Shëndet

Pesë llojet e ushqimeve dietike që duhet t’i blini

Një regjim i mirë duhet të përmbajë të paktën pesë produkte ose ushqime dietike të cilat përfshihen në receta të përditshme.

Published

on

Sipas dietologëve hapi i parë drejt një trupi të shëndetshëm është ushqimi që konsumoni çdo ditë.

Një regjim i mirë duhet të përmbajë të paktën pesë produkte ose ushqime dietike të cilat përfshihen në receta të përditshme. 

AgroWeb në bashkëpunim me Gourmania ju sugjerojnë pesë produkte dietike që mund t’i konsumoni në çdo moment gjatë regjimit tuaj.

  1. Reçel dietik

 Reçeli konsumohet në mëngjes, në një vakt të shpejtë gjatë ditës apo në ëmbëlsira të ndryshme.

Megjithëse një produkt i ëmbël, nëse zgjidhni të duhurin, ju mund të konsumoni reçel çdo ditë.

Në Gourmania ju mund të gjeni reçel dietik me shije manaferre, boronice dhe sheqer të reduktuar.

  • Drithra

Drithrat janë pjesë e pandashme e regjimit ushqimor dhe larmishmëria e tyre është e madhe.

Kjo ofron edhe në sektorin ushqimor të dietës në Gourmania, shumë produkte të shijshme.

Ju mund të zgjidhni një vakt të lehtë me quinoa, thjerrëza, kuskus, hikërr apo bishtajorë.

Në Gourmania ju mund të gjeni çdo produkt dietik të prodhuar nga kompania Teuta.

  • Qumësht

Nëse jeni në dietë nuk keni pse hiqni dorë nga qumështi, por ta zëvendësoni atë.

Në këtë pikë për të mbajtur trupin në formë duhet të zgjidhni qumësht orizi, qumëshet lajthish, qumësht bajamesh.

Këto lloje qumështi përmbajnë jo më shumë se 100 kalori për çdo porcion dhe shumë pak karbohidrate.

Kjo i bën ata perfekt për t’i shijuar kur mbani dietë apo një regjim ushqimor. 

Nëse po kërkoni për një të tillë kërkoni në Gourmania qumësht nga Riso Scotti me shije të ndryshme.

  • Kefir

Kefiri është një nga produktet më të kërkuara të momentit për të gjithë ata që i janë përkushtuar jetesës së shëndetshme.

Kefiri është një probiotik natyral dhe një mënyrë e mirë për të humbur në peshë.

Kjo sepse përmban  kalcium vitaminë K2, B2,B12 të cilat ulin kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Por shpesh kefiri është i vështirë për tu gjetur, prandaj Gourmania e sjell në Shqipëri me disa shije të ndryshme.

Kefiri vjen në tre shije të ndryshme në formën e pijes.

Atë mund ta prdorni në vend të kosit apo qumështit për ta konsumuar direkt apo në receta.

  • Bukë integrale

 Buka është një pjesë e përditashme e regjimit ushqimor, prandaj duhet të jetë gjithnjë e shëndetshme e dietike.

Në këtë mënyrë jeni më të mbrjotur nga kilogramët e tepërt.

Ekspertët e Gourmania përgatisin çdo ditë bukë të freskët e natyrale integrale, por edhe formate të paketuara.

Produktet integrale si buka e paketuar Roberti apo galetat e orizit integrale SCOTTI janë perfekte për t’u shijuar duke mbajtur trupin në formë./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Djathi, një aleat i mundshëm kundër plakjes së trurit

Published

on

Një studim japonez tregon se edhe konsumimi i moderuar i djathit një herë në javë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe të ulë rrezikun e demencës, sipas news-medical.net.

Demenca është një problem shëndetësor në rritje, që pritet të prekë mbi 150 milionë njerëz deri në 2050.

Pavarësisht përparimeve mjekësore, trajtimet mbeten të kufizuara, duke bërë dietën një faktor të rëndësishëm mbrojtës.

Djathi përmban komponime bioaktive si vitamina K2, peptide dhe probiotikë, që mbrojnë qelizat nervore përmes veprimit antiinflamator dhe metabolik.

Studimi përdori të dhëna nga Studimi Gerontologjik i Japonisë (JAGES) 2019 dhe gjeti se personat mbi 65 vjeç që konsumonin djathë të paktën një herë në javë kishin 21-24% rrezik më të ulët të demencës dhe një ndryshim prej rreth 7,7 ditësh në kohën mesatare të mbijetesës krahasuar me të tjerët.

Rezultatet sugjerojnë se edhe zakonet e thjeshta dietike, si konsumimi i moderuar i djathit, mbështesin shëndetin kognitiv gjatë plakjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shijoni vjeshtën me 5 ushqime kryesore për energji dhe shëndet

Published

on

Vjeshta është stina ideale për fruta, perime dhe ushqime nëntokësore që ndihmojnë në humbjen e kilogramëve, mbrojtjen e zemrës dhe forcimin e imunitetit.

Kungulli i artë – i njohur si mbreti i vjeshtës, mund të përdoret në byrek, supa apo ëmbëlsira. Mund të piqet në furrë dhe të shoqërohet me kajmak dhe arra, duke shijuar vlerat e tij të pasura ushqyese.

Kërpudhat – të pasura me vitaminë B, selenium, zink dhe kalium, ofrojnë energji, pak kalori dhe mbrojnë zemrën falë vlerave antioksiduese.

Lulelakra – një perime super e shëndetshme me vitamina B, C, K, Omega-3 dhe fibër. Përmban sulforafan, substancë që ndihmon në luftimin e qelizave të dëmshme dhe përmirëson tretjen.

Molla – fruti i shëndetshëm që mbron zemrën dhe ul rrezikun e diabetit tip 2. Konsumi i dy mollëve në ditë përmirëson kolesterolin dhe ul sheqerin në gjak.

Dardha – e pasur me fibër, vitamina B2, C, E, bakër, kalium dhe antioksidantë. Konsumimi i saj, veçanërisht me lëkurë, ndihmon në rregullimin e sheqerit dhe mirëmbajtjen e peshës trupore.

Vjeshta sjell bollëk të ushqimeve që janë të shijshme dhe njëkohësisht të dobishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mos hani çokollatë pas orës 3 të pasdites!

Published

on

Kur bëhet fjalë për një gjumë të mirë, shumica e njerëzve e dinë të shmangin përdorimin e telefonit para gjumit ose konsumimin e kafesë dhe alkoolit.

Por, sipas dietologes britanike Frances Ralph, disa ushqime që shpesh neglizhohen mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.

Në një intervistë për Metro.co.uk, Ralph këshillon që konsumimi i çokollatës të shmanget pas orës 15:00.

“Mund të mendoni se dy copa çokollatë e zezë pas darkës janë të shëndetshme për shkak të antioksidantëve, por sabotojnë gjumin në heshtje,” shpjegon ajo.

Çokollata e zezë përmban kafeinë dhe teobrominë, dy stimulues që zgjojnë sistemin nervor. Vetëm 20 gramë çokollatë e zezë mund të kenë aq kafeinë sa një filxhan i vogël çaji jeshil, ndërsa teobromina mund të qëndrojë në trup për 6–8 orë, duke ndikuar në gjumin e natës.

“Nëse ju pëlqen çokollata, shijoni më herët gjatë ditës, para orës 15:00, kur trupi mund t’i përpunojë më lehtë këta stimulues,” shton dietologia.

Por, çokollata nuk është e vetmja që mund të ndikojë keq. Ralph përmend edhe salcat me bazë domatesh, të cilat shkaktojnë refluks acid, si dhe djathrat e vjetër dhe mishrat e kuruar, të pasura me tiraminë, një substancë që nxit zgjimin dhe të pengojë gjumin e thellë.

Ekspertja këshillon që vakti i mbrëmjes të përfundojë tre orë para gjumit dhe të zgjidhen ushqime të lehta, pa stimulues “të fshehur”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shkencëtarët prezantojnë serumin që rikthen flokët në vetëm 20 ditë

Published

on

Një studim i fundit nga Universiteti Kombëtar i Tajvanit ka dhënë rezultate premtuese në luftën kundër rënies së flokëve.

Studiuesit zhvilluan një serum të thjeshtë, i cili aplikohet në lëkurë dhe sipas testeve të kryera në minj laboratorikë, stimulon rritjen e flokëve brenda tre javësh. Produkti mund të shndërrohet së shpejti në një trajtim të zakonshëm kozmetik për kujdesin e flokëve.

Serumi përmban acide yndyrore natyrale që nuk irritojnë lëkurën e veprojnë duke stimuluar qelizat dhjamore për të rigjeneruar folikulat e flokëve. Ky proces, që konsiderohej i vështirë për t’u arritur pa ndërhyrje kirurgjikale ose trajtime kimike intensive, tani mund të realizohet me një formulë të thjeshtë.

“E testova vetë në këmbët e mia për tre javë dhe pashë rigjenerim të dukshëm të flokëve,” tha profesori Sung-Jan Lin, autor i studimit, për New Scientist.

Ai dhe ekipi i tij kanë patentuar formulën dhe po përgatiten për testime klinike te njerëzit para se ta lëshojnë në treg.

Në eksperimentet fillestare, studiuesit përdorën substancë irrituese për të stimuluar sistemin imunitar të minjve, duke nxitur qelizat dhjamore të lëshonin acide yndyrore që aktivizonin qelizat burimore të folikulave të flokëve. Ata zhvilluan një version më të butë të serumit, i cili përmban acide oleike dhe palmitoleike të tretura në alkool, që nxisin rritjen e flokëve pa nevojën e stimulimit irritues.

“Këto acide gjenden natyrshëm në trupin tonë dhe në shumë vajra bimore, ndaj përdorimi i tyre është i sigurt,” shtoi prof. Lin.

Hulumtuesit theksojnë se serumi duhet të testohet ende në një numër më të madh vullnetarësh njerëzorë, por rezultatet janëpremtuese. Nëse testet klinike konfirmojnë efektivitetin, ky serum ofrohet si produkt kozmetik i zakonshëm për trajtimin e rënies së flokëve, pa nevojën e recetës mjekësore.

Trajtimet për rënien e flokëve përfshijnë ilaçe si minoxidil dhe finasteride, transplantime folikulash dhe terapi me lazer, që shkaktojnë efekte anësore si çrregullime hormonale ose depresion.

Ky zbulim tajvanez hapë rrugën për alternativë natyrale, efektive e pa efekte të rënda anësore për miliona persona që vuajnë nga alopecia në mbarë botën. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara