Lajmet

​Përplasen ashpër Gani Krasniqi i LVV-së dhe Haki Abazi

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi është përplasur me deputetin e pavarur, Haki Abazi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet në lexim të dytë, Projektligji për buxhetin e vitit 2025.

Pasi Abazi adresoi një mori akuzash ndaj partisë në pushtet, deputeti i LVV-së, Gani Krasniqi tha se s’mundet t’iu mbajë moral Haki Abazi, pasi siç tha ai ia njeh “plancin e tij”

“Kur dëgjojë këtu parafolësit të cilët ishin, sikur mos t’i njoh drejtpërdrejtë secilin veç e veç se kush janë çka kanë bërë dhe tek kanë bërë, të jeni të bindur edhe unë do të kisha menduar me kallë këtë kuvend apo me shkua me rrënuar qeverinë. Por kur i di punët e tyre, angazhimet e tyre për besë nuk di çfarë t’i them vetit… Nuk jemi këtu për të na mbajtur moral se kush është Haki Abazi, që doli të flas për fashizmin, e të gjitha tjerat. Secili që del të flet për veti, të ngrit çështje të cilat ngritën, e jo këtu të thirren me emër e mbiemër, aq ma pak Haki Abazi atje, që ia njoh edhe plancin e tij”, është shprehur Gani Krasniqi.

Atij i reagoi Abazi, i cili i kërkoi deputetit të pushtetit të flet me fakte derisa tha se kjo gjuhë e tij po konfirmon fushatën fashiste të LVV-së.

“Dil fol këtu qartazi për çka e ki fjalën. Fol me fakte. Ti çka po thua po konfirmon fushatën fashiste dhe kontrabandës së lajmeve të rrejshme që keni lëshua nga LVV-ja. Pikërisht është ajo gjuhë. Dil thuaje Gani Krasniqi, se je burrë ke luftu në UÇK. Çka?”, tha ai.

Në debat u përfshi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili kërkoi nga deputetët të kenë kujdes me fjalorin ndaj njëri-tjetrit.

“Kujdes fjalorin deputet. Kujdes fjalorin ndaj njëri-tjetrit. Më shumë respekt”, tha ai.

Kuvendi po vazhdon shqyrtimin e projektligjit për buxhetin 2025 në leximin e dytë.

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Të kërkuara