Lajmet

​Përurohet salla e lojërave për fëmijë në repartin e pediatrisë në Mitrovicë

Published

on

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë Tamar Ziv dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia përuruan sot sallën e lojërave kushtuar fëmijëve të shtruar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ky projekt është një dedikim nga fëmijët e Izraelit për fëmijët e Kosovës në kujtim të fëmijëve të Izraelit që u vranë në masakrën e Hamasit më 7 tetor 2023.

Diplomatja izraelite tha se partneriteti ndërmjet Izraelit dhe Kosovës është i bazuar në vlerat e përbashkëta të humanizmit.

“Jam thellësisht e prekur nga solidariteti i popullit të Kosovës, i cili ka qëndruar me Izraelin në këto kohë të vështira. Dhembshuria juaj tregon lidhjen e qëndrueshme midis kombeve tona dhe pasqyron më të mirën e njerëzimit. ne duhet të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar kundër urrejtjes dhe dhunës Kjo sallë lojërash i kushtohet kujtimit të atyre fëmijëve të cilëve iu dha fund jeta në moshë kaq të re dhe është një dhuratë nga fëmijët dhe populli izraelit për fëmijët dhe popullin e Kosovës si simbol i jetës”, tha ambasadorja Ziv.

Salla e lojërave për fëmijë do të shërbejë si një vend argëtimi dhe pushimi për fëmijët e spitalit të përgjithshëm të Mitrovicës.

“Ndërsa i kushtojmë këtë sallë lojërash, le t’i përkushtohemi edhe kauzës së paqes dhe unitetit. Le të na kujtojë përgjegjësinë e përbashkët që mbajmë për të mbrojtur më të pambrojturit mes nesh. Le të na frymëzojë të përpiqemi për një botë ku të gjithë fëmijët, pavarësisht se ku kanë lindur, mund të jetojnë në siguri, dashuri dhe harmoni. Uroj që kjo hapësirë të jehojë me të qeshurat e fëmijëve dhe të qëndrojë si një testament i forcës së qëndrueshme të jetës, edhe përballë tragjedive më të mëdha“, tha Ziv.

Izraeli më 7 tetor 2023 përjetoi sulmin më të keq ndaj hebrenjve që nga Lufta e Dytë Botërore ku brenda një dite terroristët e Hamasit vranë, torturuan, përdhunuan dhe dogjën të gjallë 1200 njerëz dhe plagosën mijëra, prej tyre 39 ishin foshnje, të vegjël dhe fëmijë.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara