Shëndet
Pesë dëmet që shkakton kondicioneri në shëndetin e organizmit
Do të ndiheni më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.
Published
3 years agoon
By
UBT newsShumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë.
Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat.
Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh.
Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.
Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, na duhet të dimë më shumë për të mirat dhe të këqijat e tij.
Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga asma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht.
Gjithashtu, kondicioneri than lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë.
Megjithatë problem është që këto pajisje duhen mirëmbajtur dhe pastruar me kujdes. Në të kundërt të gjitha këto vlera mund të kthehen në probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe infeksione.
Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicioneri.
Probleme me frymëmarrjen
Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku.
Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen.
Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.
Lodhje dhe dhembje koke
Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht. Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumëfishtë. Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna.
Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë.
Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe dilni herë pas here në ajër të pastër.
Në këtë mënyrë temperatura e trupit tuaj do të jetë më e balancuar.
Ndotje e ajrit
Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme.
Veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por thjesht qarkullon ajër të ndenjur.
Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.
Tharje e lëkurës
Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër, dhe mund të dëmtojë edhe flokët.
Vizita të shpeshta tek mjeku
Studimet kanë treguar që njerëzit që kalojnë më shumë kohë në mjedis me ajër të kondicionuar kanë një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor.
Problemet me veshin, fytin, hundët, frymëmarrjet dhe ato të fytyrës janë të përsëritshme.
Nëse e keni të pamundur të qëndroni pa ajër të kondicionuar sigurohuni që ta pastroni pajisjen dhe të lejoni të hyjë ajër i freskët sa më shumë që të jetë e mundur./AgroWeb.org
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
3 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
4 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
4 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
4 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Mblidhet sot Qeveria në detyrë
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona
Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka
“The Guardian”: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Retrospektivë: Vjedhja e Kupës botërore të FIFA-s 1983
Sveçla jep detaje mbi aksionin e madh të policisë dhe AKI-së
Gjenden mbetje mortore në Rahovec
Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet në QKB
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
