Lajmet

Piramida 25 mijë vjeçare me ‘dhoma të fshehta’ mund të mos jetë ndërtuar nga njerëzit

Një studim i kryer në ‘piramidën’ e Gunung Padang thuhet se ka gjetur prova të aktivitetit njerëzor aty që daton prej mijëra vjetësh.

Published

on

Një piramidë e kontestuar së fundi, e cila daton qe 25 mijë vjet, mund të mos jetë ndërtuar nga njerëzit, ose nga njerëz me teknologji të panjohura më parë, thonë studiuesit për strukturën gjigante e misterioze në Indonezi.

Një studim i kryer në ‘piramidën’ e Gunung Padang thuhet se ka gjetur prova të aktivitetit njerëzor aty që daton prej mijëra vjetësh, madje më të vjetra sesa piramidat e njohura.

Autorët e studimit thonin: “Analizat radiokarbonike nga toka organike kanë zbuluar faza të shumta ndërtimi që datojnë mijëra vjet më parë, deri në epokën e paleolitit. Studimet tregojnë se Gunung Padang nuk është një kodër natyrale, por një konstruksion në formë piramide”.

Ndërsa të tjerë arkeologë kanë reaguar ndaj deklaratës duke thënë se ‘piramida’ mund të mos jetë ndërtuar nga njerëz.

Askush nuk përmendi “alienë” por teoritë e ngritura thonin se struktura nuk ishte ndërtuar nga njerëzit pasi ‘nuk ishte ndërtuar nga askush’, shkruan rrjeti “Unilad”. Por megjithë provat e zbuluara qe tregojnë ndryshe, ka mundësi serioze që “piramida” të jetë formuar në mënyrë natyrale.

Ky është shpjegimi që zyrtarët japin dhe për struktura të tjera të ngjashme nëpër botë, si për shembull, një mal në Antarktikë që citohet si provë e piramidave, pasi maja e saj del nga akulli dhe cepat i duken ende të mprehtë, megjithë mijëra vjet stuhi në Antarktikë.

Arkeologu Flint Dibble i Universitetit të Cardiff në Uells, tha për revistën Nature se struktura mund të jetë formuar vetë, megjithë provat që sugjerojnë të kundërtën.

Gjithsesi asnjë nga zbulimet nuk flet për aftësitë e shkëlqyera të ndërtimit të atyre që e kanë ndërtuar ‘piramidën’.

Kjo nuk do të thotë se njerëzit e lashtë nuk ishin të aftë për gjëra të jashtëzakonshme, edhe pse në këtë rast thuhet se struktura është një vepër e natyrës dhe jo e njeriut./KultPlus.com

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara