Lajmet

Përurohen renovimet e Klinikës së Urologjisë, kostoja mbi 1 milion euro

Published

on

Mbi 1 milion euro është kostoja e renovimeve të Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E me rastin e renovimit të kësaj klinike, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryeministri Kurti tha se renovimet kanë qenë të domosdoshme pasi sipas tij investime nuk ka pasur përreth 20 vjet.

“Ky përurim i rëndësishëm i transferimit të Klinikës së Urologjisë më rreth 1.2 milion euro investim pasi që për rreth 20 vjet nuk ka pasur investime por ka pasur vetëm degradim të kushteve si për pacientët ashtu edhe për mjekë e infermieret. Kisha kënaqësinë që të shoh se si këtu 9 dhoma me nga 3 shtretër i kanë kushtet moderne gjë që është tejet vendimtare si për shërimin e pacientëve ashtu edhe për kujdesin profesional të cilët e japin përkushtimin e tyre maksimal të gjithë mjekët dhe infermierët”.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi që nga java e ardhshme do të hapen edhe sallat operative të Urologjisë. Këtë e quajti lajm të mirë për pacientët.

“Ka disa muaj që kemi pasur takim me stafin e Klinikës së Urologjisë, ku stafi më pat treguar brengën ku Klinika e Urologjisë në bllokun operativ është klinika me kushtet më të këqija sepse nuk është investuar asgjë pothuajse gati që 20 vite. Në javën tjetër do të hapen edhe sallat operative të Urologjisë dhe në këtë mënyrë Urologjia nga klinika më problematike në aspektin infrastrukturorë në bllokun operativ po bëhet klinika model në QKUK”, u shpreh Vitia.

Lajmet

Qeveria në detyrë miraton propozimin që t’i kërkojnë Presidentes autorizim për nënshkrimin e një marrëveshjeje me BE-në

Published

on

By

Qeveria në detyrë ka njoftuar se dje ka mbajtur një mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje është miratuar propozimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.

Vendimet e plota:

– Miratuar propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.

– Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro.

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B./EO

Continue Reading

Lajmet

Mungoi kryetari i trupi gjykues, anulohet seanca ndaj të akuzuarve për manipulim me vota

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në mungesë të kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismaili, ka dështuar të mbahet seanca, ndaj të akuzuarave Arbër Krasniqi Përparim Përveticën, Ilirjan Hysenajn dhe Sahit Matajn, të cilët po akuzohen për falsifikim të votave në zgjedhjet e vitit 2021. 

Një gjë e tillë u bë e ditur nga zyra e gjykatësit Vesel Ismaili, se për shkaqe familjare të gjykatësit, është anuluar seanca e sotme.

Ndryshe, më 13 nëntor 2023 Gjykata e kishte veçuar procedurën penale ndaj të akuzuarve Granit Halilaj dhe Dardan Gashi pasi që të njëjtit kishin lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë.

Prandaj, ndaj Halilajt më 14 nëntor 2023 edhe është bërë shpallja e aktgjykimit, duke u dënuar me 1 vit burgim me kusht për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit.

Kurse, Gashi është dënuar me 12 muaj burgim me kusht, në mënyrë që për 12 muaj të mos kryejë ndonjë vepër tjetër penale, si dhe dënim plotësues 12 muaj ndalim i ushtrimit të profesionit në administratë publike.

Ndërkaq, ndaj Shalës, Krasniqit, Matajt, Përveticës dhe Hysenajt, vazhdoi procesi gjyqësor. Në seancën e 20 shkurtit 2025, Gjykata ka veçuar procedurën për ish-deputetin Haxhi Shala, pasi i njëjti po gjykohet në një proces tjetër gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit Haxhi Shala, Arbër Krasniqit, Sahit Matajt, Përparim Përveticës, Ilirjan Hysenajt, Granit Halilajt dhe Dardan Gashit, të cilët akuzohen për falsifikim të rezultateve të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, përmes falsifikimit iu shtuan vota ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla nga subjekti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidatit për deputet, Haxhi Shala./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Numri i viktimave nga zjarri rritet në 13 në Tuzlla

Published

on

Në Qendrën Klinike të Tuzllës ka ndërruar jetë një person tjetër, duke e çuar në 13 numrin e të vdekurve nga zjarri që më 4 nëntor kaploi shtëpinë e pleqve në Tuzlla.

Kjo u bë e ditur sot në mëngjes nga vetë institucioni shëndetësor dhe sipas rezultateve preliminare të autopsive të kryera deri më tani, të cilat mjekët ia kanë komunikuar gojarisht Prokurorisë, 11 persona kanë vdekur si pasojë e mbytjes, pra helmimit nga monoksidi i karbonit.

Nga Prokuroria e Kantonit të Tuzllës u bë e ditur më 6 nëntor se hetimi në vendngjarje ka përfunduar dhe se ky institucion do t’i dorëzojë raportet në periudhën e ardhshme Sektorit të Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij kantoni.

“Rreth shkaqeve të zjarrit do të informojmë publikun pasi të analizohen raportet dhe gjetjet e ekspertëve dhe hetuesve”, tha prokuroria në këtë katon.

Në Tuzlla janë shpallur katër ditë zie. Gjithashtu, Drejtori i shtëpisë së pleqve në Tuzlla, Mirsad Bakalloviq, dha dorëheqjen më 5 nëntor./S.K/EO/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Lëndohet në vendin e punës një person në Varosh të Ferizajt

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore gjatë punës në vendin e tij, në fshatin Varosh të Ferizajt.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara