Lajmet

​Përurohet rruga transit e Shtimes që lidh Lipjanin, Ferizajin dhe Prishtinën

Përfundimi i këtij projekti pritet të lehtësojë qarkullimin për qytetarët e Shtimes.

Published

on

Komuna e Shtimes ka përuruar ndërtimin e rrugës tranzit, e cila lidh Lipjanin, Ferizajin dhe Prishtinën, si dhe do të shërbejë edhe për transporte të rënda. Projekti për ndërtimin e kësaj rruge është financuar nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me komunën e Shtimes që ka kushtuar mbi 1.3 milion euro. Përfundimi i këtij projekti pritet të lehtësojë qarkullimin për qytetarët e Shtimes.

Me këtë rast, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se ky projekt do të shkarkojë trafikun e Shtimes. Ai tha se në vitin 2023 në Kosovë ka pasur punime gjithandej, dhe në dy vitet e ardhshme do të nis edhe lidhja e dy autostradave më të rëndësishme në vend.

“Po e ndajmë shiritin për një projekt shumë të rëndësishëm për komunat rreth e përqark, për regjionin përgjithësisht, komunën e Shtimes në veçanti. Projekt i cili është financuar dhe është kontraktuar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës. Në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe me kërkesë të komunës së Shtimes, respektivisht kryetarit Qemajl Aliu, projekt është i rëndësishëm për shkak se e shkarkon mjaftë trafikun në qytetin e Shtimes dhe krijon lidhje të mira për trafikun dhe transportin e rëndë. Projekti është 4.6 kilometra, ka pasur kosto prej 1.3 milion euro dhe është përfunduar në afat kohor ashtu siç është edhe paraparë… Gjithandej në Kosovë këtë vit ka qenë, ka pasur punishte gjithandej dhe viti 2024, 2025 të presim që te jenë dy vite të rëndësishme, fillimit të projekteve të mëtejme…..Është një lajm i rëndësishëm jo vetëm për Shtimen por për Kosovën në përgjithësi është lidhja e dy autostradave, pra autostradës Ibrahim Rugova dhe asaj Arbër Xhaferi, ndërtimi i autostradës nga qafa e Duhlës deri në Banullë e që ndërlidhet pastaj me autostradën që shkon deri në Gjilan, dhe këtë vit e kemi ndarë buxhetin dhe e kemi bërë projektin për 2024 me vazhduar nga Gjilani deri tek dheu i bardhë. Duke pasur parasysh edhe rrugën e Podujevës që është duke u zgjeruar, Kosova përmbyll vitin me sukses dhe projektet e kyçjes në koridore”, tha Aliu.

Ndërkaq kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu tha se kjo rrugë ndërlidhët edhe me komunat fqinje Lipjanin, Ferizaj dhe Prishtinën. Aliu theksoi se projekt i rëndësishëm është edhe rikthimi i autostradës Duhël, Shtime, Banullë. Sipas tij, ky projekt do t’i shtojë Shtimes pozitën gjeostrategjike.

“Sot është një ditë e lumtur, e gëzueshme për të gjithë qytetarët e komunës se Shtimes, sepse po përurohet një nga rrugët kryesore vitale të qytetit. Por jo vetëm qytetit të Shtimes, ky është tranziti i Shtimes që qarkullojnë makineritë e rënda dhe kjo e lehtëson qarkullimin trafikut nëpër qytet dhe liron rrugët që janë për makineritë e lehtë. Ne e kemi gjetur në një gjendje të rëndë dhe unë jam shumë i lumtur që vitin e parë kemi bërë kërkesë dhe kjo kërkesë është miratuar, dhe sot po e përurojmë pas 6 muajsh. Kjo rrugë do t’u shërbejë qytetarëve të Shtimes por edhe të gjitha bizneseve dhe qytetarëve të komunës së Suharekës, këtë rast Lipjanit, Ferizajit dhe Prishtinës që lidh kjo rrugë… Më në fund pas një anashkalimi disa vjeçar që i ka ndodhë Shtimes me anashkalimin e autostradës, sepse ju e dini se boshti historikisht ka qenë Shtimja që lidhë tri qendra shqiptare, Shkupin, Prishtinën dhe Tiranën. Dhe më në fund rikthimi i autostradës Duhël, Shtime, Banullë prapë ja rikthen pozitën gjeostrategjike të Shtimes dhe këtë rast një qeverisje e përgjithshme lokale dhe një autostradë ka me qenë një siguri që edhe Shtimja do të jetë një qytet i zhvilluar me prosperitet dhe sidomos të rinjtë që ka qenë plagë e jona si migrimi dhe imigrimi kanë me pas perspektivë me jetuar në vendlindjen e tyre”, theksoi Aliu.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara