Shëndeti

Pesë probleme që bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet

Bananet janë një prej ushqimeve më të konsumuara dhe më të shëndetshme në botë.

Published

on

Bananet janë fruta tropikale që bashkojnë energjinë, mineralet dhe vitaminat, të përshtatshme për të gjitha llojet e dietave, përfshirë edhe ato për humbje peshe. Bananet janë një prej ushqimeve më të konsumuara dhe më të shëndetshme në botë.

Shpesh njerëzit përpiqen t’i evitojnë bananet, sidomos në dietat për humbje peshe. Kjo për shkak të repuaticionit negativ të tyre, që konsiderohen si frut me më shumë kalori se avokadot. Megjithatë, një banane përmban vetëm 90 kalori për 100 gramë, kështu që në sasi të moderuara nuk është e dëmshme, përkundrazi mund të merrni benefite në shumë mënyra.

Ato janë një burim i madh sheqernash, mineralesh të ndryshme si kaliumi, magenzi, hekuri dhe beta-karoteni. Janë të njohura edhe për përmbajtjen e lartë të vitaminave, largimin e yndyrave nga trupi, etj.

Hipertensioni arterial

Bananet janë një burim i mirë kaliumi, mineral i cili mungon tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Këshillohet një banane në ditë, në mëngjes. Falë këtij rituali të mirë, presioni arterial mund të rikthehet në nivele optimale.

Bananet kundra depresionit

Shumë nejrëz që vuajnë nga depresioni ndihen më mirë pasi kanë ngrënë një banane. Hulumtuesit kanë zbuluar që bananet përmbajnë tripoftan, një aminoacid esencial që duhet të jetë prezent në dietën tonë sepse organizmi vetë nuk arrin ta sintetizojë. Kur hyn në trupin tonë, transformohet në serotoninë, e njohur ndryshe edhe si hormoni i lumturisë.

Bananet kundra stresit

Stresi mund të shkaktojë ndryshime në organizmin tonë dhe të bëjë që nivelet e kaliumit të ulen. Për t’i balancuar, është ideale të konsumoni një banane, spse është një nga burimet më të mira të kaliumit që mund të sigurojmë.

Problemet me tretjen

Bananet janë një nga ushqimet më të rekomanduar për të përmirësuar tretjen. Falë përmbajtjes së lartë të pektinës, një fibër që përshpejton tretjen dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi, bananet janë ideale për të trajtuar problemet me tretjen e ngadaltë. Përmbajnë gjithashtu probiotikë të cilët luftojnë inflamacionin dhe largojnë fryrjen e tensionin.

Sindromi premenstrual

Duke qenë të pasura me vitaminë B6, bananet kanë një efekt pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu vitaminat e grupti B ndikojnë në reduktimin e disa simptomave të sindromit menstrual që prek mijëra gra. Konsumi i tyre ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të shkaktuar mbajtja e lëngjeve në bark, që ndodh më shpesh në këtë fazë të ciklit menstrual.

Ato gjithashtu  përmirësojnë humorin dhe qetësojnë nervat dhe mund të jenë të dobishme gjatë këtyre ditëve ku tensioni është më i lartë.

Shëndeti

Shenjat alarmante të mungesës së proteinave në trup

Published

on

Lista e roleve që luajnë proteinat në trup është e gjatë. Ky element ushqyes është i nevojshëm për të ndërtuar dhe riparuar muskujt, indet, gjakun, kërcet, kockat dhe lëkurën.

Proteinat janë të rëndësishme për prodhimin e hormoneve dhe kimikateve që rregullojnë një sërë procesesh trupore. Pa sasinë e mjaftueshme të proteinave në dietën tonë, është shumë e vështirë të jemi të shëndetshëm.

Nuk është për t’u habitur pse shumë vegjetarianë ose njerëz që mbajnë dieta të forta kufizuese, vuajnë nga simptoma të ndryshme të mungesës së proteinave. Duke konsumuar ushqime që përmbajnë pak ose aspak proteina, trupi nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të shfrytëzojë proteinat e tij, duke shkaktuar ‘tretjen’ e indeve ku ruhen proteinat, si në muskuj. Ka disa shenja paralajmëruese që do të përjeton nëse vuani nga mungesa e proteinave:

Faqe të ënjtura – Kjo nuk është shkaktuar nga yndyra e tepërt siç mund të dyshoni, por nga inflamacioni i gjendrave të pështymës. Gjendja ndodh nëse ka një çekuilibër të vazhdueshëm të proteinave e karbohidrateve tek ju.

Sy të ënjtur – Edema është shkaktare e syve të ënjtur, një gjendje në të cilën lëngu i tepërt mblidhet në inde. Kjo ndodh se proteinat janë një nga përbërësit që rregullojnë ekuilibrin e lëngjeve në trupin tuaj.

Duar të fryra – Edhe kjo ka të bëjë me mbledhjen e ujit në inde, e njohur si edemë. Ekziston një shumëllojshmëri gjendjesh shëndetësore që çojnë në edemë dhe një prej tyre është mungesa e proteinave.

Flokët e dobët – Kjo gjendje mund të ketë disa shkaktarë. Një prej tyre është të mos kesh një dietë të pasur me proteina. Kjo nuk duhet t’ju vijë si surprizë, pasi e dini që flokët kryesisht përbëhen nga proteina.

Tharje e tepërt e lëkurës – Mosmarrja e mjaftueshme e proteinave shkakton tharje të lëkurës dhe zona të skuqura. Mungesa e proteinave ju bën më të ndjeshëm ndaj djegieve nga dielli gjithashtu.

Përgjumje ose mjegull truri – Energjia dhe funksionet konjitive ndikohen kur ulet niveli i proteinave. Proteinat janë jetike për prodhimin normal të hormoneve. Disa nga këto hormone kanë lidhje me stresin , prodhimin e energjisë dhe vigjilencën mendore.

Për të shmangur këto probleme është e rëndësishme të merrni mjaftueshëm proteina. Ka një formulë të thjeshtë për të llogaritur sa proteina duhet të konsumojmë çdo ditë: pesha juaj në pound/2=sasia e nevojshme e proteinave në gramë.

Continue Reading

Shëndeti

Pse ndodhë tringëllima në vesh?

Published

on

Veshët njëjtë si sytë janë ndër pjesët më të rëndësishme të trupit. Mjafton që njëri prej tyre të dhembë e ndjesia është e padurueshme dhe stresuese për organizmin.

Gjatë jetës njerëzit mund t’i përjetojnë këto dhimbje e sidomos në mosha të vogla, mund të ndodhin për një sërë arsyesh, duke nisur që nga futja e ujit në vesh, infeksionet apo sëmundjet specifike që mund ti prekin ato.

Gjithsesi është vënë re edhe një tjetër lloj gjendje që krijohet tek veshët. Quhet pulsimi, zhurma apo tringëllima e veshit dhe shkakton pikërisht veprimet e përmendura më parë. Shpesh njerëzit ankohen se veshët zhurmojnë duke mos e kuptuar shkakun e kësaj gjendje.

Pse tringëllojnë veshët?

Nëse ju pulson njëri apo të dy veshët shkaqet janë të njëjtat dhe fshihen thellë në organizmin tuaj, kjo gjendje vazhdon me ditë jave e muaj të tërë dhe kthehet në një stres të vazhdueshëm për këdo që e përjeton.

Intensiteti më i madh i zhurmës ndihet kur shtriheni për të pushuar apo fjetur. Ky puls i vogël brenda kokës nuk ju lë të pushoni të qetë dhe ju streson. Arsyet pse kjo gjendje zhvillohet fillojnë që nga presioni i lartë i gjakut, problemet me venat, anemia apo arterioskleroza.

Sëmundjet që e shkaktojnë

Problemet me enët apo venat e gjaku prekin shumë njerëz duke bërë që qarkullimi të mos jetë i mirë, venat që kalojnë pranë veshit dhe çojnë gjakun në tru, krijojnë zhurmë për shkak se mund të jenë të dëmtuara a me probleme. Presioni i lartë i gjakut ose tensioni i lartë është tjetër arsye. Kur gjaku lëviz me shpejtësi të ndryshme apo të shpejtë, zhurma do të jetë e pranishme në vesh.

Kjo mund të vijë nga sëmundje të ndryshme që shkaktojnë hipertension ose gjatë periudhave të stresit, abuzimit me alkoolin apo kafeinën. Anemia ose tiroidja hiperaktive bëjnë që gjaku të lëvizë shpejt në trup, duke shkaktuar zhurma tek venat që kalojnë pranë veshëve tuaj.

Arterioskleroza njihet si sëmundja që i bllokon arteriet dhe enët e gjakut duke i bërë më pak fleksibël. Gjaku që kalon tek veshi i mesit, lëviz me vështirësi dhe me forcë duke bërë që të ndjeni zhurmë tek dy veshët. Një tjetër arsye mund të jenë edhe tumoret e kokës apo të qafës.

Efektet anësore

Pulsimi apo tringëllimi i veshëve kthehet në një problem për këdo që e përjeton, shkakton një sërë efektesh tjera anësore, duke filluar nga dhimbja e kokës, marramendja, të përzierat, stres, probleme me shikimin apo humbje të dëgjimit.

Si ta ndaloni?

Nëse kjo zhurmë vazhdon për javë e muaj konsultoheni me një specialist, kjo pasi, nën këtë rrahje të veshit fshihen një sërë sëmundjesh tjera. Mundohuni të gjeni shkakun që zhurma të pushojë gradualisht. Kur shtriheni fokusoheni tek një zhurmë tjetër e jashtme. Mjekët sugjerojnë disa makineri të posaçme, që përdoren për të gjeneruar një zhurmë të lehtë në dhomë, në mënyrë të harroni zhurmën e veshit. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

5 dhimbje që nuk duhen injoruar kurrë

Published

on

Kur bëhet fjalë për urgjenca shëndetësore, mjekët shohin gjithçka. Janë ata që njerëzit i drejtohen me shpejtësi kur diçka serioze shkon keq.

Por, çfarë quhet vërtet “serioze”?

Dhimbja është subjektive dhe nuk ka rregull të përgjithshëm që vlen për të gjithë. Disa lloje dhimbjesh janë sinjale alarmi që s’duhen injoruar. Më mirë të dëgjosh që s’ke asgjë, sesa të pendohesh që nuk ke shkuar tek mjeku në kohë.

Ja cilat janë dhimbjet që kërkojnë vëmendje mjekësore menjëherë:

Dhimbje e papritur që nuk largohet – Nëse një dhimbje shfaqet papritur e nuk ikën, është sinjal që s’duhet neglizhuar. Sado e vogël të duket, nëse është e pazakontë dhe e fortë, konsultohu me mjekun. Në fund të ditës, është më mirë të jesh i kujdesshëm sesa të pendohesh.

Dhimbje në gjoks – Kur flasim për dhimbje gjoksi, shumicës i shkon mendja te sulmi në zemër. Një dhimbje e papritur në këtë zonë, sidomos nëse nuk e ke ndier më parë, është një arsye e mirë për të shkuar tek mjeku menjëherë. Dhimbja mund të sinjalizojë edhe probleme tjera serioze, si mpiksje gjaku në mushkëri apo shqyerje e një ene të madhe të gjakut. Pra, është një dhimbje që nuk duhet marrë lehtë.

Dhimbje në pulpë e shoqëruar me skuqje – Nëse ndien dhimbje në pulpë dhe ajo është e skuqur apo e fryrë, është shenjë e një tromboze të venave të thella. Kjo është gjendje e rrezikshme që çon në komplikacione serioze, sidomos nëse ke qëndruar shtrirë për një kohë të gjatë pas një operacioni ose pas një fluturimi të gjatë.

Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës, që ndihet si këputje – Mund të ndodhin për arsye të ndryshme, por dhimbja e fortë në pjesën e sipërme, që duket sikur po të “këput” nga brenda, është shenjë e një problemi serioz me aortën, enën më të madhe të gjakut në trup.

Dhimbje të caktuara në pjesën e poshtme të barkut – Barku është një nga zonat më të ndërlikuara kur bëhet fjalë për dhimbje. Dhimbja në njërën anë të barkut ose në shpinë, e shoqëruar me temperaturë, tregon infeksion në veshka. Nëse ke edhe përzierje apo të vjella, mund të jetë apendesiti. Në çdo rast, këto lloj dhimbjesh nuk duhen injoruar. Nëse ndien ndonjë nga këto dhimbje, mos prit të shohësh “si do shkojë”. Është më mirë të konsultohesh me një profesionist shëndetësor sesa të rrezikosh shëndetin tënd. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Pesë shprehi të mëngjesit që ndikojnë të shtoni peshë

Published

on

Të gjithë kemi qenë në këtë situatë, angazhohemi të heqim disa kile, por duken të jenë të përkushtuara për t’iu qëndruar besnikë juve. I keni provuar të gjitha, masni porcionin e ushqimit, nuk konsumoni ushqim të shpejtë, qëndroni larg alkoolit, mirëpo ku është problemi?

“Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë kur përpiqen të humbin peshë është se fillojnë ditën e tyre në këmbë të gabuar”, thotë Susan Peirce Thompson, presidente e Institutit për Humbje të Peshës së Qëndrueshme. Këto momente e para të zgjimit i hedhin themelet për zgjedhjet të cilat do ti bëni gjatë ditës, prandaj është qenësore që të krijoni zakone të mira të cilat të mund ti zbatoni edhe nëse ju jeni ende të përgjumur.

Flini më gjatë se ç’duhet

Ne të gjithë e kemi dëgjuar se mungesa gjumit mund të shkaktojë shtim në peshë, në sajë të niveleve të larta të kortizolit- hormon stimulues i oreksit në trup. Por kjo del të jetë e kundërta –nëse ju flini shumë gjumë – nuk mund të jetë shumë gjë e mirë për ju. Një studim në revistën PLUS One zbuloi se gjumi më shumë se 10 orë në natë ngriti gjithashtu rrezikun për të pasur një BMI (Indeksi i Masës Trupore) më të lartë krahasuar me ata që morën shtatë deri në nëntë orë në natë.

Bëheni gati në errësirë

Autorët e studimit sugjerojnë se njerëzit që ekspozohen rrezeve të diellit në mëngjes herët kishin BMI dukshëm më të ulët se ata që nuk ekspozohen, pavarësisht se sa konsumuan ushqim. Sipas studimit, vetëm 20 deri në 30 minuta të ditës është e mjaftueshme për të ndikuar BMI, edhe kur qielli është i mbuluar me re. Kjo për shkak se trupi juaj e sinkronizon orën tuaj të brendshme – përfshirë edhe metabolizmin tuaj të kalorive – duke përdorur valët e dritës blu nga dielli i mëngjesit të hershëm si një udhëzues.

Nuk e rregulloni shtratin në mëngjes

Një studim i Fondacionit Kombëtar të Gjumit zbuloi se ata të cilët rregullojnë shtratin e tyre kishin 19 për qind më shumë gjasa të flinin një gjumë të mirë të natës në krahasim me ata që nuk vepronin njësoj. Dhe meqenëse gjumi kënaqshëm lidhet me BMI më të ulët, përse mos ta bëni këtë zakon? Kjo mund të tingëllojë si gjë e kotë, por Charles Duhigg, autor i librit Fuqia e Shprehisë, shkruan në librin e tij se rregullimi i shtratit tuaj në mëngjes mund të nxis sjellje të tjera të mira, siç është përgatitja e drekës së shëndetshme.

Nuk e matni peshën tuaj rregullisht

Kur studiuesit e Universitetit Cornell zbuluan 162 gra dhe burra mbipeshë për dy vjet, ata gjetën se ata që peshonin veten çdo ditë ishin më të suksesshëm në humbje të peshës dhe në mbajtja të saj. Koha më e mirë për tu matur është në të është gjëja e parë në mëngjes, kur pesha juaj është në nivelin më të ulët, thotë Lisa Jones, R.D., zëdhënëse e Akademisë së Ushqimit dhe Dietetikës në Pensilvani. Jo vetëm që matja do të jetë më e saktë por pas një nate të metabolizimit, gjithashtu ju do të mbani më pak peshë uji.

Hani shumë pak apo fare në mëngjes

Personat që konsumojnë një mëngjes të ekuilibruar që përmbanin 600 kalori proteina së lehta, karbohidratet dhe diçka pak të ëmbël rezultonin me më pak ndjenja urie dhe më pak dëshira për të ngrënë gjatë gjithë ditës në krahasim me ata që në mëngjes marrin 300 kalori. Nivelet e hormonit të urisë ngelen të ulëta pas ngrënies së ushqimit. Kënaqja e dëshirave të tua në mëngjes mund t’ju ndihmojë që të mos ju ndjeheni të privuar dhe të mos tundoheni të hani shumë më vonë gjatë ditës.

Continue Reading

Të kërkuara