Lajmet

Përvjetori i themelimit të IKShPK-së, Ramadani: Po shënojmë 99 vite të adresimit të problemeve shëndetësore

Published

on

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të premten shënoi 99 vite nga themelimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe degëve regjionale me ç’rast në tryezën e mbajtur u diskutuan të arriturat dhe sfidat.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku – Mullhaxha, tha se sot është dita e të gjithë përfaqësuesve të IKShKP-së dhe MSh-së.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se Instituti është  përballë me sfida të kohës, sfida të cilat përgjatë historisë kanë nxjerrë kuadro të shquara.

“Ky moment është historik për të gjithë që kanë punuar e kontribuar për këtë institucion. Teksa reflektojmë per vitin e kaluar ne shohim ndikimin e Institutit për përparimin e shëndetit. Sfidat me të cilat përballemi sot janë komplekse, ne sot reflektojmë mbi arritjet”, tha ajo.

Naser Ramadani, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, tha se sot është një moment solemn, IKShKP-ja mund të konsiderohet si pikë e shndritshme marrë parasysh të arriturat. IKShKP-ja, do vazhdojë të kujdeset për shëndetin e popullatës për një mjedis të shëndoshë e popullatë.

“Po shënojmë 99 vite që shënon adresimin e problemeve shëndetësore. Ne duhet të kuptojmë rrethanat e vështira në të cilat ka kaluar popullata e Kosovës dhe përpjekjet e mëdha.  Për gjithë këto vite IKShKP-ja ka zbatuar me sukses duke pas vazhdimisht mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai.

Profesori, Isuf Dedushaj, bëri një rezyme prej kur ka nis punën IKShKP-ja.

“1925 kam folur me Rockfeller në Kosovë nuk ka pas asnjë mjek shqiptar. 1986 kam përfunduar mjekësinë në Universitetin e Vlorës. Presidenti Rugova na ka dekoruar në përvjetorin e 65-të, shpresoj se të dekorohen edhe në 100-vjetorin”, tha ai ndër tjera.

Prezent ishin edhe përfaqësues nga Organizata amerikane WHO, ndaj të cilëve u bë një falënderim për kontributin e dhënë.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara