Lajmet

Pfizer për Covid, do bëhet si gripi – vaksinim përvit

Published

on

Udhëheqësi i gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, tha se “ka gjasa” që njerëzve do t’iu duhet edhe një dozë shtesë e vaksinës kundër koronavirusit, brenda 12 muajsh nga vaksinimi i plotë.

Albert Bourla po ashtu tha se është e mundshme që njerëzit të kenë nevojë për vaksinim vjetor kundër koronavirusit, njësoj si kundër gripit stinor. Pfizer e krijoi vaksinën kundër koronavirusit në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech. Vaksina thuhet se është 91 për qind efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe ajo duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Vaksina, tani për tani, duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta: -70 gradë Celsius. Bourla tha se kompania e tij po punon në një formulë të re, që do të mundësonte ruajtjen e vaksinës për katër deri në gjashtë muaj në një temperaturë normale. Në muajin shkurt, Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se janë duke testuar dozën e tretë të vaksinës së tyre, për të kuptuar më mirë përgjigjen imunitare kundër varianteve të reja dhe më ngjitëse të koronavirusit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që gjurmon të dhënat për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 138 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 2.9 milionë kanë humbur jetën dhe mbi 79 milionë janë shëruar.

Aktualisht janë duke u përdorur disa vaksina për imunizim – në mesin e tyre: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca – që të gjitha të zhvilluara në Perëndim, pastaj Sputnik V e krijuar në Rusi, Sinopharm e Kinës e të tjera.

Continue Reading

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara