Lajmet

Petkoviq: Takimi Kurti-Vuçiq do të varet nga takimi i sotëm dhe i nesërm mes dy delegacioneve

Published

on

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se takimi i ardhshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiq do të varet nga bisedimet e sotme dhe të nesërme mes kryenegociatorëve në Bruksel.

Petkoviq ka thënë në një konferencë për media nga Brukseli se takimi i nivelit të lartë do të ndodhë nëse delegacioni kosovar shfaq gatishmëri për të ecur përpara.

“Serbia është ajo që insiston në dialog dhe ka një qasje konstruktive që është gjithmonë gati”, ka thënë Petkoviq.

Ai poashtu ka thënë se Beogradi në takimet e sotme dhe të nesërme do të insistojë në pesë tema kryesore: Formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, të pagjeturit, drejtësinë, energjinë dhe lëvizjen e lirë.

Lajmet

Kurti sërish në heshtje para gazetarëve

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë të premte nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përpara nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Teksa kalonte pranë gazetarëve të pranishëm në hapësirat Kuvendit, Kurti zgjodhi të mos japë asnjë koment, duke kaluar në heshtje.

Kjo nuk është hera e parë që shefi i ekzekutivit shmang përgjigjet ndaj mediave në momente politike të rëndësishme. Vazhdimi i seancës konstituive vjen pas disa tentativave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me partitë opozitare që nuk kanë përkrahur kandidaturën e Albulena Haxhiut të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gazetarët kanë kërkuar përgjigje në lidhje me qëndrimet e kryeministrit në detyrë për këtë ngërç politik, por deri më tani, Kurti ka preferuar të mos komentojë publikisht.

Continue Reading

Lajmet

Peci: Zhbllokimi i Kuvendit është rruga më e arsyeshme

Published

on

By

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se zgjidhja më e arsyeshme për situatën aktuale politike është zhbllokimi dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“Partitë opozitare nuk mund të bëjnë propozime në emër të njëra-tjetrës. Ato mund të vendosin vetëm nëse votojnë apo jo. Më e mira është që ky proces të mos zvarritet më dhe Kuvendi të konstituohet”, u shpreh Peci.

Lidhur me një marrëveshje të mundshme me deputeten Duda Balje, ai tha se ka dëgjuar për një zhvillim të tillë, por nuk dha detaje.

“Di diçka, por nuk i di detajet”, tha shkurt Peci.

Continue Reading

Lajmet

​Sot pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për ta vazhduar seancën konstituive të nisur më 15 prill, e cila mbetet e bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Vazhdimi i gjashtë i kësaj seance pritet të nisë në orën 10:00.

Bllokada ka ardhur pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar përkrahjen e partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Emri i saj është hedhur në votim tri herë, por në asnjë rast nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme të votave.

Zhvillimet e sotme pritet të jenë vendimtare për ecurinë e konstituimit të plotë të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Refuzimi për ta çuar PZHK-në në shqyrtim publik mohon të drejtën e qytetarëve

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosvotimi i nxjerrjes në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) përbën një mohim të së drejtës së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, deklaroi Rama, duke theksuar se votimi nuk është për miratim të planit, por për ta bërë dokumentin publik dhe të hapur për koment nga qytetarët.

Sipas tij, pas një viti e gjysmë bllokimesh, procesi po vazhdon të pengohet nga ata që nuk duan transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ndërkohë, opozita kryesore në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke e cilësuar planin si të paligjshëm.

Continue Reading

Të kërkuara