Lajmet

Pesë kinezë hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohet shoqëruesi i mitur

Published

on

Një person i mitur shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Seqisht në Han të Elezit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të Maqedonisë së Veriut të cilët dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. 

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, kurse 5 shtetasit kinezë janë depërtuar në Serbi.

Fsh. Seqishtë, Hani i Elezit 21.10.2025 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Rajoni

Begaj i kërkon Vietnamit ta njoh pavarësinë e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Shqipërisë, Pham Thi Thu Huong.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor./EO

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi, pritet zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga-s në Portugali

Published

on

Profesor Edmond Hajrizi, në Portugali, u prit zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga, zt. Ricardo Rio. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e UBT-së për ndërkombëtarizim dhe inkurajimin e bashkëpunimeve në nivele evropiane.

Braga, si një nga qytetet më të rëndësishme dhe më të vjetra në Portugali, ofron një potencial të madh për zhvillim, ku UBT mund të angazhohet drejtpërdrejt në projekte inovative për mobilitetin e së ardhmes.

Gjatë qëndrimit në Braga, Rektori Hajrizi pritet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Rajonal Minho, me theks të veçantë në akreditimet e përbashkëta në fushën e mjeksisë. Gjithashtu, programi i vizitës do të përfshijë takime në Politeknikun Braga, InvestBraga, si dhe me drejtuesit e Asociacionit të Ndërmarrësisë Minho, duke forcuar kështu lidhjet dhe mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës e së cilës i janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case).

Sipas Doganës së Kosovës pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).

“Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve./KP

Continue Reading

Lajmet

​Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht drejt përfundimit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është drejt përfundimit numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht.

Në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime të veçanta, në 38 komuna.

KQZ bën të ditur se pas përmbylljes së këtij procesi, gjatë ditës së mërkurë, në këtë qendër do të vijojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit të personave me nevoja të vçanta, i cili është zhvilluar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve dhe përmes ekipeve mobile.

Numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është më shumë se 3,467.

Rezultatet nga ky numërim do të pasqyrohen në platformën për rezultate, në rubrikën “Rezultatet QNR -Nevoja të veçanta (VPNV)”.

Në QNR, të martën është përmbyllur procesi i skanimit të Listës së Votuesve.

Skanimi mundëson krahasimin e pjesëmarrësve në votim në vendvotimet e rregullta me ata që kanë votuar me kusht. Qëllimi është të identifikohen rastet eventuale kur një person ka votuar dy here: në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara