17 korrik 2025, mbi dyshime të bazuara për veprimtari spiunazhi në Republikën e Kosovës për interesa të agjencisë për siguri dhe informim (BIA), me synim rrezikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacione të Policisë së Kosovës në veçanti. Dhe Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i arrestuar më datë 18 korrik 2025 për nxitje të përçarjes dhe mos durimit ndëretnik”, deklaroi Kurti në mbledhjen e qeverisë në detyrë.
Për ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, Kurti tha se kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me BIA-n.
“Institucionet tona kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me Agjencinë për Siguri dhe Informim [BIA] dhe ushtrimin e aktiviteteve në dobi të saj. E ndër to përfshihen edhe incizimi ilegal të bisedave të datës 17 shtator 2020, të cilat janë zhvilluar në Bruksel në objektin e Bashkimit Evropian, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Pastaj përpjekjet për pengim dhe sabotim të drejtësisë dhe aktivitete të tjera të cilat cenojnë sigurinë kombëtare të vendit tonë. Rasti i fundit ku dëshmohet incizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaq në një formë që nuk kemi hasur më herët qasjen sistematike, destruktive, minuese, sabotuese të Serbisë në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, shtoi Kurti.
Lajmet
Ballkani në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, reagon Agim Ademi
Published
53 minutes agoon
August 1, 2025By
UBT News
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar FC Ballkanin për kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, pas suksesit kundër FC Floriana-s nga Malta. Pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë dhe barazimit 1:1 në takimin e kthimit në udhëtim, portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare.
“Urime FC Ballkani kualifikimi në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës! Portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë me suksese në arenën evropiane,” ka shkruar Ademi në reagimin e tij.
Ai ka theksuar se skuadra ka dëshmuar stabilitet dhe ambicie në garat evropiane, duke e cilësuar fazën e grupeve jo më si një ëndërr, por si një objektiv real.
“Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh, që tashmë nuk është më utopi, por një objektiv real për këtë skuadër me karakter, cilësi dhe përvojë,” ka shtuar Ademi.
Presidenti i FFK-së ka uruar lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët e zjarrtë të Ballkanit, ndërsa ka shprehur besimin se suksesi do të vazhdojë edhe në përballjen e radhës ndaj Shamrock Rovers nga Irlanda.
“Ju priftë e mbara, Kosova është krenare me ju,” përfundon urimi i kreut të futbollit kosovar.
Lajmet
Partitë nuk i ndryshojnë qëndrimet sa u përket konstituimit të Kuvendit
Published
1 hour agoon
August 1, 2025By
UBTnews
Partitë politike parlamentare nuk kanë lëvizur nga qëndrimet rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Edhe gjashtë ditë pas përpjekjes se fundit për zgjedhjen e trupave të legjislativit, partitë kanë vazhduar avazin e njëjtë të fajësimit të njëra-tjetrës për ngërçin në Kuvend.
Gjykata Kushtetuese që nga 27 korriku ka vendosur masë të përkohshme deri më 8 gusht, ku ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit deri me 26 korrik, afat i vendosur nga aktgjykimi i parë i Kushtetueses.
Në tryezën që Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizuan të premten, u pa që partitë nuk kanë përafrim për zgjidhjen e krizës politike.
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, kërkoi nga partitë ish opozitare që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të mos politizohet, pasi sipas tij kjo çështje në këtë fazë është teknike.
Mirëpo, këtë e mohoi deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila adresoi akuza të renda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Çka po shohim është grusht-shtet, përpjekje për të përmbysur rendin Kushtetues. LVV-ja dëshiron diktat dhe jo dialog”, tha ajo.
Kritika karshi LVV-së për mungesë të kompromisit për konstituim të Kuvendit shfaqën edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj si dhe deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi.
Lajmet
Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane
Published
2 hours agoon
August 1, 2025By
UBTnews
Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-ja do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në Kosovë, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të premten, më 1 gusht.
“Tjetër vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-të do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve. Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe njëkohësisht tregon përkushtimin dhe vendosmërinë tonë për të pasur një marrëveshje për tregëti të lirë me ShBA-të”, tha Kurti.
Kujtojmë se Kosova kishte tarifë doganore ndaj produkteve amerikane prej 10%.
Pas tarifave të publikuara nga Donald Trump për rreth 200 vende në mbarë botën, Kosova u prek me 10% për produktet e eksportuara në SHBA.
Pas këtij vendimi Qeverisë në detyrë të Kosovës i janë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e tarifave doganore për importet amerikane.

Kurti: Serbia po i vazhdon përpjekjet për destabilizimin e Kosovës

Sa pritet të kushtojë iPhone i palosshëm?

UBT International Smart Schools do të pranojë edhe 300 nxënës të rinj në Gjimnazin TIK – Nxitoni për regjistrim

Paris Jackson dhe Justin Long i japin fund fejesës

Ballkani në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, reagon Agim Ademi

Partitë nuk i ndryshojnë qëndrimet sa u përket konstituimit të Kuvendit

Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane

Syze me inteligjencë artificiale

Justin Timberlake zbulon se vuan nga sëmundja Lyme
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit