Kronika e zezë

Pesë të lënduar pas një aksidenti në Gjilan

Publikuar

Pesë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.

Policia raporton se dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën VË Jetta me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe godet një urë betoni.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit, ku dy prej tyre si pasojë e lëndimeve të renda janë transportuar ne QKUK Prishtinë.

Kronika e zezë

​Mosmarrëveshje në komunikacion, pesë persona përfshihen në përleshje

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në Podujevë për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47. Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Vritet një grua në Ferizaj

Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Publikuar

nga

Një grua ka mbetur e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe një burrë ka mbetur i plagosur sot në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Për pasojë nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestar, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull, i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, porse policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Shpërthim në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

Policia ka thënë se bëhet fjalë për një granatë dore, nga shpërthimi i së cilës janë dëmtuar gjashtë vetura.

Publikuar

nga

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premten në rrugën “Zekirija Cana” në kryeqytet. Policia ka thënë se bëhet fjalë për një granatë dore, nga shpërthimi i së cilës janë dëmtuar gjashtë vetura.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, ka thënë Policia.

Policia ka bllokuar rrugën për lëvizje dhe njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese e ka pastruar terrenin.

“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka shtuar Policia.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Kontrabandë me mish në Leposaviq, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Policia bën të ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Publikuar

nga

Një rast i kontrabandimit me mallra, produkte të mishit, ka ndodhur të enjten në komunën e Leposaviqit, njofton policia.

Sipas policisë një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 ton mish pule, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë rënë në një përrua. Policia bën të ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Leposaviç 11.04.2024-19:40. Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart. Njësitet policore relevante ne bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrur me rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara