Lajmet
Përurohet parku industrial në Viti, Kurti: Do ta rrisë zhvillimin ekonomik dhe rajonal
Published
2 years agoon
By
UBT newsNë inaugurimin e këtij parku, shefi i ekzekutivit theksoi se do të ofrohet punësim dhe aftësim për të rinjtë.
“Parku Industrial i sapo ndërtuar këtu do të jap një kontribut të rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rajonal. Në veçanti ky park që sot e inaugurojmë, investim kapital prej 1,7 milionë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë edhe Tregtisë në hapësirë prej 15, 5 hektarë, këtu në komunën e Vitisë do të mbështes investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme të bizneseve tona nga diaspora dhe investimet e huaja, mandej do të nxis veprimtari prodhuese dhe përpunuese me teknologji të përparuar, do të ofrojë punësim dhe aftësim për të rinjtë tanë si shtyllë e zhvillimit dhe e transformimit progresist të vendit tonë. Si dhe do të rris bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe promovimin e tyre për një ekosistem inovativ me rritje të konkurrueshmërisë për më shumë eksporte e për më pak deficit tregtar”, deklaroi Kurti.
Kryeministri Albin Kurti tha se bizneset që do të operojnë në këtë park industrial gëzojnë qasje më të lehta në transport, energji elektrike, ujë, internet dhe shërbime të tjera.
“Falë këtij parku ato do të kursejnë deri në 30 për qind të investimit të tyre total. Përveç bizneseve bashkë me to do të përfitojnë edhe të rinjtë tanë. Ky park industrial do të ofrojë hapësirë të inkubimit edhe të krijimit të bizneseve fillestare. Kështu të rinjtë tanë do të kenë më shumë mundësi të reja në vend, më përpara e në vend se t’i kërkojnë ato jashtë vendit. E këtë hapësirë që po i inaugurojmë sot do ta gëzojnë së shpejti përmes thirrjeve publike rreth 30 biznese. Ky nuk është as investimi i parë dhe as i fundit në shërbim të bizneseve, organizime e inaugurime të ngjashme do të kemi në vazhdimësi. Në tre vitet e ardhshme do të investojmë edhe 33 milionë euro për ndërtimin e parqeve të reja industriale dhe teknologjike. Përmes tyre po ofrojmë hapësirë shtesë për biznese dhe po nxisim edhe më shumë ndërmarrësinë, parakushte këto për punësim, zhvillim dhe transformim”, shtoi Kurti.
Kurti u zotua se me qeverisjen e tij, qarkullimi i bizneseve ka vazhduar të rritet. Gjatë periudhës janar-tetor 2023 është rritur vlera për 15, 83 miliardë euro, apo gati shtatë për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u shpreh se presin që ky park të popullohet me bizneset e vendit.
“Përkrahja dhe fuqizimi i bizneseve tona që janë shtytës kryesor të zhvillimit dhe transformimit socio-ekonomik dhe mjedisor në vendin tonë është një nga synimet e qeverisjes sonë. Sepse investimet tona si kjo sot me investime kapitale 1,7 milionë euro për këtë zonë në Budrikë dhe përmes instrumenteve të ndryshme mbështetëse nga qeveria dhe sektorët industrial me prodhime dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar përveç punësimit dhe trajnimit të të rinjve tanë po e rrisin konkurrencën dhe integrimin e prodhimeve vendore në zingjirët evropianë dhe global të vlerës, respektivisht rritjen e eksporteve dhe transformimin më të shpejt ekonomik të vendit tonë. Për këtë qëllim ne si ministri kemi shpallur deri më tani 10 zona ekonomike në Republikën e Kosovës, me total 354 hektarë hapësirë në tetë komuna”, deklaroi ajo.
Në këtë park industrial në Budrikë, ministrja Hajdari tha se do të vendosen 30 biznese.
E kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri kërkesë që kjo zonë ekonomike të rritet.
“Ne mendojmë se kjo zonë ekonomike duhet të rritet, por dëshiroj të njoftoj kryeministrin dhe ministren Hajdari por gjithashtu edhe sektorët e tjerë se ne nuk po rrijmë duarkryq vetëm me këtë. Tash jemi duke ndërtuar inkubatorin e bizneseve krahas parkut industrial në Viti, ku sigurisht do të kemi edhe rritjen e shoqatave të grave, të fermerëve, rritjen e bizneseve, përgatitjen me kompetencë për shkak se kemi bërë qendrën e karrierës me USAID-in amerikan, qendrën e aftësimit profesional me Bashkimin Evropian dhe Odën Austriake. Ndërkohë jemi duke punuar edhe me hapjen e qendrës inovative për bujqësi”, përfundoi ai.
Vendi
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Published
2 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.
Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.
“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/
Vendi
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Published
5 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.
Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.
Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Vendi
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Published
5 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.
Gjatë takimit, Konjufca informoi Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.
Lajmet
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
Published
5 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.
Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.
UEFA pezullon përkohësisht Prestiannin pas incidentit me Vinicius
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Zvicra këmbëngul për një marrëveshje tregtare të detyrueshme ligjërisht me SHBA-në
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
Shpërthen dhuna pasi forcat meksikane të sigurisë vrasin bosin e kartelit të drogës “El Mencho”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
