Lajmet

Pesë ushqimet që duhet t’i blini patjetër bio!

Mishi dhe qumështi janë vetëm disa prej tyre.

Published

on

Ushqimi i mirë nuk është vetëm ai që ju shijon më shumë, por ai që konsiderohet si më i shëndetëshmi.

Këtu futen ushqimet bio apo organike të cilat janë gjithnjë e më shumë në qendër të kryefjalës së ekspertëve të shëndetit.

Eshtë e vërtetë që të gjithë ushqimet duhet të jenë të shëndetshme, por disa prej tyre duhet t’i zgjidhni me më shumë kujdes.

Ekspertët e AgroWeb ju sugjerojnë që të bëni kujdes me këto 11 ushqime që i përdorni çdo ditë.

Mishi

Gjëja më e rëndësishme kur blini mishin është të siguroheni se ka sasitë e duhura të ushqyesve dhe nuk është i mbushur me kimikate të tjera.

Shpesh tek mishi jo cilësor gjenden gjurmë të mëdha hormonesh si ato të estrogjenit të cilat rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundjet kancerogjene.

Kështu që sigurohuni të zgjidhni gjithnjë mish organic i cili është i pa trajtiuar me agjentë të dëmshëm kimikë dhe i certifikuar.

Qumështi

Një nga burimet më të mëdha të probiotikëve që shumica e njerëzve e marrin çdo ditë.

Është mjaft e rëndësishme që qumështi të jetë gjithnjë bio, por i kontrolluar.

Produktet e bulmetit në përgjithësi përbejnë 60-70 përqind të estrogjenit që njeriu merr nga ushqimi dhe kjo shifër është e konsiderueshme.

Shumica e këtyre hormoneve kalon nga lopa tek qumështi pasi këto të fundit ushqehen me tepricë hormonesh.

Çfarë i shqetëson ekspertët është se rreth % e lopëve që prodhojnë qumësht në botë trajtohen me një hormon të quajtur rBST.

Ky hormon stimulon prodhimin e qumështit duke rritur nivelin e një tjetër homoni në trupin e lopëve të ngjashëm me insulinën.

Sipas tyre sasitë e mëdha të këtij hormoni rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri apo kanceri i gjirit tek gratë.

Selino

Në një analizënga EWG ku u testuan rreth 89,000 produkte për nivelin e pesticideve në to një nga perimet më të kontaminuara rezultoi selinoja.

Sipas ekspertëve selinoja arrin t’i përthithë më shumë se bimët e tjera pesticidet apo kimikatet me të cilat spërkatet.

Disa nga perimet e tjera me nivele të mëdha peticidesh sipas këtij studimi ishin specat, spinaqi dhe patatet.

Luleshtrydhet

Ky frut mjaft i shijshëm i verës është shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të sasive të pesticideve apo hormoneve që mund të përthithë.

Tek luleshtrydhet në disa raste mund të gjendet rreth 13 lloje të ndryshme pesticidesh, të cilat mund të kthehen në rrezik për shëndetin.

Duke qenë se luleshtrydhet kanë vrima të vogla në sipërfaqe shpesh edhe larja e tyre me ujë të bollshëm nuk arrin që të largojë pesticidet e dëmshme.

Kështu në mënyrë që të mos krijoni shqetësime në organizëm, konsumojini ato vetëm në sezon dhe sa më organike.

Salca e domateve

Ushqimet e konservuara apo salca e domateve përmbajnë kimikate që i mbrojnë nga baketeret të cilat mund të jenë një rrezik për shëndetin tuaj.

Në një studim të vitit 2009 nga Society of Toxicology, tek ushqimet e konservuara si salcat e domateve u gjendën gjurmë të një kimikati të quajtur BPA.

Ky kimikat mund të shkaktojnë probleme me imunitetin dhe probleme neurologjike krahas sëmundjeve të tjera./AgroWeb.org

Lajmet

Kroacia reagon ndaj Hagës: Aktgjykim jo përfundimtar, pavarësia e Kosovës nuk pyetet

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si një vendim jo përfundimtar të shkallës së parë dhe duke refuzuar të paragjykojë epilogun e mëtutjeshëm të procedurës.

Përmes këtij reagimi, MPJ-ja kroate nëvizoi se ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të ngjarjeve, ku Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Diplomacia kroate përfundoi se përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të përdoret aspak si bazë për relativizimin e krimeve serbe, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Published

on

By

Emisari presidencial i Trumpit, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale. Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale dhe sipas tij, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta ndihmojnë në këtë.

“Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit, për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë, është i turpshëm.

Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike. Këta tre gjyqtarë dhe prokurori amerikan janë të gjithë të majtë ekstremë. Ata qartazi nuk i dëgjuan këshilltarët e Bill Clintonit, të cilët e bënë të qartë se Thaçi nuk e drejtonte luftën.

Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux ishte në të vërtetë udhëheqësi, duke injoruar çështjet ligjore dhe duke zgjedhur në vend të tyre politikën e Jack Smithit.

Të gjitha këto gjykata duhet të financohen më menjëherë. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt. Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje penale politike dhe kjo duhet të ndalet.

Edhe Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin për ta bërë këtë të mundur. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.

 

Continue Reading

Lajmet

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë. /REL/

 

Continue Reading

Lajmet

Reagimi i Kurtit për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Padrejtësi e papranueshme, do të vazhdojmë mbrojtjen në Apel

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si një “padrejtësi të papranueshme” dhe “ndëshkim të dëmshëm” vendimin e Dhomave të Specializuara për shpalljen fajtorë të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një adresim për qytetarët, kreu i qeverisë theksoi se ky aktgjykimi nuk përfaqëson vullnetin e popullit dhe shprehu besimin se ai do të korrigjohet në shkallën e apelit.

“Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit. Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë”, deklaroi Kurti.

Pavarësisht dënimit, Kurti vuri në dukje se procesi gjyqësor rrëzoi pretendimin më të rëndë që rëndonte mbi UÇK-në, duke vërtetuar se nuk ka pasur një sulm të gjerë apo sistematik ndaj popullsisë civile.

Ai po ashtu ngriti shqetësime për njëanshmëri etnike në procesin gjyqësor, duke kritiukuar faktin se aparati shtetëror serb që kreu krimet mbeti i pagjykuar:

“Kur në bankën e të akuzuarve gjenden vetëm pjesëtarët e një etnie, ndërsa aparati shtetëror që kreu masakra, dëbime dhe krime gjenocidale mbetet jashtë juridiksionit, krijohet në mënyrë të pashmangshme pamja e një drejtësie njëetnike”.

Kryeministri nënvizoi se pastërtia e luftës çlirimtare mbetet e paprekur dhe se gjykimi i veprimeve individuale nuk e zbeh kauzën historike të Kosovës.

“Sot u gjykuan akuza dhe veprime të caktuara; nuk u gjykua dhe nuk mund të dënohet arsyeja pse lindi UÇK-ja e as të njolloset ajo. Sepse kur atdheu nuk duroi më gjakatarë, ai thirri çlirimtarë”, u shpreh ai.

Kreu i ekzekutivit rikonfirmoi se shteti i Kosovës do të vazhdojë t’u ofrojë mbështetje të plotë e institucionale katër ish-drejtuesve gjatë procedurave vijuese ligjore në shkallën e apelit.

 

Continue Reading

Të kërkuara