Lajmet
Petritsch: BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun Kosovë-Serbi
Bashkimi Evropian është pranuar nga të dyja palët si ndërmjetësues, tha Petritsch.
Published
4 years agoon
By
UBT.NewsDiplomati Wolfgang Petritsch, ka thënë se zyrtarët në Kosovë dhe Serbi duhet të ç’armatosen verbalisht ashtu që të shtensionohet situata e krijuar në veri të Kosovës.
Në një intervistë për REL, Petritsch, ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-përfaqësues i Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mençur për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe.
“Është vendim i mençur që kontribuon në ulje të tensioneve. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse në këtë rast, tentimet për zbatim të vendimeve nuk do të ndihmojnë në stabilizim të situatës, në të kundërtën, situata shumë shpejt mund të shndërrohet në konflikt serioz. Trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë të përgatitura. Dhe, kjo tregon sa e rëndësishme është prezenca ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Mirëpo, nevojitet vazhdimi i dialogut. Kjo është e rëndësishme. Rruga e vetme që shoh unë si diplomat është që palët të bisedojnë dhe të angazhohen me (të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav) Lajçak dhe të gjejnë zgjidhje për këtë situatë të rrezikshme”, tha ai.
Sipas tij, BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun që e ndërmjetëson mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ky shembull tregon sesi zvarritja e procesit nuk funksionon.
“Potencial do të jetë, fatkeqësisht. Tash e sa muaj nuk është bërë mjaftueshëm në procesin e dialogut. Dhe, ja ku është rezultati. Në muajt e kaluar nuk kanë ndodhur shumë gjëra, në fakt asgjë nuk ka ndodhur. Këto lloje konfliktesh mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalen. Bashkimi Evropian ka shumë përgjegjësi për këtë gjë. (Miroslav) Lajçak besoj se është i zënë natë e ditë për zgjidhje të situatës, mirëpo ai duhet të arrijë përparim edhe në aspektin e zbatimit dhe zgjidhje së konfliktit. Bashkimi Evropian është pranuar nga të dyja palët si ndërmjetësues. Prandaj, blloku evropian është në rol udhëheqës, duket të jetë aktiv dhe prezent në Beograd dhe Prishtinë, në mënyrë që të shohim rezultate. BE-ja duhet të rrisë angazhimin. Ky është një nga shembujt më të rrezikshëm sesi zvarritja nuk funksionon. Dialogu nuk duhet të ndalet. Nëse ndalet, rrëshqasim në konflikt. Ecja përpara është strategjia që mund të rezultojë e suksesshme”, ka thënë Petritsch.
You may like
Vendi
UBT bëhet pjesë aktive e KOSIX, duke avancuar infrastrukturën e rrjetit dhe ndërlidhjen në nivel vendor
Published
25 minutes agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në zhvillimin e infrastrukturës së tij digjitale, duke u bërë pjesë aktive e KOSIX (Kosovo Internet Exchange), platforma kryesore për shkëmbimin e trafikut të internetit në Kosovë.
Pas një bashkëpunimi të ngushtë me ARKEP, konfigurimet e peering-ut me KOSIX janë përfunduar me sukses dhe tashmë janë plotësisht funksionale. Trafiku përmes KOSIX ka filluar të kalojë në mënyrë aktive, ndërsa shkëmbimi i rrugëve (BGP routes) me operatorët e tjerë vendorë po funksionon normalisht.
Ky implementim përfaqëson një hap të rëndësishëm për UBT, duke sjellë përfitime konkrete në performancën e rrjetit. Përmes këtij integrimi, pritet përmirësim i ndjeshëm i trafikut lokal, ulje e latencës dhe optimizim i përdorimit të burimeve të rrjetit, duke garantuar një përvojë më të shpejtë dhe më të qëndrueshme për përdoruesit.
Përfshirja në KOSIX forcon më tej pozitën e UBT-së si institucioni lider në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit në vend, duke kontribuar në ndërtimin e një infrastrukture moderne dhe të qëndrueshme të komunikimit digjital në Kosovë.
UBT mbetet i përkushtuar në avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të tij teknologjike, duke investuar në zgjidhje inovative që mbështesin arsimin, kërkimin shkencor dhe shërbimet digjitale për komunitetin.
Vendi
Tri raste te dhunës në familje brenda një dite
Published
46 minutes agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Në raportin e Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të dhunës në familje dhe sulmeve ndaj integritetit personal.
Rasti i parë është shënuar në Prishtinë, ku është arrestuar një person i dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast i rëndë është raportuar në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një person. Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit tashmë gjendet nën masën e ndalimit policor.
Ndërkaq, në Leposaviq, një grua me shtetësi serbe ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj gjatë orëve të mbrëmjes. Palët në këtë rast janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorisë, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt hetimore.
Vendi
Arrestohen dy persona në veri për shpërndarje të dokumenteve të postës së Serbisë
Published
1 hour agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Sipas raportit zyrtar, dy të dyshuarit u kapën në flagrancë duke shpërndarë dokumente të ndryshme në emër të shërbimit postar të Serbisë, veprimtari kjo që konsiderohet e jashtëligjshme brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Gjatë operacionit, policia ushtroi kontroll edhe në banesat e të arrestuarve, ku konfiskuan një sërë dokumentesh që shërbejnë si prova materiale për ushtrimin e aktivitetit të tyre si postierë të strukturave ilegale.
Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, prokurori kompetent ka vendosur që të dyshuarit të lirohen, ndërsa procesi hetimor ndaj tyre do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Lajmet
Studentët e Arkitekturës në UBT përmbyllin fazën e parë të projektit ndërkombëtar për zhvillimin rajonal të Pejës dhe Deçanit
Published
1 hour agoon
April 8, 2026By
ubtnews
Studentët e programit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, së bashku me profesorët Binak Beqaj dhe Shqiprim Ahmeti, në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Vjenës, kanë përmbyllur me sukses fazën e parë të projektit studimor për Planin e Zhvillimit Rajonal të komunave të Pejës dhe Deçanit.

Ky projekt po zhvillohet nën udhëheqjen e profesorëve Thomas Dillinger, Nina Svanda dhe Skender Kosumi, si dhe me pjesëmarrjen aktive të studentëve nga të dy institucionet, duke u fokusuar në hulumtimin e potencialeve për zhvillim të qëndrueshëm në turizëm, në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Gjatë kësaj faze, përveç takimeve me udhëheqësinë e komunave të Pejës dhe Deçanit, një pjesë thelbësore e aktivitetit ishte edhe puna në terren, ku studentët patën mundësinë të njihen nga afër me rajonin, përmes vizitave në zona të ndryshme, deri në pikat më të larta të Bjeshkëve të Nemuna, duke mbledhur të dhëna dhe informacione të rëndësishme për projektin.
Punimet nisën në UBT në Prishtinë, me një hapje zyrtare nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Ndërkaq, workshop-i njëjavor, ku morën pjesë edhe përfaqësues të komunave, u zhvillua në fshatin turistik Belle, i njohur për historinë dhe pozitën e tij me pamje piktoreske.
Në kuadër të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit realizuan edhe vizita studimore në disa prej destinacioneve më të rëndësishme kulturore dhe turistike, si ansambli i kullave në Deçan, qyteti i Prizrenit, Çarshia e Gjakovës, si dhe Peja me burimin e Drinit të Bardhë, të cilat lanë përshtypje të veçanta te mysafirët nga Austria.
Prezantimet e fazës së parë të projektit u mbajtën në kampusin e UBT-së në Lipjan, ku Rektori Hajrizi ligjëroi për të arriturat e UBT-së në ndërtimin e një ekosistemi inovativ unik, duke theksuar rëndësinë e ndërlidhjes së arsimit me teknologjinë dhe tregun e punës.
Workshop-i i dytë është planifikuar të mbahet në muajin maj në Vjenë, ku studentët dhe profesorët e UBT-së, së bashku me përfaqësuesit e komunave të Pejës dhe Deçanit, do të jenë mysafirë në Universitetin Teknik të Vjenës. Gjatë kësaj faze do të vazhdojë puna në projekt, si dhe do të realizohen vizita të tjera studimore me fokus në temat e zhvillimit urban dhe rajonal.
Në përfundim të semestrit, studentët do të prezantojnë projektet e tyre finale në UBT, si dhe në komunat e Pejës dhe Deçanit. Me këtë rast, ata shprehën mirënjohje për institucionet vendore për mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi për krijimin e mundësive të tilla profesionale dhe akademike për studentët dhe stafin.



Sot përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës: Ballkani, Dukagjini, Llapi dhe Ferizaj në kërkim të trofeut
UBT bëhet pjesë aktive e KOSIX, duke avancuar infrastrukturën e rrjetit dhe ndërlidhjen në nivel vendor
Roli i Pakistanit në sigurimin e armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
Tri raste te dhunës në familje brenda një dite
Gjakovë: Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një të miture
Arrestohen dy persona në veri për shpërndarje të dokumenteve të postës së Serbisë
Bavarezët pushtojnë Madridin pas çerek shekulli, Arsenali triumfon në minutat shtesë
Anulohet “Wireless Festival” pas ndalimit të Kanye West në Britani
Studentët e Arkitekturës në UBT përmbyllin fazën e parë të projektit ndërkombëtar për zhvillimin rajonal të Pejës dhe Deçanit
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
