Shëndet
Përse duhet të konsumoni bajame për shëndetin e flokëve dhe lëkurës
Bajamet janë shumë të pasura me zink, një mineral aq i dobishëm për shëndetin e trurit.
Published
3 years agoon
By
UBT newsBajamet janë një nga produktet më të pasura me ushqyes për shëndetin e njeriut.
Ato janë shumë të pasura me zink, një mineral aq i dobishëm për shëndetin e trurit.
Bajamet i vijnë në ndihmë njeriut edhe në formën e vajit ose ekstrakteve të ndryshme që konsiderohen një eliksir për lëkurën dhe flokët.
Vlerat e bajameve për shëndetin e flokëve
Bajamet janë të pasura me acide yndyrore të cilat përmirësojnë forcën dhe paraqitjen e flokëve.
Kërkimet shkencore kanë provuar se aplikimi i ekstrakteve të bajames në flokë e bën atë më të fortë e më të shëndetshëm.
Bajamet janë të pasura me magnez, një mineral thelbësor për shëndetin e flokëve.
Kjo është arsyeja përse njerëzit të cilëve u bien flokët, rekomandohet të marrin suplementë me vaj bajameje.
Vaji i bajames u jep jetë flokëve. Ai sjell shkëlqimin e munguar dhe forcën jo vetëm tek rrënjët por në të gjithë gjatësinë e tij.
Vaji i bajames është i preferuar në shumë produkte kozmetike për flokët sepse luan një rol forcues të pazëvendësueshëm.
AgroWeb.org ju këshillon se vaji i bajames duhet aplikuar tek rrënjët e flokëve që të shmangë rënien e tyre dhe t’u japë forcë e shkëlqim. Mbahet për 10-15 minuta dhe më pas flokët lahen si zakonisht.
Ky vaj mund të kombinohet edhe me vitaminë E për një ndikim më afatgjatë.
Vlerat e bajameve për lëkurën
Vaji i bajames rekomandohet kryesisht për lëkurë tepër të thatë dhe kundër njollave të shtatzanisë.
Nëse e përdorni në lëkurën e fytyrës do të vëreni më pak rrudha dhe njolla. Ky vaj shërben si lubrifikues dhe pastrues për lëkurën.
Jo pa qëllim, disa prej kompanive më në zë të industrisë kozmetike me bazë bimore kanë vajin e bajames si përbërësin kryesor.
Vlerat e bajameve për shëndetin
Bajamet përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ulin kolesterolin.
Bajamet janë të pasura me fibër dhe antioksidantë që luftojnë kancerin e lëkurës.
Bajamet janë të pasura me vitaminë E por edhe me magnez, mangan, fosfor, kalçium, bakër dhe hekur.
Për të marrë maksimumin e vlerave të këtyre arrorëve, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni të paktën 23 bajame çdo ditë.
Këtë sasi ju mund ta ndani në sasi të ndryshme dhe ta konsumoni për gjatë gjithë ditës.
Nëse dëshironi të përmirësoni tretjen, atëherë zhytini bajamet në ujë që të çlirojnë enzimat përkatëse për këtë proces.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që të tregoni kujdes dhe të mos e teproni me konsumin e bajameve sepse do të përballeni me marramendje, të vjella dhe dhimbje koke./AgroWeb.org
Shëndet
Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj
Published
6 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Ndotja e tepërt e ajrit ndikon në rënien e flokëve, duke e zvogëluar sasinë e proteinave specifike, të cilat nevojiten për rritjen e flokëve.
Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar se disa substanca toksike të ajrit mund të dëmtojnë proceset kimike të qelizave, që nxisin rritjen e flokëve. Sipas shkencëtarëve, këto substanca mund të çojnë në rënie masive të flokëve.
Ekspertët, këshillojnë që pak këtij studimi, njerëzit duhet ta reduktojnë kohën e kaluar jashtë, në ambiente ku ka ndotje të madhe të ajrit, në mënyrë që ta shmangin rënien e flokut.
Hulumtimi është bërë duke ju referuar ajrit të ndotur nga makinat, industritë dhe ngrohjet e tjera, që prodhojnë tym.
Tanimë dihet se ajri i ndotur është gjithashtu shkaktar i shumë sëmundjeve të zemrës, të mushkërive dhe astmës.
Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh nga “The Future Science Research Centre” në Korenë Jugore. Eksperimenti është bërë në kushte laboratorike, duke përdorur qeliza të humanëve. Këto qeliza pasi janë ekspozuar ndaj disa substancave, që gjenden në ajrin e ndotur, niveli i proteinave, që e stimulojnë rritjen e flokut është zvogëluar dukshëm.
Shkencëtarët thonë se eksperimente të reja duhet të bëhen, për shkak se studimi është bërë në kushte laboratorike.
Ky studim është prezantuar në Kongresin Europian të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Madrid, dhe nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore. /A.Z/UBT News/
Shëndet
8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin
Published
7 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë.
Shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve para gjumit.
Disa nga më të efektshmet: bajamet, që përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.
Gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë.
Kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim. Peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.
Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.
Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Intoleranca ndaj laktozës! Shkaqet, simptomat dhe si të lehtësohet?
Published
13 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje e zakonshme që shkakton shqetësime të stomakut, sepse trupi nuk e tret sheqerin e qumështit.
Nuk është kërcënuese për jetën dhe mund të shfaqet që nga fëmijëria ose më vonë.
Simptomat kryesore:
Dhimbje dhe gurgulim barku
Fryerje dhe gazra
Përzierje, diarre
Ndjesi e kruajtjes ose dhimbje pas konsumimit të qumështit
Shkaqet:
Mungesa e enzimit laktazë, i cili ndihmon në tretjen e laktozës në zorrën e vogël. Kjo mungesë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga infeksione dhe sëmundje të zorrëve.
Diagnoza:
Test i qumështit (sfida e qumështit)
Test gjaku ose test frymëmarrjeje për hidrogjen
Teste gjenetike ose biopsi në raste të rralla
Si të lehtësohet?
Reduktoni konsumimin e produkteve të qumështit, provoni ushqime me pak laktozë (djathë i fortë, dhallë), zëvendësoni me produkte jo-qumështi, si qumështi soje, merrni suplemente laktazë për tretje të mirë, hani ushqime me kalcium natyral (perime me gjethe, brokoli)
Nuk ka shërim të plotë, menaxhimi bëhet duke kontrolluar dietën e kufizuar produktet që shkaktojnë shqetësim. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Këto sinjale tregojnë se keni alergji nga ushqimi
Published
15 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e alergjive nga ushqimet përfshijnë:
Obezitetin
Gjenetikën – gjenet e trashëguara mund të rrisin rrezikun për alergji.
Etninë – fëmijët aziatikë dhe ata me ngjyrë kanë rrezik më të lartë krahasuar me fëmijët e bardhë.
Dietën e dobët – mungesa e omega-3 dhe vitaminës D konsiderohet ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e alergjive.
Simptomat e zakonshme të alergjive ushqimore
Reaksionet alergjike nga ushqimi nuk shfaqen menjëherë pas ngrënies, në disa raste dalin edhe pas disa orësh.
Nëse dyshoni për alergji, kontrolloni nëse keni këto shenja:
1. Puçra dhe kruarje lëkure
Shfaqja e puçrave të kuq dhe kruarja e tyre është tregues i mundshëm alergjie. Mund të jetë reaksion nga kontakti me një substancë.
2. Kruarje në gojë
Kruarja e gjuhës apo e qiellzës mund të jetë shenjë e reagimit ndaj një ushqimi.
3. Përzierje, të vjella dhe dhimbje stomaku
Nëse trupi reagon menjëherë me përzierje apo të vjella, mund të jetë alergji ose edhe helmim ushqimor.
4. Enjtje e gojës, gjuhës apo fytyrës
Enjtja e fytit është e rrezikshme, pasi mund të bllokojë frymëmarrjen. Në këtë rast kërkohet trajtim urgjent.
5. Marramendje
Marramendja ose humbja e ndjenjave pas konsumimit të ushqimit mund të jetë sinjal alergjie. Nëse lëkura merr ngjyrë blu dhe pulsi dobësohet, reagimi është i rëndë.
6. Vështirësi në frymëmarrje
Kollitja, vështirësia në frymë, shtrëngimi në gjoks ose ndjesia e një “guri” në fyt janë shenja serioze. Duhet kërkuar ndihmë mjekësore.
Sipas American College of Asthma, Allergy and Immunology, forma më e rrezikshme e alergjisë është anaphylaxis, një reagim potencialisht fatal që shfaqet brenda minutave dhe shkakton bllokim të frymëmarrjes, rënie ose përshpejtim të fortë të pulsit.
Trajtimi i vetëm efektiv i menjëhershëm është injektimi i epinefrinës (adrenalinës). /A.Z/UBT News/
Fondacioni “UBT Jim Xhema” hap konkursin për ndarjen e bursave për studime Bachelor dhe Master
Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj
Jonas Brothers lënë gjurmë në historinë e Hollywood-it
Armata prezanton filmat më të mirë evropianë të metrazhit të gjatë
Një përqafim i vogël, lehtësim i madh! Si ndihmon përkëdhelja në dhimbjet e foshnjave?
Shqiptarja e vogël pushton Italinë, Emma Dakoli fituese e Zecchino d’Oro
8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin
Protesta në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup
Ekstradohet nga Hungaria i dënuari me katër vjet burg
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
