Lajmet
Pesë vlera të mollëve për shëndetin e lëkurës
Ato hidratojnë lëkurën dhe përmirësojnë ngjyrën e saj.
Published
4 years agoon
By
UBT newsMollët kanë vitamina A, B, C dhe minerale të shumta, prandaj konsiderohen si një nga frutat më të vlefshme për organizmin.
Të hash një mollë në ditë mbanë doktorin larg thotë një shprehje e famshme dhe mesa duket kjo është e vërtetë!
Ato mbrojnë imunitetin dhe jo vetëm, ekspërtët thonë se mund të jenë edhe një trajtim i shkëlqyeshëm që ndihmon edhe lëkurën tuaj. Konkretisht mollët i dhurojnë 5 vlera të jashtëzakonëshme lëkurës tuaj të cilat mund t’i përfitoni më një kafshatë.
Përmirëson ngjyrën e lëkurës
Nëse hani mollë çdo ditë kjo do të ndikojë në ngjyrën e lëkurës tuaj. Do të keni lëkurë jo vetëm më elastike e të njëtrajtëshme, por edhe më të bardhë. Kjo sepse mollët janë të pasura me kolagjen që ndihmon për ta mbajtur fytyrën më elastike dhe të re.
Përveç kësaj nëse e lyeni fytyrën tuaj me pak lëng molle do të ndhmoni në reduktimin e yndyrës dhe zbardhjen e saj. Nëse nuk keni kohë të shyrdhni lëngun, mjafton të prisni një copë molle dhe të lyeni lehtë fytyrën me të.
Hidraton lëkurën
Sekreti i një fytyrë të butë e të hidratuar është pa dyshim hidratimi i mirë. Kështu që sigurohuni të pini sasinë ditorë të ujit tuaj dhe të konsumoni shumë fruta,
Një ndër to është dhe molla e cila është shumë e pasur me ujë dhe ndihmon në qetësimin, pastrimin e hidratimin e fytyrës. Për ta arritur këtë rezultat mjafton të prisni disa feta të holla molle dhe t’i vendosni të freskëta mbi lëkurë. Mbjini për 15-20 minuta, derisa të thehen më pas shpërlajeni me ujë.
Ju mbron nga dielli!
Rrezet e dëmshme të diellit janë një problem që prek çdo njeri, ndaj të gjithë duhet të mbrohen.
Kremrat me faktorë mbrojtës janë zgjidhja e parë për të parandaluar njolla dhe shenja të lëkurës, por jo vetëm. Për të arritur një mbrojtje të mirë mund të përdorni edhe një frut si molla.
Me anë të një luge merrni të gjithë tulin e saj dhe shtojeni në një enë, po aty shtoni dhe një lugë gjelle vazelinë dhe përziejeni. Aplikojeni në lëkurë, fytyrë apo trup si dhe në ndonjë pjesë të trupit që jeni djegur nga dielli.
Lëreni për 15 minuta që të veprojë dhe të qetësojë pjesën e irrituar apo ta mbrojë atë. Më pas shpëlajeni mirë me ujë dhe sapo keni siguruar fytyrës tuaj, mbrojtje të plotë.
Kundër akneve dhe pikave të zeza
Mollët janë një mënyrë e mirë për të eleminuar aknet, pikat e zeza apo irritime të tjera të lëkurës. Ato kanë veti qetësuese, hidratuese dhe pastruese ndaj mund t’i përdorni si një trajtim të vërtetë për këto probleme.
Shtypni një fetë mollë me një lugë gjelle qumësht, më pas të gjithë përzierjen vendoseni mbi fytyrë për të qetësuar akent tuaja.
Një tonik natyral
Uthullën e mollës mund ta përdorni si pastrues natyral për fytyrën dhe si një tonik që e bën atë më elastike. Gjithashtu mund të përdorni pak tul molle të shtypur mbi lëkurë pasi ta lani atë. Kjo do t’ju ndihmoj të ruani balancën e yndyrës, do ta sterilizoni dhe mbani të shëndetshme fytyrën tuaj./AgroWeb.org
Lajmet
Ditë e natë në terren, forcat e NATO-s dërgojnë mesazh stabiliteti
Published
5 hours agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Ushtarët gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditën dhe natën në disa komuna brenda zonës së përgjegjësisë.
Sipas njoftimit, këto patrullime sigurojnë një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, rrisin ndërgjegjësimin situativ dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Patrullat janë pjesë thelbësore e misionit të vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i thekson se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë.
Po ashtu, KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.
Lajmet
Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit
Published
5 hours agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e kësaj të marte drejt Brukselit. Rama nesër do të marrë pjesë në samitin mes BE dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor.
Takimi pritet të përqëndrohet në gjetjet më të fundit të paketës së zgjerimit 2025. Gjatë takimit do të dikutohet edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliard eurosh.
Ndërkaq, nga Kosova europianët i çuan ftesë presidentes Vjosa Osmani, e cila ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë samit.
Lajmet
Spiropali në Greqi, rihapet dialogu për kufirin detar
Published
6 hours agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali nisi sot një vizitë dyditore në Greqi me ftesë të homologut grek, George Gerapetritis. Vizita e Ministres Spiropali nisi në Presidencën greke, ku u prit nga Presidenti Konstantinos Tasoulas.
Gjatë takimit Spiropali theksoi se “Shqipëria beson fort se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës europiane”.
Më pas Spiropali zhvilloi një takim dypalësh me homologun e saj Gerapetritis, të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Në konferencën për shtyp, Spiropali tha se Greqia duhet të heqë ligjin e luftës, duke theksuar se dy vendet janë pjesë e NATO-s.
“Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq”, tha Spiropali.
Ministrja theksoi se Shqipëria është e hapur për dialog për çështjen e detit dhe shtoi se duan të vijojnë negociatat për njohjen e pensioneve.
“Shqipëria mbetet po ashtu e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me kufirin (përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare) në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ku palët janë plotësisht të hapura për dialog konstruktiv. Ne do të vijojmë të udhëhiqemi nga vlerat thelbësore të BE-së, nga respekti për normat e të drejtës ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe promovimin e stabilitetit në rajon”, shtoi ajo.
Mëngjesin e së mërkurës, në orën 09.00, Spiropali do të takohet me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias. Në orën 09.45, Spiropali do të takohet me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për potencialin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Lajmet
Dyshohet abuzim i të miturit në Ferizaj përmes rrjeteve sociale
Published
7 hours agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është kontaktuar përmes rrjeteve sociale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri të ditur se rasti është raportuar më 15 dhjetor 2025, rreth orës 11:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim për veprën penale “Dhunimi”, ndërsa policia, në bashkëpunim me institucionet relevante, po punon intensivisht për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rastit, duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës.
“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.”
Dronët vranë mbi 100 civilë në Sudan gjatë dhjetorit
Ditë e natë në terren, forcat e NATO-s dërgojnë mesazh stabiliteti
Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit
Spiropali në Greqi, rihapet dialogu për kufirin detar
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Dyshohet abuzim i të miturit në Ferizaj përmes rrjeteve sociale
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Shqiptarët në jug të Serbisë: Fshirje nga adresat e banimit, mosnjohje e diplomave dhe gjuhë urrejtjeje
Gjysma e makinave të Ford do të jenë elektrike ose hibride deri në 2030
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
