Teknologji

Pesë industritë që po përfitojnë nga marketingu digjital

Në botën tonë të drejtuar nga kompjuterët dhe mobilët, marrëdhëniet ndërtohen përmes marketingut digjital.

Published

on

Çdo kompani ka nevojë për një plan digjital, por disa sektorë janë më të përshtatshme se tjerat për këtë lloj marketingu.

Në botën tonë të drejtuar nga kompjuterët dhe mobilët, marrëdhëniet ndërtohen përmes marketingut digjital. Kanë kaluar ditët e planeve të marketingut të përbëra nga ngjarjet personale dhe mediave tradicionale. Në vend të kësaj, tejkalimi i kufinjve përmes e-maileve dhe rrjeteve sociale tani është kritik për çdo përpjekje të kompanive. Është një situatë përshtatshmërie, dhe deri më tani, shumica e kompanive janë përshtatur me këto kanale marketingu të reja. Sipas një studimi nga Study Insights, 82 përqind e bizneseve kanë plan të definuar për marketingun digjital, qoftë në planin e tyre të marketingut ose në një plan digjital të ndarë.

Si konsumatorë, ne gjithmonë kemi qenë shënjestra e këtyre përpjekjeve të marketingut digjital. Inboxet tona janë të mbushura çdo ditë më emaile nga bizneset, dhe mediat sociale të mbushura me foto dhe video duke na inkurajuar neve të provojmë produktet dhe shërbimet e kompanive që i ndjekim ose, bazuar në algoritmat e reklamave, kompanitë që do të dëshironim t’i ndjeknim. Mesazhi është i qartë.

Por në mes të gjithë këtij bombardimi të marketingut digjital, një pyetje e madhe shfaqet, a i’a vlen? A po marrin kompanitë përfitime të plota, në përpjekjet e tyre të marketingut digjital? A po klikojnë ndjekësit, a po blejnë konsumatorët, dhe a po rriten markat e tyre personale në tregun botëror? Numrat thonë po sepse shumica e kompanive po kanë të paktën 5 dollarë të ardhura për çdo 1 dollar të shpenzuar në marketingun digjital. Haptazi, përfitimet e marketingut digjital janë më të mëdha në disa sektore se sa në disa tjerë. Këtu janë pesë industri të cilat po përfitojnë shumë nga përpjekjet e tyre të marketingut digjital.

1. Ligji

Mund të duket befasi, por industria e ligjit po ka shumë sukses në marketingun digjital. Përderisa mund të mos jetë një lëvizje tërësisht strategjike, sipas Greentarget’s 2013 State of Digital & Content Marketing Survey, vetëm një nga katër firmat e ligjit kishin strategji specifike të marketingut. Por firmat e ligjit po qëndrojnë jashtë blogeve.

Përfaqësuesit ligjorë janë individë inteligjentë të cilët janë të specializuar në komunikim. Në mënyrë specifike, ata janë të mirë në shpjegimin se si ligji punon dhe se si të përdorni shkathtësitë në argument. Në blogun e tyre individual të frimës, në LinkkedIn, dhe në website të spikatura si Medium dhe Huffington Post, këta përfaqësues ligjorë po shkruajnë postime të dobishme në blog për tema specifike ligjore. Njerëzit i gjejnë dhe i lexojnë ato, dhe këto firma fitojnë klientë si rezultat. Është një strategji e cila ofron përfitim të fuqishëm sepse, për këto firma ligjore, ata nuk investojnë shumë financiarisht, por prapë ata përfitojnë shumë.

2. Shëndeti

Kur keni pyetje rreth shëndetit tuaj, cila është gjëja e parë që bëni? Nëse jeni si tre çereku i përdoruesve të internetit, 77 përqind, sipas studimit të Pew Research Center’s Health Online 2013, ju kontrolloni online për të gjetur më shumë informacione. Përderisa doktorët padyshim janë një pjesë e rëndësishme e kësaj, e vërteta është se ata nuk janë vendi i parë në të cilin njerëzit shkojnë për të pasur qasje rreth informatave të shendetit. Për këtë arsye një marketing digjital i mirë për organizatat e kujdesit të shëndetit dhe doktorët individualë janë të rëndësishëm. Një website i mirë, prezenca e ngurtë në media sociale, grafika të lexuara lehtë dhe informata të shëndetit lënë përshtypje të mira dhe sjellin pacientët.

3. Automobilat

Marketingu ka qenë gjithmonë pjesë e madhe e industrisë së automobilëve. Reklamat e televizionit, të revistave dhe të gazetave duke premtuar marrëveshjet më të mira në modelet më të reja kanë qenë standarde për një kohë të gjatë. Mirëpo së fundmi, marketingu digjital është bërë një nga kanalet më të rëndësishme të industrisë së automobilëve për të arritur konsumatrë potencialë. Sipas, eMarketer, shpenzimet e reklamave në mediat tradicionale nga të gjitha kompanitë e mëdha automobilistike janë në rënie, derisa shpenzimi në reklama digjitale është duke u rritur çdo vit. Në fakt, nga 2014 në 2015, u rrit pothuajse 22 përqind.

Një arsye e rëndësishme për këtë rritje është se marketingu digjital u lejon këtyre kompanive të rregullojnë përvojën e marketingut për demografika të ndryshme, falë informatave personale në dispozicion përmes mediave sociale, një person i vjetër, për shembull, angazhohet më ndryshe se sa një person i ri. Në vend se të presin për shikues ose lexues të reklamave, kompanitë po sjellin reklamat në mënyrë direkte të konsumatorët.

4. Industria argëtuese

Media sociale është bërë vendi i kompanive argëtuese për të ndarë të gjitha llojet e informatave, foto, përmbajtje të shkurtëra, paraqitjet prapa skenave, madje edhe video direkte. Më shumë se kaq, edhe pse, është një vend ku këto kompani vënë ide në kokat e ndjekësve, shkoni të shikoni këtë film, mos harroni të xhironi këtë shfaqje, tregojuni shokëve se sa shumë ju ka pëlqyer kjo përvojë direkte.

Me informatat personale të arritshme në mediat sociale, së bashku me analitikat për të promovuar produkte specifike argëtimi për demografika të ndryshme, përfitimi i marketingut digjital i këtyre kompanive është më i madh se sa me media tradicionale, e cila ishte më pak e shënjestruar. Sipas një shpjegimi të fundit në TrackMaven, kjo e gjitha është falë angazhimit të përmirësuar me admiruesit, ndarjes më të mirë të tregut dhe të dhënat e marketingut për të ri shënjestruar demografika specifike.

5. Ushqimi

Njerëzit kanë lidhje me të vërtetë emocionale me ushqimin që atyre u pëlqen, dhe ata janë besnikë ndaj produkteve të tyre të preferuara. Të vetëdijshëm ndaj kësaj, kompanitë e ushqimit janë përgjigjur në mënyrë efektive me fushata në mediat sociale duke përmbajtur shumë tërheqje ndijore dhe një shkallë të lartë të angazhimit të konsumatorëve.

‘’Industria e ushqimit nuk është më e varur nga kartat e mërzitshme të recetave, ose ndaj fjalëve në një libër’’, tha Mat Silitala, drejtori i Avalaunch Media.

‘’Konsumatorët tani hyjnë online, kontrollojnë rrjetet e tyre sociale dhe shikojnë video të mrekullueshme të cilat tregojnë vetëm në disa sekonda se si të përgatisësh pothuajse gjithçka të cilën mund t’a imagjinosh’’.

Këto përpjekje tërheqin përdoruesit. Ata duhet të ndihen se këtyre kompanive me të vërtetë u intereson për preferencat e tyre të ushqimit, dhe rezultatet janë mbresëlënëse. Ky studim i vitit 2014 nga Digital Training Academy shikon pesë fushata të marketingut digjital dhe tregon se si shitjet dhe lëvizjet janë rritur nga secili.

Teknologji

Kina akuzon SHBA-në për sulm kibernetik

Published

on

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për infiltrim në Qendrën Kombëtare të Kohës, duke paralajmëruar se këto shkelje mund të ndikojnë në rrjetet e komunikimit, sistemet financiare, furnizimin me energji elektrike dhe orarin standard ndërkombëtar, raporton Reuters.

Në një deklaratë të Ministrisë së Sigurisë Shtetërore të Kinës, thuhet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e SHBA-së ka kryer një operacion sulmi kibernetik ndaj kësaj qendre për një periudhë të gjatë.

Ministria thekson se ka zbuluar prova lidhur me të dhënat dhe kredencialet e vjedhura, të cilat datojnë nga viti 2022 dhe u përdorën për spiunimin e pajisjeve mobile dhe sistemeve të rrjetit të punonjësve të qendrës.

Po ashtu, u bë e ditur se agjencia amerikane kishte shfrytëzuar një dobësi në shërbimin e mesazheve të një marke të huaj telefonash inteligjentë për të pasur qasje në pajisjet e stafit në vitin 2022, pa u përmendur emri i markës.

Qendra Kombëtare e Kohës është një institut kërkimor nën Akademinë e Shkencave të Kinës, e cila krijon, mirëmban dhe po ashtu transmeton orarin standard të vendit.

Hetimi i ministrisë ka zbuluar gjithashtu se SHBA-ja ka kryer sulme ndaj sistemeve të brendshme të rrjetit të qendrës, duke theksuar seriozitetin e këtyre sulmeve kibernetike. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Studim i ri: ChatGPT jep përgjigje më të sakta kur përdoruesit janë më pak të sjellshëm

Published

on

Një studim i ri nga Universiteti Penn State ka zbuluar një rezultat befasues: ChatGPT performon më mirë kur përdoruesit nuk përdorin fraza të sjellshme si “të lutem” dhe “faleminderit”.

Sipas analizës së kryer me 250 pyetje testuese, kërkesat me ton më të drejtpërdrejtë arritën saktësi prej 84.8%, ndërsa ato të formuluara në mënyrë më të sjellshme arritën vetëm 80.8%.

Studiuesit shpjegojnë se fjalët e tepërta dhe strukturat e ndërlikuara që shoqërojnë pyetjet e sjellshme mund të shtojnë konfuzion, duke e bërë më të vështirë për inteligjencën artificiale të kuptojë qëllimin e saktë të përdoruesit.

Në të kundërt, komandat e qarta dhe të drejtpërdrejta si “Më jep përgjigjen” e bëjnë kërkesën më të kuptueshme për sistemin.

Ironikisht, toni që mund të tingëllojë i ashpër për njerëzit, ndihmon që makinat të kuptojnë më qartë se çfarë kërkohet prej tyre.

Pra, a është ide e mirë të jesh i pasjellshëm me AI? Studiuesit thonë se nuk ka nevojë të jesh i vrazhdë, por qartësia dhe shkurtësia janë çelësi për të marrë përgjigje më të sakta dhe efikase. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple heq aplikacionin ICEBlock pas shqetësimeve për sigurinë e agjentëve

Published

on

Apple ka hequr nga App Store aplikacionin ICEBlock, i cili lejonte përdoruesit të shënonin në hartë vendndodhjet ku kishin parë agjentë të Shërbimit për Imigracion (ICE).

Gjithashtu, janë larguar edhe aplikacione të tjera me funksion të ngjashëm.

Sipas raportimeve të Fox Business, prokurorja e shtetit Pam Bondi kërkoi heqjen e këtyre aplikacioneve, duke theksuar se “janë krijuar për të vënë në rrezik agjentët e ICE, vetëm sepse po bëjnë punën e tyre.”

Apple deklaroi se App Store është krijuar për të qenë një vend i sigurt dhe i besueshëm për të zbuluar aplikacione.

Bazuar në informacionet e marrë nga autoritetet ligjzbatuese mbi rreziqet që paraqiste ICEBlock, kompania vendosi të heqë aplikacionin dhe të ngjashmit me të, sipas Engadget.

Kërkesa për heqjen e aplikacioneve erdhi pas raportimeve se një sulmues në Dallas, i cili hapi zjarr ndaj një objekti të ICE, kishte përdorur aplikacione për gjurmim – përfshirë ICEBlock – për të qëlluar nga çatia.

Sulmuesi vrau dy emigrantë dhe plagosi një të tretë, edhe pse synimi i tij ishin agjentët e ICE.

Zhvilluesi i aplikacionit, Joshua Aron, i tha Fox Business se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer” nga vendimi i Apple.

ICEBlock kishte arritur majat e listave të App Storepas kritikave nga zyrtarët e administratës, që rritën popullaritetin e aplikacionit.

Zyrtarët paralajmëruan Aronin se po e ndiqnin, e këshilluan të ishte i kujdesshëm, pasi aplikacioni rrezikonte jetët e oficerëve të rendit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Volkswagen ndalon prodhimin e Touareg, por pse?

Published

on

Thashethemet rezultuan të vërteta, ditët e Volkswagen Touareg janë të numëruara.

Prodhuesi gjerman ka konfirmuar se SUV-i i tij kryesor do të tërhiqet nga prodhimi vitin e ardhshëm.

Pas shitjes së 1.2 milion njësive që nga debutimi i tij në vitin 2002, prodhimi i Touareg do të përfundojë në fund të marsit 2026.

Përpara ndalimit të prodhimit, do të ofrohet një edicion final i këtij modeli të njohur.

Ndërkohë, duke marrë parasysh se Volkswagen ende nuk ka prezantuar një Touareg plotësisht elektrik, kjo nënkupton se SUV-i i njohur mund të vazhdojë si një automjet elektrik në të ardhmen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara