Lajmet

Përurohet rinovimi i soliterëve nga MCC

Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.

Published

on

Në lagjen Ulpiana në kryeqytet sot është bërë përurimi i punimeve të rinovimit të 5 soliterave të bëra efiçiente në kuadër të Rinovimeve për Efiçiencë në ndërtesat banesore-AER të programit SEEK financuar nga Koorporata e Sfidave të Mijëvjecarit dhe implementuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës.

Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright, e cila është edhe vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright. Albright u shpreh se MCC bashkë me Qeverinë e Kosovës do të thellojë bashkëpunimin për investimeve në fushën e energjisë.

“Për fat të keq kërkesa për energji elektrike të besueshme në Kosovë po e tejkalon shumë më shumë ofertën. Një program i tillë si ky që është këtu në Kosovë ka ndihmuar për të krijuar bazë mbi të cilën qeveria e Kosovës mund të vazhdoj një të ardhme me energji më të mirë dhe energji më efiçiente për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përmirësimi i efiçiencës së energjisë është nga masat me koston më efikase që vendet mund të ndërmarrin duke zvogëluar emetimet e gazrave si dhe zvogëluar ndotjen dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe zvogëluar varfërinë. Përmes këtij investimi janë rinovuar pesë ndërtesa shumëkatëshe për të përmirësuar efiçiencën dhe energjinë dhe është vetëm pjesë e një pilotprogrami në shkallë më të gjerë për të testuar një mënyrë të re për qeverinë dhe donatorët tjerë se si mund të bëjnë bashkëfinancime për të bërë rinovime dhe rritjes së efiçiencës së energjisë. Dëshrioj t’ju përgëzoj për rinovimet e këtyre ndërtesave dhe po duken shumë më bukur dhe shpresoj se vet banorët do të shijojnë punën e rëndësishme që është bërë efiçiencën e energjisë… ky nuk është fundi i programit të partneritet sepse ne do ta vazhdojmë atë sepse në korrikun që shkoi MCC dhe qeverisë së Kosovës kanë nënshkruar një kontratë të re prej 202 milionë dollarë për programin kompakt të MCC-së i cili do të bazohet në sukseset e program, do të thelloj partneritetin dhe do të siguroj investim më të madh për energji në vend”, tha ajo.

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se kriza energjetike në Evropë ka pas ndikim më të madh në Kosovë, por shtoi se si ShBA po e ndihmojnë Kosovën në zvogëlimin e varfërisë nga thëngjilli. Hovenier u shpreh se investimet në efiçiencë të energjisë janë mënyra më efikase se si Kosova mund të lëvizë përpara.

“Qeveria e ShBA-ve është duke u ndihmuar që të zvogëloj këtë varësinë që e ka pikërisht në thëngill dhe në afat të shkurt dhe të mesëm kjo është një prej arsyeve kryesore dhe mënyra e vetme se si mund të ndihmohet Kosova…. Investimet në efiçiencën e energjisë janë njëra nga mënyrat më efikase se si Kosova mund të lëvizë përpara për të kaluar hendekun në mes të ofertës dhe kërkesës….këtu kemi një partneritet ku 60% është investuar nga MCC, 30% nga komuna dhe 10% nga vet banorët dhe kjo nënkupton gjithë atë partneritet të fortë. Shpresojmë që banorët do të gëzojnë një dimër më të ngrohtë”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se investimet e tilla në efiçiencë të energjisë të mundësuara nga MCC ndikojnë në kursim të energjisë elektrike dhe ruajtje të buxhetit të Kosovës. Ajo theksoi se në vitin e ardhshëm me mbështetjen e qeverisë do të rrisin numrin e shtëpive të cilat do të jenë efiçiente.

“Investimet e tilla kanë benefite të shumëfishta për banorët dhe shtetin në tërësi dhe ambientin përveq që rrisin komfroin e banorëve dhe ulin faturat e energjisë dhe ulin buxhetin e shtetit duke ulur nevojën për subvencione…kemi filluar me një fond prej 6 milionë euro për masat e efiçiencës për familje për pajisje efiçiente të ngrohjes të cilët janë pritur tejet mirë nga qytetarët. Për vetëm 6 ditë kemi pasur mbi 6 mijë aplikime, masat e ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me investime të tilla sikur këto që rrisin efiçiencën e ndërtesave dhe shtëpive në mënyrën se si banorët ashtu edhe shteti të ketë përfitim të cilët vijnë posaqërisht në kohë të tillë të vështirë sikur kjo”, theksoi ajo.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se falë një bashkëivestimi të mirëfilltë te satelitët në Ulpianë që janë edhe ikona e kryeqytetit po ndikohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është një bashkëinvestim i mirëfilltë për transformimin e kryeqytetit këtë mundësi të bashkëpunimit mund ta marrim si një koncept mbi të cilin mundemi me punu dhe me vazhdu punën nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit e pikërisht edhe jemi duke bërë invetarizimin e ndërtesave të tjera ku mund të bëjmë intervenime të ngjashme. Kemi edhe probleme të tjera si kulmet e azbestit që cënojnë edhe shëndetin e njeriut dhe me largimin e tyre mundemi me i përdorë edhe elementet tjera që na ndihmojnë në energji e efiçiencë si për shembull panele solare… të gjitha këto intervenime janë po ashtu edhe pjesë e programit tonë edhe për ndërtesat e reja nëpërmjet rregulloreve të reja tash të gjitha ndërtesat e reja do të kenë një standard më të madh në aspektin e energjisë dhe efiçiencës”, tha Rama.

Drejtori i përgjithshëm i Millenium Foundation Kosovo (MFK), Petrit Selimi u shpreh se banesat e Ulpianës kanë qenë në rrezik por fal investimeve të MCC-së tashmë banorët e kësaj ane do të shpenzojnë më pak energji elektrike dhe vlera e komunitetit do të jetë më e lartë.

“Banesat e Ulpianës kanë qenë rrezik për jetë. Pjesët e metalit kanë rënë në tokë nuk ka pas fare efiçiencë energjetike hyrjet kanë qenë në gjendje të tmerrshme ka qenë pikëpyetje dhe debat me MCC a të hyjmë në Ulpianë apo jo? Ne kemi investuar në Lipjan, Artanë, Gjakovë, Mitrovicë dhe komunën e Vitisë….kemi rregulluar 1 mijë shtëpi private anë e mbarë Kosovës në të gjitha komunat ku kemi dhënë subvencione për të ndihmuar familjet kosovare të investojnë edhe ata vet në zvogëlim të rrymës së shpenzuar, faturave…Këtu janë mbi 200 familje dhe mbi 1 mijë kosovarë qytetarë të Prishtinës të cilëve ju premtoj se kur të përfundojnë brenda 1 muaji kah 20 nëntori do të jenë në banesa me vlerën më të madhe, do të jenë më të ngrohta, do të shpenzojnë më pak rrymë por edhe vlera e komunitetit do të jetë shumë më e lartë duke treguar një vlerë më të shtuar të gjithë komunitetit tonë”, u shpreh Selimi. 

Vendi

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, kërkohet ndihma e qytetarëve

Published

on

By

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I kërkuari është Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, të njoftojnë menjëhirë organet e rendit ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Kontaktet për të lajmëruar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 0800 19999 (të dy numrat pa pagesë)
  • 039 432 327 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë)

Continue Reading

Lajmet

LVV kërkon seancë të jashtëzakonshme dhe komision hetimor parlamentar

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, njoftoi se seanca synohet të mbahet më 26 tetor 2026, ku do të kërkohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar zinxhirin e përgjegjësisë.

Nagavci theksoi se viktima i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj tri ditë para se të vritej.

“Ajo kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë. Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë”, ka shkruar Nagavci. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport të detajuar dhe hetime për përgjegjësi institucionale

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar raport të detajuar me shkrim lidhur me të gjitha veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës, ku i dyshuar kryesor është kunati i saj.

Përmes një komunikate për media, Kryeprokurori i Shtetit njoftoi se rastit do t’i jepet trajtim me urgjencë dhe seriozitet maksimal, duke autorizuar koordinatorin nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë çdo procedurë të ndërmarrë më parë.

Në kuadër të këtij autorizimi, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i hollësishëm që përfshin:

  • Kronologjinë e plotë të trajtimit të rasteve të së ndjerës, identitetin e personave të raportuar dhe cilësimin juridik të veprave.
  • Të dhënat për prokurorët kujdestarë e ngarkues, veprimet procedurale dhe kohën e ndërmarrjes së tyre, si dhe vendimet e nxjerra bashkë me arsyetimet përkatëse.
  • Vlerësimin e rrezikut, masat e marra për mbrojtjen e viktimës dhe komunikimin ndërinstitucional me Policinë e Kosovës.
  • Trajtimin e veçantë të shkresës paralajmëruese të dërguar nga e ndjera më 22 tetor 2026.

Përveç kësaj, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të nisë veprimet hetimore dhe verifikuese mbi mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar raportimet e mëparshme të viktimës.

Në njoftim theksohet se nëse do të konstatohen shkelje ligjore, neglizhencë apo dështim në përmbushjen e detyrave zyrtare, do të ndërmerren masa të rrepta ligjore pa asnjë tolerim, si në nivel individual ashtu edhe institucional. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ritheksoi se çdo pretendim për mosveprim do të shqyrtohet në mënyrë të plotë, objektive dhe profesionale për sqarimin e të gjitha rrethanave.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në vend, ku në disa prej tyre viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Fushë Kosovë janë regjistruar dy ngjarje të ndara. Në rastin e parë, një person u arrestua pasi sulmoi fizikisht dy gra, të cilat morën tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari u lirua më pas në procedurë të rregullt. Në ngjarjen tjetër në këtë komunë, pas një përleshjeje fizike mes dy personave ku po ashtu u kërkua ndihmë mjekësore, prokurori vendosi t’u caktojë masën e ndalimit të dyshuarve.

Ndërkohë, dy raste të tjera të dhunës fizike ndaj grave u raportuan në Kamenicë, ku të dy të dyshuarit u arrestuan nga policia dhe me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.

Përplasje fizike në familje u shënuan edhe në Prishtinë dhe Vushtrri. Në kryeqytet, rasti ndaj të dyshuarit po vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa në Vushtrri, viktima mori trajtim mjekësor dhe i dyshuari u lirua pas intervistimit /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara