Lajmet

​Piramida e Tiranës nderohet me çmim nga “WAN Awards EMEA”

Publikuar

Piramida e Tiranës ka marrë një tjetër çmim nga juria e “WAN Awards EMEA”, vlerësuese e projekteve arkitekturore më novatore nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se juria e “WAN Awards EMEA”, e cilëson Piramidën e Tiranës si një “projekt të guximshëm”, të hapur për publikun, dhe e rrethuar nga një ansambël kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe përreth ndërtesës origjinale.

Juria e “WAN Awards EMEA” vlerëson se transformimi i Piramidës tregon se si një ndërtesë mund të përshtatet për një “erë të re”, duke ruajtur historinë e saj komplekse.

“Në vend që struktura të shembej më kot, guaska e saj e fortë prej betoni është përshtatur sipas parimeve të “ekonomisë qarkulluese”. Fletë të mëdha xhami me nivele zëvendësojnë xhamat midis trarëve të betonit të Piramidës, duke mbrojtur brendinë nga shiu, ndërsa njëkohësisht e mbajnë atë të hapur ndaj elementëve të natyrës”, vlerëson juria.

Arkitektja e njohur Eva Jiricna, kryetare e jurisë së “WAN Awards EMEA” vlerësoi projektuesit për këtë zgjidhje kaq të mirë, “për t’i treguar publikut se pak humor mund të shërojë edhe plagët më të thella”./ATSH/

Lajmet

Krasniqi: Për katër vite, Kosova ka humbur mbi 210 mijë banorë

Publikuar

nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar sot pas publikimit të statistikave të regjistrimit të popullsisë, ku, siç thotë, u konfirmua se për 4 vitet e fundit Kosova ka humbur mbi 210 mijë banorë.

“Pa u lëshuar këtu në saktësinë e shifrave të publikuara, është lajm i keq dhe shumë i dhembshëm që, duke u bazuar në publikimet zyrtare të ASK-së, po konfirmohet se vetëm në katër vitet e fundit, Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë”, tha Krasniqi në një postim në Facebook.

Duke iu referuar dhënave të ASK-së, Krasniqi tha se dëshmohet se në vitin 2020 Kosova kishte 1,798,186 banorë.

“Ndërsa, sot, kjo Agjenci publikoi shifrën pikëlluese prej vetëm 1,586,659 banorëve rezidentë”.

“Qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktisin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre. Ky lajm i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet”, tha Krasniqi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Pothuajse 10% e popullsisë së BE-së s’është në gjendje të përballojë ushqimin e duhur

Publikuar

nga

Rreth 9.5% e popullsisë së BE-së nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo të dytën ditë të vitit të kaluar, njoftoi sot Eurostat.

Autoriteti statistikor i bllokut 27 anëtarësh tha se kjo shifër ishte 1.2 pikë përqindje më e lartë krahasuar me normën 8.3 të vitit 2022.

“Për më tepër, duke u fokusuar te personat në rrezik të varfërisë në vitin 2023, pesha në nivel të BE-së ishte 22,3%”, tha Eurostati, duke shtuar se kjo shifër gjithashtu u rrit me 2,6 pikë përqindje në bazë vjetore.

Përqindja më e lartë e njerëzve në rrezik varfërie të paaftë për të përballuar ushqimin e duhur u pa në Sllovaki (45.7%), e ndjekur nga Hungaria (44.9%) dhe Bullgaria (40.2%). Nga ana tjetër, përqindja më e ulët u regjistrua në Irlandë (4.2%), e ndjekur nga administrata greke qipriote (5%) dhe Portugalia (5.9%)./AA

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Temperaturat e larta në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë merr këtë vendim

Publikuar

nga

Ditëve të fundit në Kosovë janë duke mbizotëruar temperatura të larta.

Të njëjtat është paralajmëruar që do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Shkak i kësaj Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për kufizim të orarit të punës për disa kategori.

Nga 13 e deri më 20 korrik lirohen nga puna gratë shtatzëna, por në rast të pamundësisë së lirimit të njëjtat punojnë nga shtëpia.

Po ashtu qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani takohet me Macronin në Uashington, temë diskutimi e ardhmja euroatlantike e Kosovës

Publikuar

nga

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Uashington këto ditë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s për përvjetorin e 75-të të Aleancës.

Në këtë samit, Osmani ka zhvilluar një takim me homologun e saj francez, Emmanuel Macron.

Ajo tha se temë diskutimi ka qenë e ardhmja euroatlantike e Kosovës, mes tjerash.

“Diskutim përmbajtjesor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, shkroi Osmani në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara