Shëndet

Pesë ushqimet më të këqija për trurin

Dieta Mesadhetare cilësohet si më e shëndetshmja dhe më e pasura në vlera për trupin.

Published

on

Shprehja ne jemi çfarë hamë, merr kuptim më shumë se kurrë kur flasim për regjimin e përditshëm ushqimor të gjithësecilit.

Një jetesë e shëndetshme është pikënisje për shëndet të mirë ndaj ekspertët theksojnë fort nevojën për të ndjekur dietat e duhura ushqimore.

Sipas të dhënave, Dieta Mesadhetare cilësohet si më e shëndetshmja dhe më e pasura në vlera për trupin.

Ajo jo vetëm që limiton kripërat dhe karbohiratet, por është e mbushur edhe me yndyrna të shëndetshme, perime e fruta.

Por siç e dini jo të gjithë ushqimet janë të shëndetshme dhe mjekët veçojnë 5 prej tyre të cilat dëmtojnë trurin.

Patatet e skuqura

Në përgjithësi ushqimet e skuqura në Vajra të hidrogjenizuar nuk rekomandohen fort për shëndet të mirë.

Yndyrnat që lëshojnë këto ushqime pasi skuqen mund të shkaktojnë një sërë problemesh në organizmin tuaj.

Ato lidhen shpesh me rritjen e kolesterolit të keq në gjak si dhe obezitetin apo sëmundjet kardiovaskulare.

Një studim Japonez publikuar në vitin 2019 tregoi se këto ushqime kanë një ndikim edhe në tru.

Në këtë studim ku morën pjesë 1600 persona ata që konsumuan më shumë yndyrna të këqija ishin 75% më të rrezikur nga sëmundje si Alzhaimer apo dementia.

Ato gjithashtu ndikojnë edhe në ruajtjen e memories së fortë tek  meshkujt gjatë viteve të rinisë.

Çokollatat

Pa dyshim të preferuarat e gjithkujt, por ekspertët kanë një paralajmërim edhe për çokollatën.

Pavarsisht se cokollata e zezë apo kakao njihen për vetitë e tyre të mira në organizëm, at mund të përmbajnë metaled he toksin atë dëmshme për trurin.

Një studim mbi pemët e kakaos në Peru tregoi se disa prej tyre kishin nivele të larta kadimiumi një element kimik të cilin pemët e marrin nga toka ku janë mbjellë.

Sipas ekspertëve ka një limit se sa mund të fusni në trup nga kjo substancë dhe është deri në 4.1 mikrogramë në ditë.

Pasi mund të ndikojë keq në shëndetin turit, kështu që mos konsumoni më shumë se 1 filxhan kakao në ditë.

Pijet me gaz

Njihen për shijen e mirë, por dhe për dëmet që shkaktojnë në organizëm.

Pijet me gaz apo ato me shumë sheqer të shtuar mund të shkaktojnë probleme në shëndetin tuaj mendor.

Ato janë të mbushura me sheqer, shuruo, ngjyrues e një sërë kimikatesh të cilat ndikojnë në rritjen e inflamacionit dhe stresit në organizëm.

Në disa raste mund të përkeqësojë edhe smëundje si depresioni dhe të ndikojnë në shëndetin e memories.

Alkooli

Efekti i menjëhershëm i alkoolit është në tru dhe me siguri sa herë keni konsumuar e keni vënë re.

Kjo pije ndikon në gjykimin e mirë e të ftohtë tuaj, por edhe në shëndetin e trurit.

Në terma afatgjatë, abuzimi me alkolin mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në tru, duke e tkurrur atë.

Në disa studime është zbuluar se alkoli ndikon dhe ngadalëson ato pjes ëtë trurit që kanë të bëjnë me vendimarrjen, rrit impulsivitetin apo të mësuarin verbal.

Pijet dietike

Një nga shpijet më interesante të kohëve modern pa dyshim, por sa të shëndetëshme janë në të vërtetë?

Megjithëse nuk përmbajnë sheqer, këto pije rrisin rrezikun e shfaqjes së diabetit të Tipit 2.

Një studim i vitit 2019 nga Shoqata Amerikane e Zemrës vuri theksin tek një tjetër problem që pijet dietike mund të shkaktojnë.

Studiuesit analizuan të dhëna nga 81.000 gra dhe tek shumica që kishin pësuar një ishemi apo goditje në trru e përbashkëta ishte konsumimi i pijeve dietike çdo ditë./AgroWeb.org

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara