Lajmet

Përqindje e ultë e integrimit të grave në institucionet e sigurisë

Pavarësisht iniciativave globale dhe rajonale, sektori i sigurisë vazhdon të konsiderohet “territor” i burrave.

Published

on

Numri i grave brenda sektorit të sigurisë mbetet ende shumë i ultë. Në Policinë e Kosovës janë 50 për qind gra, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes 26.83 për qind.

Numri më i ultë i grave është në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ku vetëm 13 për qind janë të punësuara në stafin korrektues. Pavarësisht iniciativave globale dhe rajonale, sektori i sigurisë vazhdon të konsiderohet “territor” i burrave.

Kështu u tha në konferencën me temën “Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive”, organizuar sot nga Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese-Antena në Kosovë së bashku me organizatën “She Solutions”.

Drejtoresha e kësaj organizate, Antigonë Baxhaku theksoi se integrimi i grave në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës mbetet i ultë.

“Pjesëmarrja e grave në sektorin e sigurisë është ende e lidhur me paragjykimet gjinore. Të dhënat tregojnë se integrimi i grave në Policinë e Kosovës mbetet i ultë. Dhe pjesëmarrja e tyre në pozitat më të larta vendimmarrëse është ende larg objektivave të synuara. Gjendje e njëjtë është edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, andaj mbetet thelbësore nevoja për të trajtuar çështjet se ku qëndrojnë gratë sot në sektorin e sigurisë. Dhe çfarë duhet bërë për të vënë në zbatim nismat vendore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për të siguruar një nivel më të lartë të përfaqësimit të tyre”, theksoi ajo.

Organizata që ajo drejton, Baxhaku shtoi se synon fuqizimin e vajzave dhe grave në vendimmarrje dhe arritjen e barazisë gjinore.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, tha se gratë janë arkitekte të historisë dhe jetësuese të vlerave demokratike në Kosovë.

“Në Policinë e Kosovës janë vetëm 50.09 për qind gra, në Ministrinë e Mbrojtjes janë 26.83 për qind gra dhe vajza. Këto janë në bazë të raporteve të 2020. Në Forcën e Sigurisë së Kosovës është 10.91 për qind në bazë të njësisë për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore. Në FSK 4.21 për qind përfaqësohen gra dhe vajza në kuadër të numrit të përgjithshëm të komponentit rezervë të FSK-së. Në Shërbimin Korrektues të Kosovës, gratë përbëjnë vetëm 13 për qind të stafit korrektues dhe numri i grave në pozita vendimmarrëse është i ultë”, ka deklaruar Bogujevci.

Kjo konferencë mbështetet nga Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese i financuar dhe promovuar nga Ministria e Jashtme Italiane dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Italisë.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Antonella De Riu tha se vendi i tij ka vendosur të krijojë një rrjet ndërmjetësues mesdhetar të grave, si një nga nismat kryesore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit, duke bashkuar rolin e saj për zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe promovimin e politikave të barazisë gjinore.

“Promovimi i përfshirjes së grave në parandalimin dhe ndërmjetësimin e konflikteve, si dhe në adresimin e nevojave të tyre specifike, në përpjekjet për krijimin e paqes kanë qenë një prioritet i lartë për Kombet e Bashkuara dhe shtetet e saj anëtare që nga miratimi i rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për paqen dhe sigurinë e grave, në vitin 2000. Pavarësisht nga shumë angazhime dhe iniciativa globale dhe rajonale, sektori i sigurisë konsiderohet ende si një territor i meshkujve, kështu që numri i grave dhe ekspertëve gjinorë të përfshirë në proceset dhe marrëveshjet paqeruajtëse, duke përfshirë dispozitat përkatëse gjinore ose mbrojtjen e të drejtave themelore të grave, mbeten të ulëta, dhe kontributet e grave zakonisht nuk merren parasysh”, ka thënë ai.

Edhe përfaqësuesja për Kosovën në Rrjetin Mesdhetar të Grave Ndërmjetësuese, Jeta Krasniqi ka theksuar se gratë duhet të jenë më pjesëmarrëse në sektorin e sigurisë.

Kujtojmë, në maj të vitit të kaluar është miratuar nga Qeveria e Kosovës, Programi i Kosovës për Barazi Gjinore (2020-2024). 

Lajmet

KPK pezullon edhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, inicohet procedurë disiplinore

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim për suspendimin e prokurores Arlinda Nallbani-Gacaferri, e cila ka qenë e ngarkuar me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Ndaj saj, e cila shërbente edhe si koordinatore për dhunë në familje, tashmë është inicuar edhe procedurë disiplinore.

Vendimi është marrë me rekomandim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, pas dështimit të institucioneve për t’i ofruar mbrojtje viktimës, e cila kishte kërkuar ndihmë vazhdimisht dhe kishte paralajmëruar rrezikun që i kanosej.

Kjo masë pason suspendimin e mëparshëm të kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj. Arlinda Zekaj u vra të dielën me sëpatë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua dy ditë pas kryerjes së krimit./E.A/

Continue Reading

Lajmet

“SARA” e Burim Halitit garon në festivalin ndërkombëtar në Milano

Published

on

By

Filmi dokumentar “SARA”, me regji nga Burim Haliti, është përzgjedhur në konkurrencën zyrtare të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, i cili po mbahet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Milano të Italisë.

Ky festival, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS), është i vetmi në këtë kategori i njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK). Ngjarja shërben si grand-finalja e rrjetit global “World FICTS Challenge”, që përfshin 27 festivale në pesë kontinente.

Shfaqja e dokumentarit të Halitit do të bëhet më 30 tetor, në orën 12:30, në “Cinema Centrale – Sala 2” në Milano. Përzgjedhja e filmit u realizua me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili mundësoi dërgimin e tij për shqyrtim para jurisë prestigjioze ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi themelon Komisionin Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të hetosh veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e përgjithshëm të dhunës ndaj grave e fëmijëve në familje.

Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë dhe do të ketë një mandat punë prej maksimalisht gjashtë muajsh. Udhëheqja i është besuar Burim Ramadanit nga AAK në pozitën e kryetarit, ndërsa zëvendëskryetar do të jetë Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pjesë e këtij trupi hetimor nga Lëvizja Vetëvendosje do të jenë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani. Partia Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet nga Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani, Lidhja Demokratike e Kosovës nga Doarsa Kica-Xhelili, ndërsa nga radhët e komuniteteve janë caktuar Jovana Radosavljeviq dhe Emilija Rexhepi.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para ngjarjes tragjike, ajo u kishte dërguar letër zyrtare institucioneve për t’i paralajmëruar se jeta e saj ndodhej në rrezik serioz. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

FSK pasurohet me 12 kamionë të rinj ushtarakë

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot 12 kamionë ushtarakë të tipit UNIMOG 5T, 4×4, të blerë për nevojat logjistike të ushtrisë. Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe ambasadori gjerman Rainer Rudolph.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se me këto prurje të reja, si dhe me 8 kamionët e tjerë KX 8×8 të blerë së fundmi nga “Rheinmetall”, numri i përgjithshëm i mjeteve të pranuara të këtyre kategorive arrin në 35. Ai paralajmëroi se dhjetëra kamionë të tjerë të blerë të këtyre tipave do të arrijnë gjatë vitit 2027.

Sipas Kurtit, një forcë moderne nuk ndërtohet vetëm përmes armatimit, por edhe përmes kapaciteteve që mundësojnë lëvizshmëri dhe furnizim efikas. Mjetet e reja janë të projektuara për terrene të vështira e malore dhe rrisin dukshëm mbështetjen logjistike të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s.

Kreu i Qeverisë e vlerësoi këtë si një javë të suksesshme për ushtrinë, duke kujtuar se pas betimit të 515 rekrutëve të rinj të premten e kaluar dhe nisjes së trajnimit për 209 të tjerë në fillim të javës, pranimi i këtyre kamionëve përmbyll me sukses përpjekjet për fuqizimin e mbrojtjes dhe sigurisë në vend./E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara