Bota

‘Përshëndetje, Inspektor’: Bojkoti shtatëditor i Konzum-it në Kroaci nga e shtuna

Published

on

Platforma “Përshëndetje, Inspektor” ka shpallur një bojkot shtatëditor të rrjetit të shitjes me pakicë Konzum në Kroaci, duke nisur nga e shtuna, 8 shkurt deri më 14 shkurt 2025. Ky bojkot ka si shkak rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, dhe është vendosur pas një sondazhi të publikuar nga platforma, i cili zgjati 24 orë më 5 shkurt.

Sondazhi mori 211,638 vota nga 144,732 votues, ku 31.7% e tyre votuan për bojkotimin e Konzum, pasuar nga Plodina me 29.1% dhe Studenac me 6.87%.

Bojkoti i Konzum është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë, pasi më herët përfundoi një bojkot i tri zinxhirëve të tjerë, Lidl, Eurospin, dhe DM, si dhe disa produkte të caktuara. Në të njëjtën kohë, qytetarët janë ftuar të ndalojnë çdo formë të pagesës të premten, më 7 shkurt, e cila është e treta e këtij lloji. Pjesëmarrësit e sondazhit dhe organizatorët e bojkotit kanë shprehur shqetësimin për rritjen e çmimeve dhe kanë paralajmëruar bojkotet e tjera në të ardhmen. Gjatë procesit, serveri i platformës është përballur me dy rënje, duke shkaktuar mungesë qasjeje për më shumë se pesë orë./UBTNews/

Bota

Hetimet e përplasjes së trenave, jep dorëheqjen zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile

Published

on

By

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile i Greqisë, Christos Trianthopoulos, ka dhënë dorëheqjen për akuzat për manipulim të provave në lidhje me përplasjen e trenave në vitin 2023, ku humbën jetën 57 persona.

Opozita akuzoi Tiantopoulosin se ishte në vendin e aksidentit pa autorizim, gjë që ai e mohoi.

Ai theksoi se ishte në vendin e aksidentit sepse ishte pjesë e planit të qeverisë për të “ndihmuar familjet e viktimave”.

Trianthoplos tha se ai dha dorëheqjen për të lehtësuar gjërat për ministrat e tjerë, duke deklaruar se ai ishte “akuzuar në mënyrë të padrejtë”.

Një përplasje mes dy trenave në Greqinë veriore ndodhi në vitin 2023, kur një tren pasagjerësh dhe mallrash përfunduan aksidentalisht në të njëjtën binar.

Vonesat në hetimin e aksidentit kanë rritur presionin e opozitës ndaj qeverisë përpara përvjetorit të dytë më 28 shkurt.

Aksidenti shkaktoi protesta masive publike dhe polemika politike.

Continue Reading

Bota

Kina emëron Lu Shaye si të dërguar në Evropë

Published

on

Kina ka emëruar diplomatin kontrovers Lu Shaye si përfaqësuesin e saj special për çështjet evropiane, një vendim që ka shkaktuar reagime të forta mes diplomatëve ndërkombëtarë. Lu, ish-ambasador në Francë, është i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme, përfshirë pretendimin se ish-shtetet sovjetike “nuk kanë status efektiv në të drejtën ndërkombëtare” dhe sugjerimin se banorët e Tajvanit do t’i nënshtroheshin “riedukimit” pas një bashkimi të mundshëm me Kinën.

Ky emërim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet Kinë-BE, në sfondin e tensioneve tregtare dhe tarifave të reja të vendosura nga SHBA. Pavarësisht polemikave, Ministria e Jashtme kineze deklaroi se Lu do të punojë për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me Evropën. Ai zëvendëson Wu Hongbo, i cili mbajti këtë pozicion që nga viti 2019.

 

Continue Reading

Bota

Greqia mbetet pa president: As raundi i tretë nuk sjell fitues, vendimi shtyhet për 12 shkurt

Published

on

As raundi i tretë i votimit në Parlamentin grek nuk arriti të prodhojë një fitues për postin e Presidentit të Republikës, pasi asnjë kandidat nuk siguroi shumicën e kërkuar prej 180 votash.

Sipas rezultateve zyrtare, kandidati i Demokracisë së Re, Constantine Tassoulas, mori 160 vota, ndërsa rivali i tij nga PASOK-Lëvizja për Ndryshim, Tassos Giannitsis, siguroi 34 vota. Kandidatja e SYRIZA-Aleanca Progresive, Louka Katseli, mori 40 vota, ndërsa përfaqësuesi i partisë Niki, Constantine Kyriakou, mori 14 vota. 52 deputetë abstenuan, duke mos e mbështetur asnjë kandidat.

Pas dështimit të tre raundeve të para, votimi i katërt dhe vendimtar është caktuar për 12 shkurt, ku shumica e nevojshme do të ulet në 151 vota. Me një Parlament prej 300 anëtarësh, pritet që negociatat dhe manovrat politike të intensifikohen në ditët në vijim.

Kriza rreth zgjedhjes së presidentit ka krijuar pasiguri politike, ndërsa pritet të shihet nëse partitë do të arrijnë një kompromis apo do të vazhdojë bllokada institucionale./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Shpërthejnë protestat në SHBA, kundërshtohen politikat kundër emigrantëve dhe Gazës

Published

on

By

Disa mijëra protestues u mblodhën në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara kundër politikave të administratës Trump, nga ofensiva kundër emigrantëve të paligjshëm deri te tërheqja e të drejtave të transgjinorëve dhe propozimi për të larguar palestinezët nga Rripi i Gazës.

Në Austin, disa qindra qytetarë marshuan rrugëve dhe përreth godinës së qeverisë lokale, duke ngritur pankarta dhe parulla.

Në fund të ditës, ne jemi një vend emigrantësh. Unë vij nga një familje emigrantësh që jetojnë këtu prej gjeneratash. Të gjithë këtu janë emigrantë. Emigrantët e kanë ndërtuar këtë vend dhe e kanë bërë atë që është, ndaj ne nuk mund t’u kthejmë shpinën njerëzve që e ngritën këtë vend dhe që ende kontribuojnë për të,” deklaroi një protestuese.

Protestat ishin rezultat i një lëvizjeje që i organizoi manifestimet online me hashtagjet “Të ngrihet rezistenca” dhe “50 501”, që simbolizon 50 protesta në 50 shtete brenda një dite.

Në faqet online dhe në profilet në rrjetet sociale, lëvizja bën thirrje për aksion me mesazhet “Poshtë fashizmi” dhe “Të mbrojmë demokracinë”.

Continue Reading

Të kërkuara