Lajmet

Pesë sekrete për të humbur peshë në çdo moshë

Published

on

Me kalimin e viteve, nyjet tuaja dhe muskujt bëhen më të dobët dhe më pak të qëndrueshëm. Ato bëhen më të ndjeshëm për shkak edhe të metabolizmit të dobët.

Njerëzit djegin 1 deri në 2 për qind më pak yndyrë çdo dekadë që kalon nga jeta e tyre. Por, ka nga ata të cilët kanë dëshirë të kenë trup në formë pavarësisht kalimit të viteve.

Fatmirësisht, ka disa sekrete të vogla që duhet të ndiqni në mënyrë që t’ju ndihmojnë të humbni peshë shpejt pa marrë parasysh moshën që keni.

Ngrini pesha
Nëse dikush ankohet se nuk mund të humbasë peshë, kjo është për shkak të masës së muskujve. Muskujt janë më aktivë se yndyra, kështu që ata kërkojnë energji dhe rritje të metabolizmit. Megjithatë, ky i fundit ngadalësohet kur ju humbni muskuj, ndaj duhet të ngreni sa më shumë pasha në mënyrë që të keni muskuj të qëndrueshëm dhe të fortë.

Jini të vëmendshëm ndaj hormoneve
Me kalimin e viteve, hormonet mund të bëhen të çekuilibruara. Nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj niveleve të hormoneve, atëherë trupi juaj mund të shndërrohet në një depozitë akumuluese të yndyrës.

Bëni ushtrime të lehta
Duhet të bëni disa ushtrime të lehta si yoga apo çiklizëm në mënyrë që të mbani aktiv trupin dhe nyjet tuaja.

Ndryshoni dietë
Kjo është pjesë e rëndësishme për të humbur peshë. Sigurohuni që ju të merrni ushqime me vlera ushqyese të mjaftueshme dhe me sa më pak kalori, në mënyrë që të mbani peshën në kontroll.

Mos lejoni stresin t’ju kontrollojë
Jeta bëhet më e vështirë me kalimin e moshës, por ju nuk duhet të lejoni stresin të kontrollojë jetën tuaj. Këtë mund ta shmangni nësë shkoni në palestër ose duke bërë gjërat që ju keni më shumë për zemër.

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Lajmet

Caktohet prokurori i ri për rastin e fletëvotimeve në Mitrovicë

Published

on

By

Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është caktuar si prokuror përgjegjës për hetimin e rastit të fletëvotimeve në këtë qytet, shkruan Ekonomia Online.

Deri më tani, rastin e ka trajtuar prokurori Shpejtim Peci, por ai tashmë është zëvendësuar nga Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara