Ndërkohë që nxehtësia e verës shkakton dehidrim, ka fruta sezonale që përmbajnë ujë e elektrolite, veti këto që mbrojnë zemrën dhe trurin.
Sipas ekspertëve, shalqiri e pjepri janë frutat që përmbajnë më së shumti ujë, elektrolite, vitamina e antioksidantë, raporton The New York Post.
Pjeshkat, përmbajnë 89 për qind ujë, bashkë me nektarinat e kumbullat janë të mira sa i përket hidratimit, sipas U.S. Department of Agriculture (USDA). Ato kanë antioksidantë të ngjashëm me shalqirin e pjeprin, që janë të mbushur më përfitime shëndetësore ndërkohë që kanë shumë pak kalori. Frutat që hidratojnë trupin ndërkohë që përmbajnë edhe elektrolite ndihmojnë trupin që t’i rifitojë lëngjet e humbura nga djersa që shkaktohet nga i nxehti veror.
“Pjeshkat përmbajnë fibra, vitaminë c e kalium. Këto vlera ndihmojnë tretjen, shëndetin e zemrës dhe imunitetin”, ka thënë dietologia Vandana Seth.
Një pjeshkë e mesme përmban 285 miligramë kalium, mineral esencial që luan rol të rëndësishëm në funksionin e nervave te gratë, sipas National Institute of Health. Amerikanët konsumojnë pak kalium, gjë që rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, sipas Centers of Disease Control and Preventation. Për shkak të sasisë së madhe të antioksidantëve që përmbajnë, pjeshkat konsiderohen të jenë fruta shumë të mira kundër sëmundjeve të zemrës.
Ato përmbajnë edhe flavonide, që ndihmojnë në uljen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë aftësitë njohëse dhe kujtesën. Kanë dhe karoten, që ndihmon kundër inflamacionit dhe shëndetit të lëkurës. Antiokisidantët kanë fuqi të mbrojnë organizmin kundër qelizave kancerogjene.
“Pjeshkat kanë dy grupe pigmentesh që nuk mund të shihen nëpër të tjera fruta apo perime”, ka thënë për New York Times, Mary Ann Lila, profesoreshë në Universitetin e Carolines.
Pjeshkat që konsumohen me lëkurë sigurojnë 4 për qind të vlerës së rekomanduar ditore për vitaminë A dhe 13 për qind të vlerës së rekomanduar ditore për vitaminë C, si dhe fibra që përmirësojnë tretjen dhe rregullojnë shëndetin e zorrëve. Pjeshka përmban 13 gramë sheqer natyral, i cili kur kombinohet me proteinë dhe yndyrë të shëndetshme, është mjaft i mirë për persona që duan t’u ikin gjërave të ëmbla.
“Ky kombinim po ashtu ndihmon organizmin që të ngadalësojë absorbimin e sheqerit dhe të stabilizojë nivelin e sheqerit në gjak”, ka thënë Seth.