Shëndeti

Përse duhet të kufizoni karbohidratet

Sasia e duhur ditore e karbohidrateve për organizmin.

Published

on

Karbohidratet janë pjesë ushqyes të rëndësishëm për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm Ato i gjejmë në formën e sheqernave, fibrave dhe niseshtesë natyrale.

Karbohidratet i japin organizmit glukozë e cila transformohet në energji që shfrytëzohet në maksimum nga i gjithë organizmi, nga koka tek këmbët. Nga ana tjetër, sasia e konsumuar e karbohidrateve është e një rëndësie kyçe për shëndetin.

Sasia e Duhur Ditore e Karbohidrateve Për Organizmin
Ekspertët thonë se nëse njeriu kryen një jetë aktive, atëherë duhet të sigurohet që 40% e kalorive të marra në ditë të jenë karbohidrate, 30% proteinë dhe 30% yndyrna. Në përgjithësi, 500-800 kalori duhet të vijnë nga një ose disa burime karbohidratesh. Kjo përkthehet në 150-200 gramë karbohidrate në ditë. Sasia e karbohidrateve ditore është në varësi edhe të llojit të përzgjedhur. Për shembull nëse jeni tifozë të orizit keni përballë dy alternativa.

Orizi i bardhë konvertohet në sheqer direkt sapo hyn në organizëm ndërsa orizi kaf është i pasur me fibër që ngadalëson përthithjen e karbohidrateve. Ekspertët, thonë se njeriu mund të konsumojë një sasi të ulët por sërish të shëndetshme të karbohidrateve pa vënë në rrezik shëndetin. Sasia më e ulët dhe e lejuar e karbohidrateve është 50 gramë në ditë. Kjo sasi plotësohet mirë në një racion tërshërë me një gjysëm banane. Nëse ju konsumoni më pak se 50 gramë, atëherë do të pësoni rënie të ndieshme të energjisë në trup.

Burimet e Mira Dhe Të Këqija të Karbohidrateve
Burimet më të shëndetshme të karbohidrateve janë ushqime të papërpunuara siç janë drithërat e plota, frutat, perimet dhe bishtajoret, si thjerrëzat, fasulet. Ato e furnizojnë trupin me vitamina, minerale dhe fibër. Burimet më të pashëndetshme të karbohidrateve janë: buka e bardhë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe çdo ushqim tjetër i përpunuar. Këto karbohidrate nxisin shtimin në peshë, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

6 Arsye Të Vlefshme Përse Duhet Të Kufizoni Karbohidratet Jo Të Shëndetshme
Studiuesit e kësaj teme thonë se kufizimi i karbohidrateve jo të shëndetshme, të cilat gjenden tek ushqimet e papërpunuara dhe përgjithësisht nuk ofrojnë fibër, e ndihmon njeriun ta ketë më të lehtë të:
• humbasë kilogramët e tepërt
• ketë energji afatgjatë
• ketë muskuj më të fortë,
• jetë i/e ngopur më gjatë e të mos ketë fryrje të stomakut,
• jetë më pak i rrezikuar ndaj diabetit
• ketë një zemër më të fortë./AgroWeb.

Continue Reading

Shëndeti

Ulçera që nuk largohet? Ekspertët paralajmërojnë çfarë të bëni

Published

on

Ulçerat në gojë janë të zakonshme, ekspertët paralajmërojnë se duhet t’i raportoni në disa raste të veçanta. Nëse nuk shërohen ose nëse i merrni shpesh, ia vlen të kontrolloni nëse kjo është normale.

Edhe pse mund të mendoni se nuk ka ndonjë problem serioz me to, është më mirë të jeni të kujdesshëm dhe të bëni kërkime ose të vizitoheni nëse keni ulçera që përsëriten shpesh ose nuk largohen.

Cancer Research thotë: “Është e zakonshme të krijohen ulçera të vogla në gojë kur jeni të lodhur apo të dobësuar – zakonisht largohen për dy javë. Duhet të raportoni te mjeku ose dentisti një ulçerë apo një njollë të kuqe ose të bardhë që nuk shërohet pas 3 javësh”.

NHS jep këshilla të ngjashme, por thekson se ka disa mënyra që mund t’i provoni për t’i trajtuar ulçerat në gojë. Këto ulçera rrallë janë shenjë e ndonjë problemi serioz, por mund të jenë të bezdisshme.

Ato kanë nevojë për kohë për t’u shëruar, dhe nuk ka ndonjë trajtim që i largon menjëherë. Megjithatë, shmangia e gjërave që i irritojnë mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit, lehtësimin e dhimbjes dhe uljen e mundësisë që të rikthehen.

Shërbimi britanik Kombëtar Shëndetësor (NHS) rekomandon:

Përdorni një furçë dhëmbësh me qime të buta.

Pini pije të ftohta me pipëz.

Hani ushqime të buta.

Bëni kontrolle dentare.

Ndiqni një dietë të shëndetshme.

Mos konsumoni ushqime pikante, të kripura ose acidike.

Shmangni ushqimet e forta dhe të ashpra si tostin apo patatinat.

Mos pini pije të nxehta ose me acid, si p.sh. lëngje frutash.

Shmangni përdorimin e pastave që përmbajnë sodium lauryl sulfate.

Duke ndjekur këto këshilla, mund të ndihmoni në parandalimin e përsëritjes së ulçerave në gojë dhe të mbani gojën tuaj të shëndetshme dhe pa dhimbje.

 

 

 

Continue Reading

Shëndeti

Kur është koha më e mirë për drekë? Ekspertët kanë përgjigje të qartë

Published

on

Shumë njerëz pyesin veten nëse ekziston koha ideale për të ngrënë drekë, dhe ekspertët bien dakord – përgjigja është po. Rezulton se koha e vakteve tona është po aq e rëndësishme sa ushqimet që zgjedhim.

Dreka duhet të jetë kohë për t’u rimbushur dhe për t’u freskuar. Në disa kultura kjo do të thotë kthim në shtëpi për një vakt familjar ose dhe një sy gjumë pasdite, jeta jonë duket ndryshe. Ritmi i shpejtë i jetës dhe detyrimet e punës na detyrojnë ta reduktojmë drekën në sanduiç të shpejtë të ngrënë në tavolinë.

Duke pasur parasysh një ditë pune të ngarkuar, takimet me kolegë nga zona të ndryshme kohore, gjetja e momentit të duhur për drekë bëhet më shumë sesa një çështje urie. Me ndihmën e këshillave .nga ekspertët e të ushqyerit, ne ju sjellim përgjigjen e pyetjes së kohës më të mirë për të ngrënë drekë.

Gjithçka fillon me mëngjesin

Përcaktimi i kohës më të mirë për të ngrënë drekë fillon me kuptimin e rëndësisë së mëngjesit, thotë Audra Wilson, një dietologe e regjistruar në Northwestern Medicine. Wilson thekson se pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë ose doni energji, mëngjesi është çelësi për të larguar urinë dhe për të stabilizuar humorin. Ngrënia e mëngjesit pas zgjimit ndihmon në furnizimin me energji të trupit e inkurajon zakone më të shëndetshme të të ngrënit. Për të kapërcyer në mënyrë efektive hendekun midis drekës dhe darkës, është e rëndësishme të shmangni ngrënien e ushqimeve të lehta pas mëngjesit.

Nëse nuk keni uri pasi të zgjoheni, futja e një mëngjesi, të pasur me proteina, siç janë vezët, kosi me fruta a gjalpi i kikirikut në bukë të thekur, mund të rigjallërojë sinjalet natyrore të urisë së trupit tuaj. Kjo krijon terrenin për një dietë të ekuilibruar për pjesën tjetër të ditës.

Koha më e mirë për të ngrënë drekë

Koha ideale për të ngrënë drekë është katër deri në pesë orë pas mëngjesit për të ndihmuar në mbajtjen e sheqerit në gjak të qëndrueshëm. “Nëse keni ngrënë mëngjes në orën 7 të mëngjesit, synoni për drekë midis orës 11 të paradites dhe mesditës,” shpjegon Wilson.

Nëse orari dikton një drekë më vonë, një ushqim i vogël mund t’ju ndihmojë ta kaloni. Ushqimet ideale kombinojnë proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat e shëndetshme, si një mollë me arra a perime me humus. Proteinat, yndyrat dhe fibrat do ta mbajnë sistemin e ekuilibruar e parandalojnë të ndiheni të uritur.

A ka rëndësi kur hani?

Hulumtimet mbështesin rëndësinë e kohës së vakteve. Një studim i 2023 nga Universiteti Northwestern zbuloi se të ngrënit me kohë të kufizuar mund të jetë po aq efektiv sa numërimi i kalorive. Kjo qasje përfshin të hani ushqimin brenda një afati kohor të caktuar, midis orës tetë dhe 12 të pasdites.

Dr. Shaina Alexandria, bashkautore e studimit, vëren se numërimi i kalorive shpesh çon në lodhje, ndërsa të ngrënit me kohë të kufizuar është më i lehtë.

Duke u përqendruar në kohën kur hani, në vend që të numëroni çdo kalori, përmbajtja e një rutine të shëndetshme bëhet më e lehtë. Në fakt, të mbash një sy te ora mund të jetë pikërisht strategjia që ju nevojitet për një ditë më të shëndetshme dhe më të këndshme.

Continue Reading

Shëndeti

Gjumi i çrregullt mund të jetë shkaktar i bllokimit të arterieve

Published

on

Këshilla për të fjetur tetë orë të plota është e njohur, por në vitet e fundit, kërkimet shkencore kanë sugjeruar gjithnjë e më shumë se mbajtja e një ore të qëndrueshme për të fjetur dhe për t’u zgjuar është edhe më e rëndësishme sesa numri i orëve që flini.

Një studim i ri i botuar në Journal of the American Heart Association na jep një arsye tjetër bindëse për t’u përqendruar në krijimin e këtij zakoni të rëndësishëm, duke lidhur modelet e çrregullta të gjumit me një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare.

Modelet e çrregullta të gjumit dhe shëndeti i zemrës

Studimi përfshinte më shumë se 2,000 të rritur amerikanë të moshës 45 deri në 84 vjeç. Pjesëmarrësit mbanin një pajisje që gjurmonte modelet e tyre të gjumit për shtatë ditë, ndërsa i nënshtroheshin një serie vlerësimesh kardiovaskulare.

Studiuesit analizuan disa faktorë kyç, duke përfshirë kalciumin në arteriet koronare, i cili tregon grumbullimin e pllakave, dhe shënjues të tjerë që diagnostikojnë shkallën e bllokimit të enëve të gjakut.

Analiza e të dhënave zbuloi se modelet e çrregullta të gjumit, veçanërisht kohëzgjatja e gjumit, shoqërohen me disa faktorë rreziku për arteriosklerozën, një sëmundje e karakterizuar nga ngushtimi dhe forcimi i arterieve.

Në mënyrë specifike, rezultatet treguan se ndryshimet në kohëzgjatjen e gjumit prej më shumë se dy orësh brenda të njëjtës javë rritën ndjeshëm gjasat e niveleve më të larta të kalciumit në arteriet koronare dhe treguesve të tjerë anormalë të shëndetit të zemrës.

A është qëndrueshmëria më e rëndësishme se kohëzgjatja?

Ky studim sugjeron që kur bëhet fjalë për gjumin, mbajtja e një orari të qëndrueshëm është po aq e rëndësishme sa numri total i orëve të gjumit. Kjo nuk është hera e parë që zakonet e parregullta të gjumit janë lidhur me rezultate të dobëta shëndetësore.

Një studim i vitit 2018 zbuloi se modelet e parregullta të gjumit shoqërohen me një rrezik në rritje të obezitetit, presionit të lartë të gjakut, problemeve me sheqerin në gjak dhe sulmeve në zemër. I njëjti studim zbuloi se njerëzit me modele të parregullta gjumi kishin më shumë gjasa të raportonin nivele kronike të larta të stresit dhe depresionit.

Edhe pse ky hulumtim është paraprak, është i pari që lidh drejtpërdrejt zakonet e parregullta të gjumit me arteriosklerozën. Duke pasur parasysh se sëmundja është shkaku themelor i më shumë se 50% të vdekjeve në botën perëndimore, ky zbulim është me rëndësi të madhe, transmeton Klankosova.tv.

Si të krijoni një rutinë të qëndrueshme mbrëmjeje?

Studimi sugjeron që, për shëndet optimal, nuk duhet të devijojmë nga koha e gjumit me më shumë se dy orë brenda një jave. Kjo do të thotë që nëse shkojmë në shtrat në orën 22:00 gjatë ditëve të javës, nuk duhet të rrimë zgjuar pas mesnatës gjatë fundjavave.

Ruajtja e qëndrueshmërisë kërkon planifikim, por krijimi i një rutine të fortë mbrëmjeje është një mënyrë e shkëlqyer për të krijuar zakonin e të shkuarit në shtrat në të njëjtën kohë dhe për t’u çlodhur në fund të ditës. Ja disa ide për të filluar, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Vendosja e një rutine për kujdesin e lëkurës mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’u larguar nga ekranet dhe për t’u çlodhur para gjumit. Heqja e grimit, pastrimi dhe hidratimi i lëkurës krijojnë një ritual qetësues.

Ora juaj e brendshme rregullohet nga ekspozimi ndaj dritës. “Kam mësuar t’i kushtoj vëmendje të madhe rolit që luan drita në rregullimin e ritmit tim cirkadian”, shkruan psikiatrja holistike Ellen Vora, MD.

“Përpiqem të marr rrezet e diellit të vërteta sa më herët në mëngjes”, shton ajo. Kjo gjithashtu do të thotë të shmangni dritën e ndritshme natën vonë.

Magnezi njihet si një mineral relaksues dhe është një shtesë e shkëlqyer jo-hormonale për nxitjen e gjumit. Shumë njerëz kanë mungesë të këtij minerali të rëndësishëm, prandaj merrni në konsideratë marrjen e një shtesë, veçanërisht një të formuluar për të përmirësuar gjumin.

Ndërsa një stërvitje e vështirë natën vonë mund t’ju zgjojë, një klasë e lehtë joge në mbrëmje mund të bëjë të kundërtën. Provoni një sekuencë shtrirjeje për të përgatitur trupin tuaj për një kohë gjumi në kohë.

 

Continue Reading

Shëndeti

Tri shenja të dukshme që mund të keni kolesterol të lartë

Published

on

Kolesteroli i lartë shpesh nuk shfaq simptoma, kështu që shumë njerëz nuk e dinë se kanë një rrezik në rritje për atake në zemër dhe sulme në tru.

Ekzistojnë tre shenja në trup që mund të tregojnë këtë problem të heshtur, por të rrezikshëm, paralajmërojnë ekspertët nga Fondacioni Britanik i Zemrës.

Ënjtje e tendinit të Akilit

Mund të jetë ënjtja e pjesës së pasme të kyçit të këmbës, tendinit të Akilit. Ky është grumbullim i kolesterolit në tendina, i njohur si ksantomë tendini. Këto shfaqen në formën e nyjeve ose gungave të verdha, dhe mund të shfaqen edhe në nyjet e gishtave dhe gjunjëve, raporton Index.hr.

Njolla të verdha në qepalla

Shfaqja e grumbullimeve të verdha në qepalla, veçanërisht pranë këndit të brendshëm, njihet si ksantelazmë. Një unazë e bardhë rreth irisit të syrit, e njohur si arcus corneae, mund të jetë shenjë paralajmëruese. Tek të moshuarit, ky fenomen është i zakonshëm, por tek të rinjtë mund të jetë sinjal se kolesteroli është rritur ndjeshëm.

Shenja të verdha në lëkurë

Grumbulla të vogla, të verdha ose portokalli që shfaqen në lëkurë, më shpesh në bërryla, gjunjë, duar ose vithe, mund të tregojnë kolesterol të lartë. Këto janë ksantoma klasike të lëkurës që formohen për shkak të depozitave yndyrore në trup.

Nëse vini re ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të vizitoni një mjek. Kolesteroli i lartë mund të përcaktohet në mënyrë të besueshme vetëm me një analizë gjaku. Zbulimi i hershëm është çelësi për parandalimin e komplikimeve serioze, veçanërisht tek njerëzit me histori familjare të sëmundjes.

Continue Reading

Të kërkuara