Shëndeti

Pesë arsye pse dieta nuk funksionon për të gjithë njësoj

Studiuesit vlerësuan se 95% e të gjitha dietave dështojnë për një sërë arsyesh.

Published

on

Në shumicën e rasteve, dietat nuk janë efektive për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë dhe ta mbajnë atë.

Në një hulumtim ku AgroWeb.org u bazua, studiuesit argumentuan se dieta në fakt çon në shtim të peshës.

Ekspertët thonë se kjo është pjesërisht për shkak të mënyrës se si janë ndërtuar shumica e dietave.

Ato shërbejnë për të arritur një sukses afatshkurtër dhe nuk fokusohen në transformimin e zakoneve të këqija dhe stilit të jetesës.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 5 arsyet se përse dieta mund të mos funksionojë dhe çfarë mund të bëni.

Shumica e dietave dështojnë

Studiuesit vlerësuan se 95% e të gjitha dietave dështojnë për një sërë arsyesh.

Së pari, ato inkurajojnë njerëzit të heqin dorë nga gjithçka, në mënyrë të menjëhershme. Kjo është problematike, pasi varësitë nuk kurohen brenda natës.

Njerëzit ndihen të privuar dhe të frustruar, gjë që i bën ata të dorëzohen.

Kështu shumica kthehet në zgjedhjet e mëparshme, duke ngrënë më shumë sesa para fillimit të dietës.

Në vend që të kufizoni veten, ekspertët sugjerojnë të konsumoni më shumë fruta dhe perime, të stërviteni dhe të rrisni konsumin e ujit.

Kështu ju ushqeni dhe përgatitni trupin tuaj për të hequr kilogramët e tepërt.

Dieta mund të çojë në crregullime në të ngrënë

Për shkak se kultura jonë ka vendosur standarde bukurie, shumë njerëz kërkojnë të humbasin peshë shpejt.

Një dietë nuk promovon të ushqyerit në një mënyrë që balancon urinë, kënaqësinë dhe ngopjen, mund të shkaktojë një sjellje që injoron sinjalet e trupit dhe krijon çrregullime në të ngrënë.

Duke respektuar sinjalet e trupit tuaj, ju mund të kuptoni më mirë se për çfarë keni nevojë dhe çfarë jo.

Dietat nuk marrin parasysh trupat e ndryshëm

Edhe pse dy njerëz mund të ndjekin të njëjtën dietë, rezultatet e tyre mund të ndryshojnë shumë.

Dieta të caktuara mund të përkeqsojnë më tej disa probleme shëndetsore individuale.

Dieta e vë fokusin te ushqimi dhe asgjë tjetër

Edhe pse ajo që hamë ka ndikim tek pesha, dietat anashkalojnë edhe faktorë të tjerë si stërvitja, gjumi cilësor dhe shëndeti mendor.

Këto faktorë janë shumë të rëndësishëm për mirëqënien tuaj të pëgjithshme dhe ndikojnë në peshën tuaj.

Dietat mund t’ju izolojnë nga shoqëria

Ndonjëherë kur ndiqni një dietë është tepër e vështirë të hani një vakt me miqtë, sepse mund t’ju duhet të tërhiqni mënjanë kamarierin për të shpjeguar se çfarë mund të hani dhe çfarë jo.

Shumë njerëz priren të izolohen, nga frika se miqtë e tyre do t’i gjykojnë ose do të mërziten me kufizimet e tyre. Shumë shpejt, kjo mund të çojë në depresion.

Të ushqehesh shëndetshëm është të zgjedhësh një stil të jetese të shëndetshme dhe jo një dietë./AgroWeb.org

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara