Lajmet

Pesë qytetet e famshme të lashtësisë, që sot nuk ekzistojnë

Falë arkeologëve, humbja një qyteti është sot më e lehtë të studiohet.

Published

on

Duket si diçka e pabesueshme, që një qytet i tërë mund të pushojë një ditë së ekzistuari.

Një metropol i sofistikuar i artit, arkitekturës, mbretërve, mbretëreshave, ushqimit dhe tokës bujqësore, mund të lulëzojë për shekuj dhe më pas papritur, për arsye nganjëherë misterioze, të humbasë në pluhurin e kohës.

Por falë arkeologëve, humbja pa nam e nishan e një qyteti (gjithnjë nëse nuk bëhet fjalë për Atlantidën) është sot më e lehtë të kuptohet e studiohet se kurrë më parë. Kjo pasi sot studiuesit janë shpesh në gjendje të zbardhin arsyet që i dhanë formë disa prej qyteteve të lashta dhe më të iluminuara në botë.

Pompei

Ishte gati mesdita e 24 gushtit të vitit 79 pas Krishtit, kur qyteti i lulëzuar i Pompeit afër Napolit të sotëm në Itali, u varros nën hirin dhe gazrat helmuese të malit vullkanik të Vezuvit. Qyteti është sot një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike në botë, pasi shtresat e hirit e ruajtën me shumë saktësi reliket e qytetit dhe banorëve të tij.

Keitlin Baret, arkeologe në Universitetin Kornell, që ka kaluar shumë kohë duke gërmuar në zona të Pompeit, mbetjet na mësojnë shumë mbi historinë e njerëzimit. Gati 2000 trupa janë gjetur në Pompein e lashtë, shpesh në momentet kur u përpoqën deri në fund për t’i shpëtuar vdekjes.

“Këto janë kujtime të brendshme, jo vetëm të dhimbjes së momenteve të tyre të fundit, por edhe të humanizmit të tyre” thotë Baret. Por përpara vdekjes dhe shkatërrimit të asaj dite të tmerrshme, Baret thotë se Pompei kishte qenë një qytet i gjallë dhe i pasur.

Ajo thekson se kopshtet ishin një “vend prodhimi dhe rekreacioni”. Mostrat e tokës tregojnë se rrushi dhe ulliri kultivoheshin shpesh me gjasë nga skllevër të aftë. Qyteti ishte i njohur si shumë kozmopolit, pasi banorët e tij shkonin për pushime në Egjipt, dhe kjo sipas Baret, përshkruhet në mozaikë të përpunuar brenda shtëpive të pasura të Pompeit.

Persepolis

I vendosur në Iranin jugperëndimor, qyteti antik i Persepolis u themelua në vitin 518 para Krishtit nga Dari i Madh, i njohur si një nga sundimtarët më të rëndësishëm të dinastisë Akamenide. Pallati mbretëror ishte një kryevepër arkitekturore në mesin e shkretëtirës.

Por arritja më e madhe e qytetit antik, ishte sistemi i tij i ujitjes nëntokësore i quajtur qanat. Sipas ekspertëve, pjesa më e madhe e suksesit të perandorisë i detyrohet menaxhimit të kujdesshëm të ujit. Në fakt, qanat është ende në përdorim sot. Mjerisht, qyteti u dogj i gjithi në vitin 330 para Krishtit, kur Aleksandri i Madh e pushtoi dhe e shkatërroi.

Mesa Verde

Midis viteve 550-1281 pas Krishtit, në shkretëtirat jugperëndimore të Kolorados së sotme në SHBA, një popullsi prej mbi 3.000 banorëve, gdhendën disa nga banesat shkëmbore më të ndërlikuara që gjenden në Amerikën e Veriut.

Këto strukturat variojnë në madhësi nga 1 deri në 150 dhoma. Banesat dhe arkitektura e këtyre shtëpive prej guri janë mbresëlënëse ende sot, thotë Skot Ortman, antropolog në Universitetin e Kolorados.

Por sipas tij edhe më madhështor ishte arti që ata lanë pas. “Virtuoziteti dhe ngjyrosja e pikturave në qeramikën e tyre, është vërtet shumë e bukur. Artet e tekstilit ishin gjithashtu të dekoruara shumë mirë, bashkë me sandalet e endura imët”- thotë Ortman.

Kjo tregonte një shoqëri që e shijonte shumë kulturën dhe artet. Qytetërimi lulëzoi deri pak para shekullit XIV-të. Ortman thotë sot gjenden ende shenja të shpërbërjes së një shoqërie të suksesshme me gjasë, për shkak të një thatësire të zgjatur që shkaktoi një luftë midis njerëzve.

Kartagjena

E vendosur në periferi të Tunizit në Tunizi, Kartagjena është një perlë legjendare e antikitetit. Qyteti ishte shtëpia e Hanibalit , i konsideruar gjerësisht si një nga komandantët ushtarakë më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë bota. Thuhet se ai udhëtoi me elefantë nëpër Alpe për të luftuar kundër ushtrive romake, teksa synonte pushtimin e Romës.

I themeluar nga fenikasit në shekullin IX Para Krishtit, qyteti i madh i vendosur në Gjirin e Tunizit u rrafshua gjatë Luftërave Punike në vitin 146 para Krishtit. Më vonë u rindërtua nga romakët, por pak ka mbetur nga rrënjët e tij të hershme fenikase.

Në qytetin e rindërtuar, cisternat dhe akuiferët e mëdhenj romakë mbanin ujë që përdorej në banjat publike të përpunuara që ishin të pajisura me sauna, pishina dhe më shumë se 100 dhoma prej mermeri. Më vonë, edhe qyteti i ndërtuar nga romakët do të binte pas pushtimit nga arabët në shekullin e VII.

Tikal

Ky qytet i lashtë, i fshehur në pyjet tropikale të Guatemalës, ishte një metropol i lulëzuar midis viteve 200-900 pas Krishtit, derisa u braktis duke lënë pas rrënojat e tij mistike. Në kulmin e tij në periudhën e vonë klasike (vitet 600- 900 pas Krishtit), qyteti ka të ngjarë të ketë pasur një popullsi prej 40.000-60.000 banorësh.

Stefën D. Hjuston, arkeolog në Universitetin Braun, thotë se qyteti ishte në gjendje të kishte një popullsi aq të madhe për shkak të bujqësisë së zhvilluar në tokat kënetore që e rrethonin. Sot, studiues si Hjuston përdorin një teknologji të re të quajtur LiDAR për të kërkuar strukturat antike në qytetin e humbur. LiDAR përdor lazerin pulsues nga avioni, për të identifikuar reliket e lashta të varrosura nën tokë. Dhe ato janë të shumta. “Pallatet e përhapura, tregojnë qendrat e tij të qeverisjes, si dhe piramidat kushtuar perëndive të lashta, dhe atyre që strehonin mbetjet e mbretërve të mëdhenj të qytetit”-thotë Hjuston.

Por rreth shekullit IX pas Krishtit, qyteti i madh u braktis. Një studim i publikuar vitin e kaluar në “Scientific Reports”, teorizon se arseja kryesore mund të ketë qenë ndotja e ujit të pijshëm, për shkak të algave toksike të gjetura në rezervuarët e lashtë. / Discover Magazine – Bota.al

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara