Sport

Pique: Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim

Pas shkëputjes nga Shakira dhe romancës me Clara Chía-n, Gerard nuk i ka shpëtuar asnjë kritike.

Published

on

Në një intervistë të fundit me El País, Gerard Pique u desh të përballej me disa pyetje në lidhje me situatën me Shakira.

Pas shkëputjes nga artistja dhe fillimit të romancës me Clara Chía-n, Gerard nuk i ka shpëtuar asnjë kritike. Ai ka qenë në qendër të refuzimit për “ndryshimin e partnerëve shumë shpejt”.  Më herët u pa se nuk i interesonte, por e vërteta është se Pique tashmë është lodhur nga kaq shumë kritika. Thuhet se ai vendosi të përballet me të gjithë ata persona që e kritikuan.

Në përgjigje të pyetjeve të bëra gjatë intervistës ai tha: “Nuk do të jap një mendim, nuk më pëlqen. Gjithkush ka përgjegjësinë të përpiqet të bëjë atë që është më e mira për fëmijët e tyre. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim”.

Pique shtoi gjithashtu se problemi i vërtetë ishte se si njerëzit e perceptojnë rastin dhe se si shtypi nga e gjithë bota e tregoi atë. Ai tha se vazhdon të bëjë atë që dëshiron dhe dëshiron të jetë i vërtetë me veten.

Së fundi, futbollisti përfundoi duke thënë “Njerëzit që më interesojnë dhe njerëzit që dua janë ata që më njohin. Pjesa tjetër, nuk më intereson”. Mirëpo për këtë ai nuk është kursyer nga kritikat.

Pas kësaj interviste, thuhet se shumë njerëz po thonë se Pique nuk kujdeset për fëmijët e tij kur ecën me Clarën ose kur tallen publikisht me Shakirën./lapsi.al

Sport

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Published

on

Ferizaj ka filluar me përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ janë përforcuar në qendër të mbrojtjes, ku kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Iljazi.

24-vjeçari i bashkohet Ferizajt pasi më parë ka luajtur edhe për Gostivarin, Shkupin, Erzenin, Teutën dhe Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Zyrtare: Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri.

Arditi luan në pozitat qendër mbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal.

Ardit Iljazi: “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajt. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët.”

Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Continue Reading

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Të kërkuara