Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Rastet kanë ndodhur në komuna të ndryshme.

Published

on

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Në Gllogoc një femër ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari që është bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një ankuese femër në Prishtinë ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë 300 euro para. I dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. Edhe në Gjakovë është raportuar për dhunë në familje. Viktima femër ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kishte dhunë psikike nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Në Rahovec një mashkull derisa ishte në ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht një femër dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Edhe në Mitrovicë të Veriut ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Një mashkull ka shkuar në vendin e punës të ish-bashkëshortes së tij, ka sulmuar fizikisht atë dhe një koleg të saj mashkull. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./UBTNews/

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjenden 84 fishekë te një person në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar 84 fishekë te një i dyshuar gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara