Teknologji

‘’Perseverance’’ tenton përsëri të sjellë kampion shkëmbi prej Marsit

Published

on

 Sonda hapësinore ‘’Perseverance’’ provon përsëri.

Pasi dështoi marrjen e mostrës së parë të tokës marsiane 6 gushtin e kaluar, roveri i NASA -s në një mision në Planetin e Kuq ka shënjestruar një shkëmb të ri, të quajtur ‘Rochette’, i cili në këto ditë do të përpiqet të ‘gërvisht’ me krahun e tij robotik për të testuar konsistencë, në funksion të tërheqjes së mundshme të materialit të planifikuar për javën e ardhshme, njoftoi agjencia hapësinore amerikane në blogun e misionit.

Roveri ndodhet pranë kraterit Jezero në një kreshtë, të quajtur “Citadelle”, e cila është e mbuluar me disa shkëmbinj që duket se janë rezistentë ndaj erozionit të erës: kjo sugjeron që ata kanë një qëndrueshmëri të mirë dhe se shpimi nuk duhet t’i pluhurosë siç bëri në përpjekjen e parë në fillim të muajit.

Nëse operacioni në shkëmbin Rochette është i suksesshëm, Perseverance do të mbledhë një mostër më të hollë se një laps dhe do ta vendosë në një nga 42 tubat e titanit që ka akoma.

Para se ta vulosë atë, ai do të bëjë një kontroll përfundimtar me instrumentin Mastcam-Z dhe do të presë që teknikët e NASA-s të verifikojnë imazhet për të konstatuar praninë e vërtetë të mostrës në epruvetën.

Ky hap shtesë iu shtua procedurës menjëherë pas dështimit të 6 gushtit: në atë rast u zbulua vetëm pas disa ditësh se tubi i mbyllur ishte në të vërtetë bosh. Sidoqoftë, një atmosferë marsiane mbeti e bllokuar brenda saj, e cila mund të analizohet pasi mostrat të kthehen në Tokë.

Continue Reading

Teknologji

Publikohet një video për telefonin XFold 5 të Vivo, para prezantimit në fund të qershorit në Kinë

Published

on

Vivo ka konfirmuar se do të zbulojë telefonin e saj të ri të palosshëm, X Fold5, në Kinë më 25 qershor, me një prezantim global që pritet më 10 korrik.

Përpara premierës zyrtare, kompania ka nisur një fushatë promovuese në rrjetin social kinez Weibo, duke postuar imazhe zyrtare të pajisjes dhe videon e parë praktike, e cila tashmë po qarkullon në internet.

Telefoni pritet të vijë me ekran 8T LTPO, me rifreskim 120Hz dhe ndriçim deri në 4,500 nits.

Deri tani përflitet për një model të vetëm, ndryshe nga viti i kaluar kur kishte edhe variant Pro.

Pajisja do të ofrojë gjithashtu certifikim Zeiss Master Color dhe mbrojtje për sytë.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ky është Volkswageni i ri, do të kushtojë 25,000 euro në Evropë

Published

on

Dy vjet më parë, Volkswagen prezantoi modelin koncept ID.2all si pamjen e parë të një modeli të ri tërësisht elektrik që do të kushtojë 25,000 euro, dhe tani versioni përfundimtar i prodhimit është parë në rrugë për herë të parë.

Modeli i ri i nivelit fillestar i Volkswagen është parë pranë pistës së garave Nürburgring në Gjermani, duke zbuluar disa karakteristika të reja dizajni që mund të presim.

Do të bazohet në platformën MEB+, e cila do të jetë baza e linjës së ardhshme të automjeteve elektrike të Volkswagen, dhe do të ofrohet me një paketë baterie 38 kWh ose 56 kWh, e cila do të mundësojë një autonomi deri në 450 kilometra.

VW deklaron se do jetë në gjendje të karikohet nga 10% në 80% në vetëm 20 minuta, me kapacitet karikimi deri 125 kW.

Versioni i prodhimit i ID.2all është një nga dhjetë modelet e reja elektrike që Volkswagen do të lançojë deri në vitin 2026.

Vitin e ardhshëm do t’i bashkohet një SUV elektrik kompakt, dhe Volkswagen po punon gjithashtu në një tjetër makinë elektrike me çmim nën 20,000 euro.

Kjo do t’i japë prodhuesit gjerman gamën më të gjerë të automjeteve elektrike krahasuar me konkurrentët e tij, dhe kompania synon të arrijë një pjesë prej 80 përqind të makinave elektrike në Evropë./Indeksonline

Continue Reading

Teknologji

Më në fund! Google rregulloi një defekt të madh

Published

on

Google ka njoftuar se ka rregulluar një defekt sigurie që i lejon sulmuesit të zbulojnë një numër telefoni privat dhe ta përdorin atë për të rikuperuar pothuajse çdo llogari private të Google.

Një problem serioz në një sistem të rëndësishëm është zgjidhur pas shumë kohësh.

Ky gabim kishte shkaktuar probleme të shumta dhe ndikonte negativisht në përvojën e përdoruesve.

Pas shumë përpjekjesh dhe punës intensive, ekipi teknik ka arritur të eliminojë këtë defekt, duke sjellë përmirësime të dukshme në funksionimin dhe sigurinë e sistemit.

Kjo rregullim është mirëpritur nga përdoruesit dhe ekspertët, të cilët kanë theksuar rëndësinë e adresimit të problemeve të tilla për të garantuar besueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve.

Continue Reading

Teknologji

OpenAI dyfishon të ardhurat vjetore, arrin 10 miliardë dollarë

Published

on

Kompania OpenAI tha se së fundmi arriti në 10 miliardë dollarë të ardhura vjetore, gati dyfishi i 5.5 miliardë dollarëve të vitit të kaluar.

Siç konfirmoi zëdhënës i kompanisë për CNBC, kjo shifër përfshin të ardhurat nga produktet e konsumit, versionet e biznesit të ChatGPT e përdorimin e API-së së tyre. Aktualisht, OpenAI ka më shumë se 500 milionë përdorues aktivë në javë dhe tre milionë kompani që paguajnë për të përdorur shërbimet e tyre.

Ky zbulim i rëndësishëm i biznesit vjen afërsisht dy vjet e gjysmë pas prezantimit të platformës ChatGPT, e cila shpejt fitoi popullaritet global. Kompania synon të arrijë 125 miliardë dollarë të ardhura deri në vitin 2029.

Ndërsa rezultatet janë mbresëlënëse, OpenAI është nën presion për të vazhduar rritjen e të ardhurave me shpejtësi.

Çdo vit, kompania shpenzon miliarda dollarë për punësimin dhe rekrutimin e ekspertëve të lartë për të punuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale, si dhe në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së nevojshme.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se cilat janë kostot operative apo nëse kompania është afër realizimit të fitimit.

Continue Reading

Të kërkuara