Shëndet

Përse nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë?

Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hifratimin e organizmit.

Published

on

Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënkës së parë të ujit.

Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hdiratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.

Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 8 gota ujë në ditë.

Megjithatë sipas të dhënave të AgroWeb.org, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë.

Përse nuk duhet të pini ujë duke ndenjur në këmbë?

Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini ndërsa jeni në këmbë. Kjo sepse nuk do të merrni ushqyesit e nevojshëm madje mund të kthehet në armikun tuaj.

Sipas tyre, trupi i njeriut është projektuar në një mënyrë të atillë që qëndrimi ulur mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Kur e pini ujin duke qëndruar në këmbë, ai shkon direkt në stomak me shpejtësi duke ju rënduar.

Kështu mund t’ju krijojë probleme me tretjen.

Po ashtu sipas studimeve kjo mënyrë e të pirit ujë shkakton problem me artritin, për shkak se uji nuk shpërndahet si duhet por grumbullohet në kocka.

Uji duhet pirë në pozicionin e duhur

Rreth 70% e përmbajtjes së organizmit është ujë dhe trupi humbet shumë prej tij çdo ditë. Përveç sasisë, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen edhe për pirjen e tij në mënyrën e duhur.

Kur pini ujë duke qëndruar në këmbë, uji thjesht derdhet me furi në të gjithë sistemin tretës por nuk arrin në organe.

Kësisoj, uji nuk arrin të pastrojë organizmin nga toksinat e depozituara në veshka dhe tëmth.

Kur pini ujë në këmbë, etja nuk mund të shuhet. Në këtë mënyrë, nivelet e oksigjenit në organe pësojnë një luhatje.

Kjo mënyrë e pirjes së ujit rrezikon edhe kockat dhe indet dhe i dobëson ato.

Prandaj herën tjetër që ju pihet ujë, uluni siç duhet dhe lëreni atë të kryejë punën e tij në organizëm pa u nxituar./AgroWeb.org

Shëndet

Gështenjat – ushqimi i ngrohtë i vjeshtës që forcon trupin dhe shpirtin

Published

on

Gështenjat kanë pushtuar tryezat tona këtë vjeshtë, duke sjellë shije, aromë dhe vlera të shumta ushqyese. Të pasura me fibra, acid folik dhe minerale.

Ky frut i stinës është i shijshëm dhe i gjithanshëm në kuzhinë, përgatitet në forma të ndryshme: të pjekura në zjarr, të ziera, në furrë apo në mikrovalë, dhe shpesh shërbejnë si shtesë perfekte për pjata me mish ose peshk.

Vlerat ushqyese

Gështenjat përmbajnë karbohidrate dhe kalori, duke ofruar energji të mjaftueshme për të përballuar lodhjen, stresin e temperaturat e ulëta.

Janë burim i mirë hekuri, i dobishëm për personat që vuajnë nga anemia, acidi folik (vitamina B9) i bën të rekomanduara gjatë shtatzënisë për zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Përmbajtja e fibrave ndihmon në tretje, është e dobishme për ata që vuajnë nga kapsllëku.

Gështenjat nuk përmbajnë gluten, prandaj janë zgjedhje ideale për personat me celiaki. Prej tyre përftohet edhe një miell i shkëlqyer, që përdoret në përgatitjen e ëmbëlsirave apo recetave të kripura.

Edhe pse të shëndetshme, gështenjat kanë përmbajtje të lartë kalorike, ndaj rekomandohet moderimi në konsum. Personat me diabet, kolit ose obezitet duhet të jenë të kujdesshëm. Sasia e këshilluar është deri në 100 gram nëse janë të ziera ose rreth 60 gram nëse janë të pjekura.

Duhet pasur parasysh gjithashtu që gështenjat e papërpunuara mund të jenë më të vështira për t’u tretur dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë probleme gastriti.

Në sasi të arsyeshme, gështenjat mbeten një ushqim i çmuar i vjeshtës, që kombinon shijen me vlera të rëndësishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Skleroza multiple! Katër shenja që tregojnë se duhet të vizitosh mjekun

Published

on

Neurologu amerikan Robert Bermel ka ndarë katër simptoma të mundshme të sklerozës multiple (MS) që, sipas tij, nuk duhet të injorohen dhe kërkojnë menjëherë këshillë mjekësore.

Ashtu si shumë sëmundje tjera, skleroza multiple shfaqet ndryshe tek çdo person, simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda.

Kjo sëmundje autoimune ndikon në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar probleme si dobësi muskulore, çrregullime të shikimit, mpirje, dhe vështirësi në kujtesë. Sipas Dr. Bermel, simptomat e para të sklerozës multiple zakonisht zgjasin më shumë se 24 orë, shfaqen gradualisht gjatë disa orëve ose ditëve dhe përkeqësohen përpara se të fillojnë të përmirësohen.

“Këto probleme janë ndryshe nga çdo shqetësim tjetër që keni përjetuar më parë në jetën tuaj,” – thekson ai për faqen Cleveland Clinic.

Më poshtë janë katër shenjat paralajmëruese që Dr. Bermel këshillon të mos injorohen:

1. Humbje e dhimbshme e shikimit në njërin sy

Një nga shenjat e para të zakonshme të sklerozës multiple është neuriti optik, inflamacioni i nervit që lidh syrin me trurin. Kjo shkakton humbje të dhimbshme të shikimit në një sy, e cila mund të ndihet si një dhimbje e shurdhër ose therëse që përkeqësohet kur lëvizni syrin.

“Pacientët e përshkruajnë ndjesinë si ‘të shikosh përmes syzeve të diellit të njollosura’ nga njëra anë,” – shpjegon Dr. Bermel, duke shtuar se ky është zakonisht një shqetësim që kërkon vizitë të menjëhershme mjekësore.

2. Dobësi ose mpirje e zgjatur në një gjymtyrë

Ndjesia e krahut ose këmbë “që bie në gjumë” është e zakonshme, në rastin e sklerozës multiple, mpirja ose ndjesia e shpimit të gjilpërave zgjat gjatë, për orë apo edhe ditë. Ky është tregues i mundshëm i dëmtimit të nervave nga inflamacioni në sistemin nervor qendror.

3. Paralizë ose dobësi në fytyrë

Dobësia muskulore e shkaktuar nga skleroza multiple prekë edhe njërën anë të fytyrës, duke sjellë paralizë të përkohshme ose vështirësi në lëvizjen e muskujve facialë. Edhe pse kjo mund të ndodhë edhe për arsye të tjera. Dr. Bermel rekomandon që çdo ndryshim i tillë të vlerësohet menjëherë nga një mjek.

4. Marramendje e fortë dhe e vazhdueshme

Truri i vogël dhe trungu i trurit janë përgjegjës për ekuilibrin dhe koordinimin e trupit. Kur skleroza multiple prek këto zona, mund të shfaqen periudha të gjata marramendjeje të fortë, që zgjasin të paktën dy ditë. Kjo lloj marramendjeje është zakonisht më e rëndë se ajo e zakonshme, duke shkaktuar ndjesinë se po humbni ekuilibrin ose se nuk mund të ecni pa u mbajtur.

Dr. Bermel thekson se megjithëse këto simptoma lidhen edhe me gjendje tjera, kur janë të pazakonta, të forta dhe të zgjatura, është shumë e rëndësishme të konsultoheni menjëherë me një neurolog për të shmangur komplikime afatgjata. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pse derdhja e qumështit në lavaman është një gabim për shtëpinë tuaj?

Published

on

Është diçka që shumë prej nesh e kanë bërë pa menduar dy herë, por sipas kompanive të ujësjellësit, qumështi nuk duhet kurrë të derdhet në lavaman.

Nuk ka ndjesi më të pakëndshme se kur planifikon të hash drithëra në mëngjes, hap shishen e qumështit e ndien menjëherë erën e thartë – duke kuptuar se është prishur. Shumë njerëz zgjedhin ta derdhin në lavaman, por ekspertët paralajmërojnë se kjo është një gabim.

Sipas Scottish Water, hedhja e qumështit në lavaman mund të shkaktojë probleme si për tubacionet e shtëpisë, ashtu edhe për mjedisin.

“Hedhja në lavaman është një ‘jo’ e madhe. Yndyrnat dhe proteinaT mund të ngurtësohen e të ngjiten pas mureve të tubave, duke krijuar bllokime. Këto bllokime çojnë në kthim të ujërave të ndotura, erëra të pakëndshme dhe riparime të kushtueshme hidraulike. Përveç kësaj, kur qumështi futet në sistemin e kanalizimeve, ai ul nivelin e oksigjenit në ujë, duke dëmtuar jetën ujore”, theksojnë nga kompania.

Në vend të kësaj, rekomandohet që qumështi i prishur të mos derdhet, por të përdoret ndryshe – për shembull, në kopsht. Ai mund të shtohet në kompost, ose të hollohet me ujë e të përdoret si pleh natyral për bimët.

Kompania sqaron më tej: “Nëse keni një kosh komposti, shtoni sasi të vogla qumështi të vjetër në të. Qumështi është i biodegradueshëm dhe siguron lëndë ushqyese të vlefshme për kompostin. Sigurohuni ta përzieni mirë me materiale të tjera për të shmangur erërat e këqija.”

Ndërsa për ata që kanë kopsht: “Qumështi i holluar mund të përdoret si pleh natyral. Përzieni një pjesë qumësht me katër pjesë ujë e hidhni rreth rrënjëve të bimëve. Lëndët ushqyese që përmban ndihmojnë bimët të rriten më të forta dhe më të shëndetshme.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

​Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Published

on

Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, datë kjo e shpallur nga OKB që konsiderohet e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pa stabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç janë vendet që kanë kaluar luftëra, apo konflikte.

Kjo datë shënohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me rrezik, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta.

Shëndeti Mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, meqenëse vlerësohet se sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara