Lajmet

Pesë nga idetë më të çuditshme për të luftuar ndryshimet klimatike

Ja cilat janë disa nga idetë më befasuese, që kanë propozuar shkencëtarët për të ndalur ndryshimin e klimës.

Published

on

Kur flitet për luftën ndaj ndryshimeve të klimës, sa më shumë ide të ketë, aq më mirë është, të paktën në parim. Ndërsa këto zgjidhje kreative mund të duken në fillim të nxituara, nëse do të kishte ndonjëherë një kohë për të mirëpritur ide kreative dhe madje të çmendura, ajo është pikërisht tani. Ja cilat janë disa nga idetë më befasuese, që kanë propozuar shkencëtarët për të ndalur ndryshimin e klimës.

1. Pemët mekanike

Çfarë mund të bëhet nuk ka pemë të vërteta? Të mbjellim pemë artificiale. Profesori i inxhinierisë Klaus Lakner, ka shpikur një pemë mekanike, e cila është projektuar e enkas qëtë kapë karbonin. Sipas Universitetit Shtetëror të Arizonës, pema do të jetë 10 metra e lartë, e projektuar për të kapur karbonin që ndodhet në ajër. Pema e parë, e cila ndodhet në kampusine Universitetit të Arizonës, do të kapë 91 kg karbon në ditë. Lakner shpreson të përmirësojë teknologjinë në mënyrë që “fermat e pemëve” të mund të kapin deri në 1000 ton karbon në ditë.

2. Ndërtimi i mureve nënujore për të bllokuar zhvendosjen e akullnajave drejt zonave më të ngrohta

Kur uji i ngrohtë i oqeanit përplaset me akullnajat, i shkrin ato me një shpejtësi alarmante.Kjo është arsyeja pse disa shkencëtarë kanë sugjeruar ndërtimin e mureve nënujore për të mbrojtur akullnajat nga ky ujë gjithnjë e më i ngrohtë. Madhësia e murit do të varet nga madhësia e akullnajës.  

Për shembull, akullnaja e Grenlandës do të kërkonte një mur 4.8 km të gjatë dhe 159 metra të lartë. “Ne besojmë se kjo metodë mund të vonojë shkrirjen e akullit tokësor të Groenlandës dhe Antarktidës, duke blerë kohë shumë të vyer për të trajtuar ngrohjen globale”- shkruajnë autorët e studimit të kryer në vitin 2018.

3. Zbehja e rrezeve të Diellit

Studiuesit në Universitetin e Harvardit, propozojnë idenë e zbehjes së rrezeve të Diellit me karbonat kalciumi. Sipas një studimi të gushtit 2018 të botuar në revistën “Nature”, aerosoletdo të imitonin efektet e hijes së shkaktuar nga shpërthimi i vullkaneve. Dihet që pas shpërthimeve të mëdha vullkanike si El Chichón dhe Malit Pinatubo, Toka përjetoi një periudhë ftohjeje për shkak të sasisë së reduktuar të dritës së diellit.  

4. Spërkatja me grimca xhami e akullit në Arktik

Një projekt me bazë në Kaliforni përmban një ide inovative:të spërkasë me një shtresë të hollë mikrosferash prej xhami (HGM) akullin në Arktik për të rritur aftësinë e tij për të reflektuar rrezatimin e diellit. Mendohet se kjo shtresë e hollë qelqi do të mbronte akullin më të ri, që është shumë i ndjeshëm ndaj shkrirjes, derisa të shndërrohej në një “akull shumëvjeçar shumë reflektues”.

5. Një bojë ftohëse ultra e bardhë

Studiuesit në Universitetin Pardju, kanë dalë me një ide të çmendur për të luftuar ndryshimin e klimës:të lyhet gjithçka me të bardhë. Bojë e tyre e re ultra e bardhë, është më shumë se 98 për qind reflektuese, gjë që e lejon atë të ulë temperaturën e sipërfaqeve të nxehta për periudha më të gjata kohore.

Shkencëtarët pretendojnë se lyerja e 1000 metra katrorë të një sipërfaqeje me këtë bojë mund të ketë një fuqi ftohëse prej 10 kilovatësh. Sipas  Forumit Ekonomik Botëror, në qytetet që po nxehen me ritme alarmante, kjo bojë mund të ndihmojë që temperatura të ulet disi, të paktën për njëfarë kohe./Bota.al

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara